1 of 2

Mësimi 4: Arsimi joformal dhe trajnimi

Arsimi joformal i referohet procesit arsimor që po zbatohet jashtë sistemit formal të arsimit. Kjo nuk do të thotë që arsimi joformal nuk zbatohet në shkolla, por thjesht nuk është pjesë përbërëse e arsimit formal, por është një lloj plotësimi i tij. Edhe pse arsimi joformal shihet si plotësues i mangësive të arsimit formal, në shumë raste ai është i një cilësie më të lartë dhe më gjithëpërfshirës sesa ai i ofruar nga arsimi formal. Sidoqoftë, për shkak të faktit se nuk është pjesë përbërëse e kurrikulave formale të arsimit formal, shpesh është pjesë e programeve të zbatuara nga organizatat joqeveritare dhe për këtë arsye qëndrueshmëria e diskutueshme e tij kushtëzohet nga investimet financiare dhe kohëzgjatja e programeve ose projekteve që e financojnë atë.

Programi Y ka karakteristikat e kurrikulës formale dhe joformale. Programi përmban të gjitha elementet e nevojshme që shkollat të përsërisin në mënyrë të pavarur përmbajtjen dhe qasjet e integruara në program, dhe akreditimi i programit kontribuon në qëndrueshmërinë e tij dhe e vendos programin joformal në një kornizë formale.

Në përkufizimin e arsimit joformal, UNESCO thekson se ata që ofrojnë një arsim të tillë e kanë institucionalizuar dhe planifikuar atë. UNESCO gjithashtu thekson që arsimi joformal është një shtesë, alternativë dhe/ose plotësues i arsimit formal. Në rastin e Programit Y, ai është program formal dhe joformal; formal sepse është i akredituar nga institucionet përkatëse arsimore dhe joformal si pjesë shtesë e arsimit formal. Përderisa arsimi formal siguron informacione mbi dhunën, Programi Y u mëson të rinjve strategji të bazuara në shkencë për të luftuar dhe eliminuar dhunën.

Përkufizimet e arsimit joformal ndryshojnë dhe ndonjëherë janë kontradiktore. Rogers (2005) i klasifikon këto përkufizime në kategoritë e mëposhtme:

Programi Y mund të zbatohet nga mësimdhënësit, por modalitete të ndryshme të zbatimit janë të mundshme. Në disa shkolla, programi zbatohet nga konsulentët e shkollave në bashkëpunim me edukatorët bashkëmoshatarë. Në shkolla të tjera, programi zbatohet nga mësimdhënësit ose edukatorët bashkëmoshatarë ose në kombinim. Se cili modalitet do të zbatohet në një shkollë varet nga aftësia e shkollës, aftësia e ministrive përkatëse, perceptimi i gjithëpërfshirjes dhe konteksti shoqëror. Për shembull, atje ku mësimdhënësit kanë frikë të flasin hapur për shëndetin seksual dhe atë riprodhues, edukatorët bashkëmoshatarë mund të jenë një mbështetje e mirë sepse të rinjtë aftësohen për të zbatuar programin, duke ndjekur rregulla specifike të punës dhe duke aplikuar metodat pedagogjike në punën me bashkëmoshatarë.

Kriteret e arsimit joformal

Për sa i përket përkufizimit, arsimi joformal përcaktohet nga kritere të ndryshme, por thelbi i përbashkët përbëhet nga:

Përfitimet e një qasje holistike të Programit Y në punën me të rinjtë

Duke kombinuar qasjen formale dhe atë joformale është e mundur të arrihet gjithëpërfshirje në punën me të rinjtë!
Normat shoqërore dhe ndërveprimet shoqërore midis të rinjve janë një gjenerues shumë i rëndësishëm i sjelljeve negative dhe jo të shëndetshme tek të rinjtë. Ato nuk mund të kundërshtohen pa një qasje sistematike dhe të bazuar shkencërisht që i fuqizon të rinjtë të kundërshtojnë në mënyrë efektive përcaktorët negativë të sjelljes.

Programi Y lejon shkollat të transformojnë normat që prekin të rinjtë përmes afirmimit të tyre si bartës të ndryshimit. Programi është përshtatur për kushtet në të cilat shkollat zbatojnë aktivitetet e tyre të rregullta shkollore dhe jashtëshkollore dhe është përshtatur për standardet pedagogjike në rajon.

Qasjet gjithëpërfshirëse për punën me të rinjtë përfshijnë një qasje shumë më komplekse në të mësuar sesa metodat e zakonshme që përfaqësohen në sistemet arsimore në Ballkan. Përveç informacionit dhe njohurive, dhe zhvillimit të aftësive, programet gjithëpërfshirëse kërkojnë të zhvillojnë një kulturë pozitive midis nxënësve, gjë që ndërlikon efektet e arsimit dhe kontribuon ndjeshëm në rezultate më të mira shëndetësore.

Gjithëpërfshirja mund t’i referohet një game të gjerë informacionesh të bazuara në shkencë, të përfshira në një kurrikulë specifike, por mund të përfshijë gjithashtu një shumëllojshmëri të qasjeve të komunikimit që përdoren për të plotësuar procesin e mësimdhënies dhe procesin arsimor. Gjithëpërfshirja mund të përfshijë planifikimin e kurrikulave të individualizuara, përshtatjen e kurrikulave me trendet aktuale ose nevojat e nxënësve, futjen e sistemeve specifike të mbështetjes për nxënësit dhe prindërit, edukimin e prindërve, një qasje të strukturuar në mësimdhënie dhe futjen e sistemeve mbështetëse për sjelljet pozitive (kampanja Reago Njerëzishëm). Të gjitha këto kërkojnë investime dhe përpjekje shtesë për ta realizuar programin me të gjitha aktivitetet shoqëruese, duke siguruar kështu një cilësi më të mirë dhe reagim sistematik të shkollës ndaj nevojave specifike të nxënësve.

Programe të shumta arsimore joformale, të cilat ndërthurin aktivitete arsimore me kampanja të synuara të zhvilluara në shkolla, kanë treguar që kjo qasje komplekse jo vetëm që u siguron nxënësve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, por përmes një serie kampanjash të drejtuara nga nxënësit çon në formimin e mikrotrendeve specifike për atë shkollë ose bashkësi lokale në të cilën ato zbatohen (CARE International, 2011).

Sipas gjetjeve të hulumtimit të realizuar nga CARE International, zyra në Bosnjë dhe Hercegovinë, kampanjat e organizuara në bashkëpunim me shkollat ku u zbatua Programi Y kishin një rol të rëndësishëm në transformimin e qëndrimeve dhe ndryshimin e sjelljes së të rinjve (Dušanić, 2017). Kampanjat, përveç që kanë promovuar qëndrime dhe vlera jo të dhunshme, kanë çuar në përmirësime në qëndrimet që lidhen me barazinë gjinore, shëndetin dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës.