Mësimi 2: Hapat në formimin e një klubi në shkollë

Në këtë seksion do t’iu prezantojmë hapat konkretë të cilët konsulenti i shkollës, profesorët dhe udhëheqësit e ardhshëm duhet të ndërmarrin në mënyrë që të formojnë një grup/klub në nivel shkollor.

UDHËHEQËS(IT)

Në fillim të formimit të grupit/klubit në nivel shkollor, është e rëndësishme që konsulenti shkollor së bashku me ekipin e profesorëve të përfshirë në aktivtetet e Programit Y, të identifikojë të rinjtë dhe të rejat të cilët mund të jenë udhëheqës të klubit. Është e dëshirueshme të identifikohen disa të rinj dhe të reja në fillim të cilët do të mund të ishin udhëheqës të klubit/
grupit, pastaj të flitet me ta dhe t’iu shpjegohen përgjegjësitë. Një ose më shumë udhëheqës mund të zgjedhen vetëm pas bisedës dhe pajtueshmërisë
së tyre.
Idealisht, shkolla duhet të ketë një udhëheqës djalë dhe një udhëheqëse vajzë për shumë arsye (është më e lehtë për burrat e rinj të identifikohen me një udhëheqës djalë dhe për gratë e reja të identifikohen me një udhëheqëse vajzë, do të jetë më e lehtë për udhëheqësit të krijojnë dhe
implementojnë aktiviete kur punojnë në ekip, në rast se njëri udhëheqës heçë dorë, klubi/grupi mund të mbështetet në udhëheqësin tjetër.

Si të identifikohet një udhëheqës/e

Është e rëndësishme që procesi i identifikimit të udhëheqësit/es të fillohet pa paragjykime. Praktika na ka treguar se jo gjithmonë është ashtu. Nganjëherë roli i udhëheqësit të klubit/grupit mund të sigurojë mundësinë për një person të ri të angazhohet aktivisht në aktivitete dhe rrjedhimisht të zhvillojë aftësitë e veta dhe përfundimisht, të përmirësojë dukshëm suksesin e vet në mësime.
Për këtë arsye, gjatë procesit të identifikimit të udhëheqësit/es, kushtojuni vëmendje detajeve si vijon:

  • Udhëheqës është një person që është tolerant (kupton të tjerët dhe pranon mendimet e bashkëmoshatarëve edhe nëse nuk pajtohet me to).
  • Udhëheqësi është pak më I moshuar (rekomandohet që kur të identifikohet
    udhëheqësi, të mendoni për nxënësit e klasës së dytë ose të tretë: ata kanë më shumë ndikim në bashkëmoshatarët e tyre dhe do
    të përceptohen në mënyrë pozitive nga grupi, udhëheqësi do të mbetet në shkollë për një ose dy vite më shumë, gjë që ofron mundësinë për të që të organiojë më shumë aktivitete).
  • Udhëheqësi është organizator i mirë, ai ose ajo di të improvizojë, është ndërmjetësues (kushtojuni vëmendje dhe flisni me kujdestarët e klasëve; është e dëshirueshme të identifikohen të rinj që janë të zdërvjelltë,
    p.sh. kur nuk janë mirë të përgatitur për orë, ata arrijnë të dalin nga situata dhe marrin avantazhet e njohurive paraprake në mënyrë që të mos marrin notë të keqe, ata janë aktivisht të përfshirë në organizimin
    e aktiviteteve të ndryshme në klasën e tyre, provojnë të pajtojnë anët e kundërta në situate të konfliktit.)
  • Udhëheqësi duhet të ketë autoritet mbi bashkëmoshatarët, por jo të shfrytëzojë fuqinë për qëllime negative.
  • Udhëheqësi është i gatshëm të kritikojë por edhe të pranojë kritika.
  • Udhëheqësi ka të zhvilluar sensin e humorit (këta janë zakonisht tipat që bëjnë shaka në klasë dhe e gjithë klasa qeshë me shakatë e tyre).
  • Udhehqësi njeh shumë nxënës në shkollë.
  • Udhëheqësi është i gatshëm të marrë përgjegjësi, të ndihmojë dhe është rol model për bashkëmoshatarët e vet.
  • Udhëheqësi është i aftë të udhëheqë  iskutime dhe të sigurojë contribute të dobishme në diskutim (vëzhgoni të rinjtë dhe të rejat të
    cilët në klasën e tyre vazhdimisht ontribuojnë në biseda mes bashkëmoshatarëve në pauzat mes orëve, mos u përqendroni vetëm gjatë
    orës së mësimit)/
  • Udhëheqësi nuk e urdhëron grupin; ai udhëheqë grupin. Këto janë vetëm disa prej karakteristikave të një udhëheqësi të undshëm të klubit/grupit shkollor. Mos ërkoni një burrë të ri ose/dhe një vajzë të re që ka të gjitha karakteristikat e listuara nëse një gjë e tillë është e pamundur; thjesht përqendrohuni në identifikimin e të rinjve dhe të rejave që kanë të paktën shumicën e karakteristikave të listuara.

2. STEP INTERVISTA E PARË ME DHËHEQËSIN/EN OSE UDHËHEQËSIT/ET

Pasi që konsulenti i shkollës së bashku me disa profesorë të kenë identifikuar udhëheqësit dhe të kenë realizuar intervistat e para e të kenë zgjedhur një udhëheqës ose një udhëheqës djalë dhe një udhëheqëse vajzë të klubit të ardhshëm, është e nevojshme të bëhet intervista e parë me dhëheqësin. Në këtë intervistë është e rëndësishme të përshkohen aktivitetet e planifikuara (kampanjat dhe takimet), t’iu shpjegohen burrit të rid he gruas së re përgjegjësitë e tyre dhe pritshmëritë prej tyre, të familjarizohen me metodat punuese si dhe me këtë Manual i cili duhet të shërbejë si material punues. Rekomandojmë që në këtë hap, konsulenti shkollor të kontaktojë organizatën partnere që implementon aktivitetet në komunitetin lokal në mënyrë që së bashku të formojnë rrjedhën e
intervistës së parë dhe t’iu prezantojnë detyrat udhëheqësit/es, por gjithashtu t’iu ndihmojnë në implementimin e tyre.

3. STEP 3 PLANI I AKTIVITETEVE

Në këtë hap, i japim udhëheqësit/es të klubit/grupit shkollor detyrat e para. Konsulenti i shkollës pensionohet “në hije” dhe vazhdon të këshillojë udhëheqësin por ia lë atij/asaj rolin aktiv. Ai apo ajo do të përshkojë planin së bashku me konsulentin e shkollës, dhe pas kësaj, do të kalojë në hapin tjetër të cilët janë të shpjeguar në këtë manual.

4. STEP 4 FORMIMI I GRUPIT

Hapi i fundit të cilin duhet ta ndërmarrë udhëheqësi para se të fillojë punën me grupin është të krijojë një grup/klub rinor. Burrat e rinj dhe gratë e reja të të gjitha klasave duhet të ftohen në klubin e ardshëm. Vaësisht nga madhësia dhe kapaciteti i shkollës, klubi/grupi duhet të ketë mes 12 dhe 20 anëtarë/e. Pasi të përzgjedhen nxënësit që do të jenë pjesë e klubit/grupit, udhëheqësi organizon takimin e parë me ta (shih seksionin e ardhshëm).