Mësimi 4: Zhvillimi i një fushate

Njësia/ligjerat 4: Implementimi i fushatës dhe vlerësimi

Në këtë seksion iu sjellim propozime për takimet e klubit tuaj.Mund të përshtasni secilin nga propozimet sipas nevojave tuaja, në një mënyrë që iu përshtatt juve. Në seksionin Çfarë janë kampanjat patët mundësinë të shihni se cilat ishin arsyet e bazuara shkencërisht për përdorimin e edukimit dhe kampanjave së bashku në kombinim, prandaj duhet të bazoni takimet tuaja dhe kampanjat që implementoni në temat e edukimit të cilin e implementoni përmes Programit Y, me qëllim që efekti i edukimit të jetë dukshëm më i lartë. Propozohet që më së miri është të planifikohen takimet në konsultim me të rinjtë dhe tëë rejat, dhe të provoni të mbani vazhdimësi në formën e takimeve javore, të cilat mbahen gjithmonë në kohën e njëjtë për të cilën pajtoheni (kohën dhe vendin e njëjtë nëse është e mundur). Mos harroni se këto janë vetëm propozime për takime dhe ndihuni të lirë të jeni kreativë në dizajnimin e takimeve të klubit tuaj rinor, dhe që ato të jenë gjithmonë shumë fleksibile, të relaksuara dhe të reflektojnë një atmosferë tërësisht jo formale dhe miqësore për nxënësit tuaj.

Aktivitet 01

Emri i takimit: Mi smo … Ne jemi…(Brendimi i klubit)
Kohëzgjatja e rekomanduar: 60 minuta
Qëllimi i takimit: Vendosni pritshmëritë primare dhe emëroni klubin tuaj rinor.

1. Energjizues: Zgjedhni energjizuesin që do t’i interesojë grupit.

Opsionale: Mundeni gjithashtu të filloni takimet me një prezantim të shkurtër të ndonjë teme që mund t’iu interesoj të rinjve. Ne kemi shfrytëzuar diçka që quhet “3 minuta për tregime të mnçura”. Në secilin takim, zgjidhet një person, ose në mënyrë vullnetare një person hapë takimin me një tregim përmes të cilit ai/ajo do të ndajë diçka me pjesëmarrësit në mënyrë që t’i bëjë ata të interesohen rreth një teme, ose t’iu mësojë diçka.

2. Përgatisni kuverta të zbrazëta dhe shkruani në të: “Dëshira dhe pritshmëri për veten dhe për të tjerët si dhe për klubin tuaj,” dhe shkruani
datën e hapjes së kuvertës. Qëllimi është që secili pjesëmarrës të shkruajë së paku tri dëshira dhe/ose pritshmëri për vetveten, për të tjerët dhe për klubin si dhe t’i hapni kuvertat së bashku me ta pas le të themi tre muajve dhe të shihni cilat pritshmëri janë përmbushur e cilat jo, dhe çfarë duhet bërë tutje.

3. Kërkoni nga pjesëmarrësit të ulen në rreth dhe vendosni një karrige në mes. Thuajuni se ajo është “Karriga e diturisë” dhe secili që ulet aty, duhet të na mësojë diçka për 30 sekonda. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kalojnë nëpër këtë ushtrim.

4. Ndani pjesëmarrësit në grupe më të vogla dhe ndani 20 minuta që të flasin për emrin e klubit të tyre. Dëgjoni përgjigjjet dhe diskutoni me pjesëmarrësit. Sugjeroni emrin Klubi “Bonu Burrë” si një nga emrat potencial.

5. Të gjitha grupet të prezantojnë emrat e tyre dhe të organizojnë një votim për emrin më të mirë. Pas votimit, diskutoni emrin e zgjedhur dhe shikoni nëse ka nevojë të përmirësohet. Është e rëndësishme që emri të jetë ashtu që asnjëri nga pjesëmarrësit nuk ndihet jorehat për arsye të emrit që është gjedhur, sepse është emri të cilin ata do ta përfaqësojnë dhe i cili do t’i përfaqësojë ata në shkollë dhe komunitet.

6. Mbyllni takimin me një lojë ose/dhe me lojën “Jam krenar/e për…” në të cilën më shumë se një person dhe/ose i gjithë grupi duhet të thonë diçka për të cilën janë krenarë. Këto mund të jenë gjëra të ndryshme, duke filluar nga hobit, suksesi në shkollë, sportet, muzika, etj. Pas kësaj, është e rëndësishme të caktohet takimi i radhës ose të definohet koha kur zakonisht do të mbahen takimet.

Aktivitet 02

Emri i takimit: Kampanja juaj e parë
Kohëzgjatja e rekomanduar: 90 minuta
Qëllimi i takimit: Planifikimi i kampanjës suaj të parë në shkolla e cila do të tërheqë të rinjtë e të rejat e tjerë për t’u përfshirë

1. Energjizues: Zgjedhni energjizuesin që do t’i interesojë grupit dhe filloni takimin.

2. Në një prezantim të shkurtër kujtojuni pjesëmarrësve çfarë është kampanja dhe cili është qëllimi i implementimit të kampanjës.

3. Ndani pjesëmarrësit në 2-4 grupe, varësisht nga numri i pjesëmarrësve dhe jipjuni letra e shënjues/marker për të planifikuar aktivitetet që do të promovojnë punën e klubit tuaj dhe do të inkurajojnë të rinj e të reja të reflektojnë rreth disa temave të përzgjedura (Ju sugjerojmë të shfrytëzoni disa nga temat edukative të cilat keni filluar t’i adresoni në shkollë. Nëse nuk kemi filluar me mësim, zgjedhni disa tema fillestare si gjinia, normat gjinore, barazia gjinore…)

4. Secili grup le të prezantojë atë që ka planifikuar dhe të përzgjedhë aktivitetin, i cili mund të implementohet. Vendosni datën e implementimit(
realizimit), vendin, orën dhe personat përgjegjës të cilët do të marrin pjesë (gjithmonë tentoni të inkurajoni sa më shumë pjesëmarrës për të marrë pjesë). Dedikoni pjesën tjetër të kohës së atij takimi në planifikimin e detajuar të kampanjës sa i përket aspektit logjistik (materiale, përgatitje, lokacion, leje…)

5. Përmbyllni takimin me një lojë.

Aktivitet 03

Emri i takimit: „Panairi i ideve”
Kohëzgjatja e rekomanduar: 75 minuta
Qëllimi i takimit: Në mënyrë kreative inkurajoni pjesëmarrësit të marrin pjesë në propozimin e ideve për aktivitetet e klubit.

1. Energjizues: Zgjedhni energjizuesin që i intereson grupit.

2. Diskutoni me anëtarët rreth termave të metodës së punës siç janë “brainstorming” [kërkim/shkëmbim i ideve] apo “teamwork” [puna në ekip]. Shpjegoni pse brainstorming është i rëndësishëm dhe çfarë ndikimi mund të ketë në grupin apo në individët brenda grupit. A mundet grupi të jetë më efektiv dhe aktivitetet më të shumëllojshme me ndihmën e këtyre aftësive? Flisni me anëtarët e grupit për rreth 10 minuta.

3. Shpjegojuni pjesëmarrësve se jeni duke hapur një “Panair të ideve” dhe se idetë janë të mirëseardhura dhe pasaj ndani ata në 2-4 grupe, varësisht nga numri i pjesëmarrësve dhe jipuni letra e marker. Para punës në grupe, është e rëndësishme të shpjegohen rregullat e “panairit të ideve”. Secili grup duhet të zhvillojë dy deri në tri ide (numri i ideve varet nga numri i pjesëmarrësve – sa më i madh numri i grupeve, aq më i vogël numri i ideve. Është ideale që të keni katër grupe me dy ide për secilin grup.) Grupi ka 20 minuta në dispozicion për zhvillimin e ideve. Është e nevojshme që ata në letra të shkruajnë propozimet për tri aktivitete/ide të cilat do të donin t’i implementonin përmes klubit. Kërkoni nga ta të shfrytëzojnë imagjinatën, të jenë kreativë dhe të ndihen të lirë për të shprehur idetë e tyre.

4. Secili grup do të përzgjedhë një person për të prezantuar idetë e tyre. Prezantimi i njërit grup përcillet me votimin për një ide. Është e rëndësishme të theksohet se anëtarët e grupit i cili prezanton idenë, nuk kanë të drejtë vote. Ideja me më së shumti vota fiton dhe implementohet. Është e rëndësishme të theksohet se anëtarët të cilët mund të votojnë duhet të mendojnë për idenë para se të votojnë (nëse është e mundshme të implementohet, nëse mund të ketë ndonjë kundërefekt, etj.) Përzgjedhni udhëheqësin e idesë fituese i cili së bashku me koordinatorin e klubit, do të implementojë aktivitetin në të cilin do të marrin pjesë të gjithë anëtarët.

5. Përmbylleni takimin me një lojë.

Aktivitet 04

Emri i takimit: „Libri i rregullave të klubit tonë“
Kohëzgjatja e rekomanduar: 45 minuta
Qëllimi i takimit: Bashkë me anëtarët e tjerë të grupit krijoni librin e rregullave i cili iu përshtatet atyre dhe i cili do të vendoset në një vend të dukshëm ku takoheni me anëtarët.

1. Energjizues: Zgjedhni energjizues që i intereson grupit.

2. Flisni me anëtarët e grupit rreth faktit se ata kanë mundësinë të krijojnë librin e rregullave të klubit, të cilat do të lehtësojnë punën dhe funksionimin e grupit. Theksoni se ua prezantoni në mënyrë të veçantë librin e rregullave anëtarëve të rinj në mënyrë që t’i familjarizoni ata në mënyrë kreative me punën e klubit tuaj dhe të mos i kufizoni për asgjë.

3. Shpërndani secilit nga një letër ngjitëse ose letër normale, në mënyrë që secili pjesëmarrës të mund të shkruajë në të një rregull që duhet ndjekur (p.sh. mos u vononi në takime, respektoni të tjerët…) Ata pjesëmarrës që kanë më shumë ide mund të kërkojnë më shumë letër.

4. Pasi të gjithë të kenë mbaruar së shkruajturi rregullat, është e nevojshme
që grupeve t’iu jipen letra të mëdha, lapsa me ngjyra në mënyrë që ata të fillojnë të krijojnë një kornizë për rregullat. Grupi duhet të krijojë kornizën në mënyrë kreative dhe të lënë pjesën qendrore të zbrazët (sepse rregullat do të shkruhen në atë pjesë). Kur të përfundohet korniza dhe rregullat të shkruhen, është e rëndësishme që të gjithë anëtarët të nënshkruajnë si shenjë e pajtueshmërisë me librin e rregullave.

5. Vendosni librin e rregullave në një vend të dukshëm. Nëse takimet mbahen gjithmonë nëpër klasa të ndryshme, është e dëshirueshme ta merrni librin e rregullave me vete në secilin takim.

6. Përmbyllni takimin me një lojë.

Aktivitet 05

Emri i takimit: „Video kampanja“
Kohëzgjatja e rekomanduar: 75 minuta
Qëllimi i takimit: Krijoni një video të shkurtër rreth klubit tuaj dhe aktiviteteve

1. Energjizues: Zgjedhni energjizuesin që i intereson grupit.

2. Flisni me anëtarët e grupit për video kampanjat. Flisni rreth rëndësisë dhe efektit të tyre në të rinjtë e tjerë. Prezantoni para grupit detyrën për të menduar për një koncept të një videoje të shkurtër përmes të cilit do të prezantojnë aktivitetet dhe/ose qëllimet e klubit, por gjithashtu ftoni të tjerë të rinj të përfshihen. Video duhet të jetë e shkurtër, kohëzgjatja 1-3 minuta, me përmbajtje dhe muzikë interesante.

3. Ndani pjesëmarrësit në 2-4 grupe dhe jepuni atyre 20 minuta për të menduar rreth konceptit të videos.

4. Pas punës në grupe, secili grup duhet të xhirojë një video dhe t’ua prezantojë atë grupeve të tjera. Pas prezantimit është e nevojshme të vendosen udhëheqësit e secilit grup të cilët do të bëjnë redaktimin e videos (muzika, logo e klubit, mesazhet, etj.). Pjesëmarrësit do të fillojnë ta bëjë videon gjatë takimit apo pas tij nëse ka mjaftueshëm kohë. Jepuni pjesëmarrëse detyrën që të kompletojnë videot e tyre deri në takimin e rradhës kur do ta prezantojnë videon dhe do ta publikojnë atë online (Youtube, Facebook…).

5. Përmbyllni takimin me një lojë.

VLERËSIMI I FUSHATËS

Monitorimi dhe vlerësimi janë pjesë integrale e programit dhe rekomandohet që personeli i shkollës të caktojë një nga stafi i saj për të monitoruar dhe vlerësuar programin gjatë gjithë kohës, duke filluar nga fillimi i tij.
Varësisht nga forma e fushatës, qasja për vlerësimin e saj varet. Ju mund të vlerësoni kënaqësinë e nxënësve ndaj fushatën ose mund të dëshironi të matni ndikimin e fushatës tek të rinjtë. Ky i fundit është gjithashtu modeli më kompleks i vlerësimit pasi përfshin matjen e ndryshimeve në qëndrimet, sjelljet dhe informacionin e të rinjve. Nëse doni të matni kënaqësinë e pjesëmarrësve me fushatën, atëherë mund të përdorni fokus grupe, pyetësorë vlerësues, ose thjesht të mblidhni përfaqësues të audiencës së synuar të fushatës dhe t’u kërkoni atyre mendimin e tyre për fushatën që keni kryer. Për më shumë informacion mbi vlerësimin, shihni manualin:
https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2018/12/Y-TOOLKIT-BIH-WEB.pdf