MODULI 11 – UDHËZUESI I FUSHATËS/KAMPANJËS – THEMELIMI I KLUBEVE TË RINISË

Kapitulli i fundit i lëndës ju njofton me një segment të rëndësishëm
parandalimi – kampanjat publike. Kampanjat mund të dizajnohen me qëllimin që të rrisin vetëdijen e rinisë për çështje shoqërore dhe shëndetësore, por në kombinim me edukimin, ato mund të fuqizojnë të rinjtë/rejat që të njohin rreziqet, të mendojnë në mënyrë kritike rreth vendimeve që marrin, të njohin lidhjet e pashëndetshme dhe t’i marrin vendimet më të mira për ta dhe ambientin e tyre.
Kampanjat poashtu, mund të dizajnohen asisoji që mesazhe të qarta dhe informata të ndryshme ndikojnë pozitivisht në njohuri, qëndrime, vlera, besime dhe sjellje. Por, një ndikim kaq kompleks nuk mund të arrihet nëse intervenimet apo aktivitetet janë të shkurtëra dhe nëse ato nuk bazohen në një qasje strategjike që ngritë çështje të rëndësishme, të cilat janë parakusht për të arritur ndikimin e dëshiruar.

Përmes kampanjave mund ta ndryshojmë nivelin e informacionit, të ndikojmë pozitivisht në njohuri rreth temave specifike, të ndikojmë qëndrimet, vlerat, besimet e sidomos të ndikojmë sjelljet. Gjithashtu, përmes kampanjave ne mund të ndikojmë tek ‘klima’, pra të krijojmë parakushtet për të rinjtë/rejat që të praktikojnë më lehtë sjellje, besime, qëndrime pozitive.
Kampanjat publike dhe ato në shkolla duhet të përfshijnë një gamë të gjerë të strategjive të komunikimit dhe aktiviteteve, me qëllim që të shpërndajnë informata relevante, të përshtatshme për mosha të caktuara dhe motivuese dhe kështu të mobilizojnë një grup specific që të shfaqin qëndrime pozitive ndaj problemeve të ngritura nga një kampanjë e caktuar.

Më shumë informacion në lidhje me fushatat dhe materialet në dispozicion mund të gjenden në këto lidhje:
https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2018/12/Y-TOOLKIT-ENG-WEB.pdf
https://www.youtube.com/channel/UCZNjJpaZP1hMJOGfPZRl9sw