Mësimi 1: Çka është klubi rinor (shembulli i Klubit “Bonu Burrë”)

Në mënyrë që të niset procesi i formimit të një klubi rinor për shkollën tonë nën një emër unik apo formimi i një klubi rinor për shkollën tonë nën emrin klubi “Bonu Burrë”, duhet ta kuptojmë çfarë është një grup rinor dhe pse duam të punojmë në mënyrë të tillë me nxënësit e shkollës. Kuptimi i termit “grup” apo “klub rinor” dhe njohja e proceseve që ndodhin në një grup, na ndihmon ta zgjedhim metodat më efektive të punës dhe të mësojmë të organizojmë grupin në mënyrë më të mirë dhe më efektive. Në fillim, në mënyrë sa më të thjeshtë që mundemi do të provojmë të shpjegojmë termat që lidhen shpesh: grupi dhe ekipi.

Ekipi është grup i vogël njerëzish të cilët kompletojnë njëri-tjetrin me njohuri dhe aftësi. Secili në ekip është i përkushtuar në një qëllim të përbashkët dhe shfrytëzon metoda të njëjta apo të ngjashme për performimin e detyrave (Katzenbach, J.R., Smith, D.K., 2015).

Grupi definohet si grup i lidhur i njerëzve të cilët janë të njohur për njëri tjetrin dhe e përceptojnë veten si një grup (Buchanan, D.A., 1997). Siç shihet nga këto dy definicione, edhe grupi edhe ekipi përfaqësojnë një kombinim të veçantë të njerëzve. Të rinjtë dhe të rejat të cilët përbëjnë udhërrëfyesi i kampanjave ekipin, japin më shumë kontribut për të arritur qëllimin e përbashkët. Ata janë më të përqendruar për të diskutuar detajet e kampanjave apo aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të implementohen në nivel shkollor, dhe si të arrijnë një qëllim të përbashkët dhe të dërgojnë mesazhin tek bashkëmoshatarët e tyre.

Një rol të rëndësishëm në ekzistencën e klubit apo grupit rinor në nivel shkollor ka udhëheqësi/ja. Udhëheqës apo udhëheqëse është një person që ndihmon grupin të ndërveprojë dhe mëson nga grupi rreth atyre që janë duke ndodhur gjatë gjithë kohës. Detyra e udhëheqësit është të vëzhgojë, organizojë procese në grup dhe t’i shfrytëzojë këto procese për mësim brenda për brenda grupit. Udhëheqësi/ja në grup duhet të jetë dikush që është nxënës i shkollës dhe dikush që së bashku me një këshilltar nga shkolla dhe me ndihmën e organizatës partnere, do të punojë kujdesshëm në ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që një grup apo klub rinor të formohet dhe zhvillohet në nivel shkollor. Udhëheqësi/ ja mund të zgjedhë që kujdesshëm të ndërmarrë të gjithë hapat në procesin e grupit dhe t’i shfrytëzojë ata për qëllime edukative. Pa marrë parasysh përfshirjen më të madhe apo më të vogël të udhëheqësit në proceset e gupit, fazat e zhvillimit të grupit do të ndodhin patjetër dhe për to do të diskutojmë në seksionin e rradhës.Qëllimi i punës sonë me rini, brenda grupeve rinore të formuara në nivel shkollor nuk është të formojmë një ekip prej tyre, për shembull të punosh me rini vetëm me qëllim që të formosh një ekip edhepse në realitet ekipi nuk është funksional dhe nuk ka lidhje mes anëtarëve të ekipit. Qëllimi ynë është fuqizimi i lidhjeve mes burrave të rinj dhe grave të reja të cilët përbëjnë një pjesë të grupit, dhe përmes punës tonë me ta, ne arrijmë në fazën ku ata mësojnë njëri-tjetrin dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Kjo është njëra nga vlerat bazike të ekzistencës së një klubi rinor në nivel shkollor:

“Burrat e rinj dhe gratë e reja kanë mundësinë, përmes angazhimit në një grup rinor në nivel shkollor, të përfitojnë njohuri dhe aftësi, të trajnojnë njëri-tjetrin dhe të krijojnë aktivitete në mënyrë që të inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre për aktivizëm në luftë kundër dhunës dhe aktivizëm në promovim të jetesës së shëndetshme”.

Klubi Bonu Burrë: Nga një projekt, në stil jetese

Klubet Bonu Burrë janë themeluar si klube të nxënësve të shkollave të mesme të cilët janë të angazhuar në mënyrë kreative në dizajnimin dhe implementimin e kampanjës “Bonu Burrë” dhe përfaqësojnë pjesën kyçe të saj. Klubet e para janë themeluar në maj të vitit 2009 në Zagreb, Prokuplje, Sarajevë, Banja Llukë dhe Beograd. Sot, ky numër është shumë më i madh dhe përfshin të rinj e të reja nga mbi 30 qytete dhe komuna në Ballkanin veri-perëndimor. Anëtarët e klubit janë pjesëmarrës aktivë dhe promovues të kampanjës “Bonu Burrë” në atë mënyrë që janë ata të cilët zhvillojnë dhe organizojnë aktivitetet e kampanjës në shkollat e tyre dhe inkurajojnë të tjerët të përfshihen në promovimin e vlerave të tyre. Poashtu, ata marrin pjesë në aktivitete motivuese si mbrëmje filmi, teatro, koncerte, lojëra, udhëtime dhe takime me të rinj dhe të reja të tjerë duke ndarë përvoja me ta përmes kampeve të ndryshme rinore dhe kampeve për udhëheqës rinorë.

Klubet “Bonu Burrë” nuk janë klube që përfshijnë vetëm burrat e rinj, edhepse nga emri mund të mendoni diçka të tillë. Këto klube në mënyrë të barabartë përfshijnë burrat e rinj dhe gratë e reja, me qëllim ndërtimin e jetesës së shëndetshme për të gjithë. Arsyeja për këtë është se grupet në rajon kanë arritur një nivel të lartë të njohjes, si një lloj jetese pozitive për të rinjtë dhe të rejat. Këto klube kanë një ndikim të fuqishëm në ndryshimin e qëndrimeve që lidhen me dhunën dhe gjithashtu iu mësojnë të rinjve dhe të rejave tema të cilat ata nuk i mësojnë në shkollë. Klubet iu ofrojnë atyre mundësi të ndërtojnë vetveten dhe të inkurajojnë të tjerët të jenë më të mirë, duke iu ofruar një zonë të sigurtë për rini, ku nuk ka gjykime, opinion të sfiduar dhe ku dialogu dhe mendimi vetë-kritik inkurajohen. Në disa qytete, ekzistojnë klube të veçanta për gra të reja, të cilat kanë emrat dhe takimet e tyre. Edhe pse ka klube të ndara me emra të ndryshëm, në përgjithësi grupet takohen, krijojnë dhe implementojnë aktivitetet së bashku.

Klubet “Bonu Burrë” përfshijnë të rinj dhe të reja të besimeve, karakteristikave, edukimeve dhe pinioneve të ndryshme, duke fituar kështu shkathtësi dhe diversitet që e përbëjnë esencën e ndryshimeve që ofrohen nga ky klub. Pjesëmarrja në aktivitete mund t’iu ndihmojë nxënësve të zhvillojnë: identitetin, inteligjencën emocionale, aftësi të komunikimit ndërpersonal, aftësi negociimi, aftësi organizative, aftësi jetësore, me fokus në mendim kritik dhe vendimmarrje, aftësi në zgjidhje të problemeve, aftësi për t’u përballur me situata kritike, kompetenca pro-shoqërore dhe shoqërore, qëndrime dhe vlera të barabarta gjinore, jetesë të shëndetshme, sidomos në kontekstin e shëndetit seksual dhe riprodhues, qasje tolerante ndaj të tjerëve, duke përfshirë njerëzit që janë ndryshe nga ata. Ne besojmë se duke adresuar çështjen e pabarazisë gjinore dhe duke promovuar një version të shëndetshëm të maskulinitetit dhe burrërisë, burrat e rinj kanë mundësi të përmbushin potencialin e tyre të plotë në shoqëri. Në shoqëritë ku barazia gjinore është më e shpërndarë, përfitimet edhe për burrat edhe për gratë do të vërehen përmes marrëdhënieve më të barabarta, shëndetit më të mirë për burrat dhe gratë dhe ushtrimit më të madh të të drejtave jerëzore nga të gjithë qytetarët.