Qëllimi: Për të rritur ndërgjegjësimin, në lidhje me ndarjet gjinore tradicionale në dhënien e përkujdesjes, gjithashtu për të promovuar rritjen e pjesëmarrjes së djemve në përkujdesje për shtëpinë e tyre, lidhjeve, si dhe në komunitet.
Materialet e nevojshme: Nuk ka.
Koha e rekomanduar:90 minuta
Vërejtje për planifikim: Nëse ka baballarë të rinj në grup, të inkurajohen për të reflektuar mbi pjesëmarrjen e tyre në përkujdesjen e fëmijëve dhe për të qenë më aktivisht të përfshirë. Për ata që nuk janë baballarë, pyetini se si ata e parashikojnë që do të jetë pjesëmarrja e tyre në të ardhmen.
1. Kërkoni nga pjesëmarrësit të shpërndahen dhe të ecin nëpër dhomë.
2. Tregojuni atyre se, kur ata dëgjojnë në një orë të caktuar të ditës, fjalën “Statuja”, ata duhet të ngrihen në pozicionin që përfaqëson aktivitetin, se ata do të jenë të angazhuar në atë kohë të caktuar. Për shembull, pasi ju thoni fjalët: “Mesditë, statuja”, pjesëmarrësit duhet ta shndërrojnë veten në statujën që përfaqëson atë që ata do të bëjnë zakonisht çdo ditë në mesditë.
3. Thoni një kohë të ditës, të ndjekur nga “Statuja”, e renditur në këtë mënyrë për kohët e mëposhtme:
4. Kërkojuni pjesëmarrësve të imagjinojnë se çfarë do të bëjnë ata në këto kohë, në qoftë se ata do të kishin një fëmijë për t’u kujdesur dhe ta përsërisin të njëjtin proces nga hapi 3. SHËNIM: Për pjesëmarrësit e rinj, të cilët nuk kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë me kujdesin e fëmijëve, të inkurajojë ata që të mendojnë për marrëdhëniet baba-fëmijë, të modeluara nga familja e tyre, komuniteti dhe mediat.
5. Tani kërkoni nga pjesëmarrësit ta përsërisin ushtrimin e imagjinuar, se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin nëna me fëmijë.
6. Përdorini pyetjet e mëposhtme për diskutim, për të shqyrtuar dallimet midis dy rasteve – para dhe pas fëmijës – në jetën e një të riu dhe dallimet midis të një babai të ri dhe rutinës së një nëne, duke identifikuar se në çfarë ore të ditës prania e fëmijës do të thotë një ndryshim i madh (ose i vogël) në rutinën e burrit të ri.
PROCEDURA ALTERNATIVE: Në vend që të aktrojmë orët e ndryshme të caktuara të ditës, pyetini pjesëmarrësit të mendojnë idetë e aktiviteteve të ndryshme, të cilat një i ri, i cili është baba, dhe një grua e re, që është nënë, që do të bëjnë në kohëra të ndryshme të ditës. Listojini këto aktivitete të ndryshme në një tabelë me dy kolona (një për djem të rinj dhe një për vajzat), dhe pyetini pjesëmarrësit për të identifikuar disa nga ngjashmëritë dhe kontrastet midis aktiviteteve që janë në listë.
Nga mënyra se si një baba është i përfshirë në përkujdesjen e fëmijëve, varet se si burrat dhe gratë janë rritur dhe, nëse ata janë rritur për të besuar se burrat mund edhe të kujdesen për fëmijët. Për shembull, vajzat janë të inkurajuara nga mosha e hershme për të luajtur me kukulla, duke praktikuar atë që gjoja shtrihet përpara për ta, jeta në familje dhe kujdesi për anëtarët e familjes. Nga ana tjetër, në përgjithësi, djemtë janë të dekurajuar nga lojërat me kukulla ose duke ndihmuar me punët e shtëpisë. Ndonëse gratë dhe vajzat janë mësuar nga një moshë e caktuar për t’u kujdesur për fëmijët, burrat gjithashtu mund të mësojnë për t’u kujdesur për një fëmijë – dhe të mësojnë për të bërë siç duhet. Kur etërit nuk janë të përfshirë në dhënien e kujdesit, nënat përfundojë të mbajnë një barrë të rëndë dhe etërit humbasin shumë nga kënaqësitë në përkujdesjen për fëmijët. Si mendoni për promovimin e barazisë midis burrave dhe grave në komunitetet tuaja? Është e rëndësishme për ju, për ta filluar në shtëpinë tuaj, dhe të mendoni se si ju si të rinj mund të filloni të merrni pjesë më shumë në detyrat në familjen tuaj, por edhe se si ju mund t’i inkurajoni meshkujt e tjerë të rinj të bëjnë të njëjtën gjë në shtëpitë e tyre.