Takime në grupe të grupeve të të rinjve
Më poshtë, mund të gjeni shembuj të ndrshëm nga praktika e klubeve të ndryshme “Bonu Burrë” prej regjionit nga 5 vitet e fundit. Këta janë shembuj të kampanjave të implementuara në nivel lokal dhe në nivel shkolle. Nuk është e domosdoshme që këta shembuj duhet realizuar në të njejtën mënyrë në shkolla, por qëllimi i tyre është që të motivojë dhe të inkurajojë të tjerët që të mendojnë për kampanja potenciale për t’i realizuar në shkolla.
Kampanja shërben për të nënvizuar dhe nxjerrë në pah mesazhet më të rëndësishme që të rinjtë i kanë dëgjuar në punëtoritë edukative. Një fushatë pa punëtori edukative paraprake, ose një punëtori edukative paraprake pa fushatë pasuese, nuk është aq e suksesshme, sikur se është kombinimi i të dyjave. Për këtë arsye, rekomandohet që punëtoritë edukative të implementohen nëpër shkolla pas fushatave.
Kampanja kishte për qëllim të inkurajojë të rinjtë/rejat që të mendojnë për kuptimin e termave “detyra për meshkuj” dhe “detyra për femra” dhe kësisoji të promovojë barazinë gjinore në shoqëri. Ata/ato arritën këtë përmes një aktiviteti të shkurtër, por efektiv, i cili u prit mirë nga nxënësit e shkollave të mesme, i cili ishin edhe grupi i cakut të kampanjës HAPI 1: PLANIFIKIMI Në një takim kreativ, duke përdorur metodën e shkëmbimit të ideve, anëtarët e klubit diksutuan se si t’i inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre që të mendojnë për rolet e grave dhe burrave. Nga ky takim, erdhën në përfundim që të realizojnë një kampanjë në shkolla që do t’i inkurajonte të rinjtë/rejat të bëjnë fotografi të vetes duke bërë punë që zakonisht mendohen si punë të seksit tjetër (p.sh. burrat e rinj duke larë enët dhe gratë e reja duke rregulluar veturën) HAPI 2: REALIZIMI Disa posterë u përgatitën dhe u vendosën nëpër shkolla. Posterët ftuan nxënësit që të dërgojnë fotografitë e tyre në të cilat ata vërehen duke bërë punë, të cilat zakonisht i konsiderojnë si punë apo detyra për seksin tjetër. Të gjithë/a ata/ato që dëshironin të merrnin pjesë duhet të dërgonin fotografitë e tyre në faqen e Facebook të Klubit Bonu Burrë. Pasi arritën fotografitë, të rinjtë/rejat që i dërguan në fotografi duhej të ofronin pëlqimin e tyre që fotografitë të publikohen në ueb-faqe. Atyre iu shpjegua që fotografitë që do mbledhnin më së shumti pëlqime do shpërbleheshin me nga një bluzë nga Klubi Bonu Burrë. Gara për pëlqime (likes) qëndroi e hapur për dy javë. Ata/ato që përmes fotografive të tyre mblodhën më së shumti pëlqime morrën bluza të Klubit Bonu Burrë si dhurata. HAPI 3: VLERËSIMI Dy javë pas kampanjës, udhëheqësi/ja i Klubit bisedoi me të gjithë ata/ ato që ishin të përfshirë në realizimin e kampanjës, por edhe me ata/ ato që thjeshtë morrën pjesë në kampanjë, me qëllim që të marrë përshtypjet e tyre se si iu është dukur kampanja, a u ka pëlqyer kampanja, çfarë kanë mësuar, çfarë nuk u ka pëlqyer. Informatat rreth asaj se çfarë nuk u ka pëlqyer anëtarëve ishin pjesë shumë e rëndësishme e bisedës. Këto përshtypje u shfrytëzuan për t’u përmirësuar në aktivitetet dhe kampanjat e ardhshme.
Pas punëtorisë “Etiketimi” anëtarët e Klubit Bonu Burrë vendosën që të dërgojnë një mesazh kundër Etiketimit edhe në praktikë. Aktiviteti u zhvillua në rrugë të qytetit dhe pati për qëllim që të ngrisë vetëdijen e të rinjve/rejave që ishin në rrugë gjatë realizimit të aktivitetit, për dëmet që etiketimi i sjellë dhe ndikimin që ai ka tek indiviët. HAPI 1: PLANIFIKIMI Gjatë takimit kreativ, përmes diskutimit dhe shkëmbimit të ideve, anëtarët e klubit e dizajnuan kampanjën. Në pjesë të mëdha kartoni, ata shkruan etiketime. Në një anë të kartonit ata shkruan etiketime që i dëgjojmë shpesh në shkolla, ndërsa në anën tjetër ata shkruan “Mos më etiketo”. Këto etiketime u dizajnuan në atë mënyrë që njëra anë të jetë përpara, ndërsa tjetra pas. Pjesa e përparme dhe e pasme e kartonit/etiketimit ngjiten me ngjitës me njëra-tjetrën.. HAPI 2: REALIZIMI Të rinj e të reja ecën nëpër qytet me ato etiketime. Ata/ato shpërndanë informata tek bashkëqytetarët, kryesisht bashkëmoshatar rreth arsyes dhe qëllimit të kampanjës. Një letër u dërgua në media për kampanjën e organizuar, letër kjo e shoqëruar me fotografi. Ky hap është shumë i rëndësishëm sepse mediat kanë dëshirë të përcjellin aktivitete të ngjashme dhe nëse implementojmë aktivitet të ngjashëm në shkollë, kjo mund të ngrisë dukshmërinë e shkollës nëpër media locale HAPI 3: VLERËSIMI Në takimin e radhës të Klubit Bonu Burrë, anëtarët diskutuan se si shkoi aktiviteti, cilat ishin reagimet e publikut dhe deri në ç’masë e arriti qëllimin kampanja
Kampanja reago njerëzishëm është e përqendruar në ndërhyrjen e kalimtarit të rastit/vëzhguesit. Intervenimi i vëzhguesit është filozofi dhe strategji për parandalimin e formave të ndryshme të dhunës duke përfshirë ngacmimin, ngacmimin seksual, abuzimin seksual dhe dhunën nga partneri intim.
Kush janë vëzhguesit? Vëzhguesit janë individët që vëzhgojnë dhunën apo janë dëshmitarë në kushtet që mirëmbajnë dhunën. Ata nuk janë drejtëpërsëdrejti të përfshirë, por kanë mundësinë që të ndërhyjnë, të flasin, të bëjnë diçka. Ata janë të pranishëm e kështu janë në pozitë që të diskurajojnë, të parandalojnë apo të ndalojnë incidentin. Vëzhguesit janë të pranishëm/ dëshmitarë të situatave të dhunshëm – janë shokë të viktimës dhe/ose të dhunuesit, janë nxënës tjerë, anëtarë të ekipit, fqinjë, etj. Vëzhguesit janë ‘audienca’ – ngacmuesit shpeshherë i përdorin viktimat e tyre dhe situatat e dhunshme për të treguar fuqinë dhe superioritetin e tyre në grup. Prandaj, dhuna bashkëmoshatare zakonisht ndodhë kur ka audiencë – aty për aty ose në internet (offline dhe online). Si reagojnë vëzhguesit? Shumica prej tyre nuk bëjnë ndonjë gjë. Ata në mënyrë pasive e pranojnë ngacmimin, pra pranojnë ta shohin atë dhe të mos bëjnë ndonjë gjë për ta ndaluar atë. Ata janë audience e ngacmuesit dhe në heshtje ja lejojnë ngacmuesit që të vazhdojë me sjelljet abuzive. Ata ndihen të pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë, duke pasur frikë që nëse bëjnë diçka edhe ata vetë mund të shndërrohen në viktima. Disa prej tyre mbështesin ngacmuesit – i inkurajojnë ata duke qeshur, duke bërë tifo apo duke lëshuar komente. Disa prej tyre i bashkohen ngacmimit. Ata duan të mirëmbajnë pozitën e tyre në hierarkinë e grupit dhe duan të jenë në anën fituese. Disave nuk u pëlqen apo nuk mbështesin dhunën dhe ndihen keq për sjelljen e tyre. Disa luajnë rol kyç në parandalimin dhe ndalimin e ngacmimit – ata/ato që ndërhyjnë drejtpërsëdrejti duke shpërqendruar ngacmimin, duke kërkuar ndihmë ose duke ndihmuar viktimën. Ata kryesisht udhëhiqen nga një sens i përgjegjësisë për të bërë diçka. Tog-fjalëshit (Slloganet) dhe mesazhet e kampanjës Tog-fjalëshi kryesor apo titulli i kampanjës është REAGO NJERËZISHËM Ftoni të gjithë vëzhguesit të reagojnë – të flasin, të bëjnë diçka. Me këtë ftesë duam t’i ftojmë dhe t’i motivojmë vëzghuesit që të reagojnë ashtu siç do reagonte çdo njeri, pra të ndihmojnë dikë. Ne duam t’u referohemi vlerave bazike dhe universale të njeriut e të cilat janë respekti, siguria, dashuria, drejtësia, barazia dhe vetë jeta. Ne jemi të gjithë njerëz, pa marrë parasysh gjininë, racën, fenë apo seksualitetin.
Disa prej togfjalëshve/mesazheve që i përdorim ne janë:
Përmes shtimit të ideve dhe këshillave në tog-fjalëshin(slloganin) kryesor, ne duam t’i inkurajojmë dhe t’i fuqizojmë vëzhguesit që të luajnë një rol kyç në parandalimin apo ndalimin e ngacmimit, e që do të thotë t’i inkurajojmë që të ndërhyjnë drejtëpërsëdrejti, por assesi të mos rrezikojnë veten, gjë që është shumë e rëndësishme.