Program Y kurs

Hyrje në kursin online
Mirë se vini në kursin online të Projektit ‘Iniciativa e Burrave të Rinj’. Kursi të cilin do ta vijoni është pjesë e programit Gender Transformative Life Skills (Aftësitë Jetësore për Transformim Gjinor), ose shkurtimisht Programi Y, i cili është një mjet edukativ për nxënësit e shkollave të mesme, studentët e universiteteve, mësimdhënësit dhe edukatorët e bashkëmoshatarëve.
Ky program edukativ shërben si udhëzues për Qasjet Inovative në Parandalimin e Dhunës në Baza Gjinore dhe Promovimin e Jetesës së Shëndetshme për Burrat e Rinj dhe Gratë e Reja.

Programi Y është i akredituar në Serbi, Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe aktualisht është i detyrueshëm në kantonin hercegovas-neretvian të Bosnjës dhe Hercegovinës në klasat e mësimdhënësve kujdestarë. Trajnimin e Programit Y tashmë e kanë vijuar 269 mësimdhënësve të vendeve të Ballkanit.
Përmes programit tonë, ne po përgatisim individët e interesuar të bëhen aleatë në mesin e mësimdhënësve, të cilët do të veprojnë si Trajner të Trajnerëve (ToT) dhe të rinjve të angazhuar si edukatorë të bashkëmoshatarëve, gjë do të rezultojë në krijimin e sinergjive më të mira midis organizatave rinore, shkollave, Ministrive të Arsimit, prindërve dhe nxënësve e studentëve