1 of 2

Moduli 1 – PROGRAMI TRANSFORMATIV Y

Hyrje

Mirësevini në trajnimin online përbrenda projektit “Young Men Initiative”. Trajnimin të cilin do ta ndiqni është pjesë e programit Promovimi i barazisë gjinore, stilit të shëndetshëm të jetesës dhe parandalimi i dhunës, ose programi Y, që është një platformë edukative për nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkolla të mesme, profesorët e univeristeteve dhe edukuesit bashkëmoshatarë. Ky program edukativ shërben si udhëzues për një qajse inovative për të parandaluar dhunën në baza gjinore dhe për të promovuar stil të shëndetshëm të jetesës për të rinj dhe të reja.

Programi Y është i akredituar, sikur në Kosovë, ashtu edhe në disa shtete të rajonit. Është i detyrueshëm për stafin mësimdhënës në Kantonin Neretva të Hercegovinës dhe në Kantonin Boshnjak të Podrinjës në Bosnje dhe Hercegovinë. Deri tani dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mësimdhënës kanë përfunduar me sukses trajnimin e programit Y në Ballkan.

Programi ynë pregatitë të rriturit, por edhe të rinjët që të punojnë me të tjerët në këtë fushë. Ne besojmë se ky program do të kontribuojë në krijimin e sinergjive më të mëdha mes organizatave të të rinjëve, shkollave, universiteteve, ministrive të arsimit, prindërve dhe nxënësëve/studentëve.

Vegëzat (nëse doni të mësoni më shumë)

  1. Raporti mbi barazinë gjinore i CARE Balkan (2007, Raporti PLA)
    Ky është një raport në lidhje me punën e CARE për të avancuar barazinë gjinore në Ballkan dhe atë që kemi arritur gjatë shtatë viteve të fundit. Qëllimi ynë është të japim llogari dhe të demonstrojmë angazhimin tonë për të ndryshuar jetën e njerëzve që u shërbejmë.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2017/07/PLA-Report-2007-CARE-Balkan-Gender-Report.pdf
  2. Eksplorimi i dimensioneve të maskulinitetit dhe dhunës (2007-05, ICRW)
    Dhuna mbi baza gjinore (DHBGJ) është një problem i madh i shëndetit publik që rezulton në efekte shkatërruese në shëndetin mendor dhe riprodhues si dhe në shqetësime emocionale. Dhuna mbi baza gjinore gjithashtu përjetëson pabarazitë më të gjera strukturore që kufizojnë drejtësinë sociale dhe barazinë.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2017/07/Exploring-Dimensions-of-Masculinity-and-Violence.pdf
  3. Programi M: Manuali M (2011, CARE International)
    Manuali M është një manual trajnimi që synon të promovojë barazinë gjinore dhe të promovojë mënyrat e shëndetshme të jetesës me të rinjtë duke adresuar disa prej ndërtimeve sociale të gjinisë mashkullore si strategji për ndërtimin e aftësive të rëndësishme të jetës tek burrat e rinj, pasi ato shfaqen në moshën e rinisë.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2018/02/M-Manual-English.pdf
  4. T’i kuptojmë burrat dhe maskulinitetin në Ballkan (2014-09, Rishikim i Literaturës i YMI)
    Rreth Iniciativës së Burrave të Rinj: Nga viti 2007 e deri më tani, Programi Parandalues i Dhunës në Baza Gjinore për Ballkanin Perëndimor – Iniciativa e Burrave të Rinj – ka punuar për të ndërtuar qëndrime dhe sjellje të barabarta gjinore ndër burra të rinj dhe për të zvogëluar si dhunën nga burrat e rinj (ndaj grave të reja) ashtu edhe dhunën ndër bashkëmoshatarë (dhunën nga burrat e rinj ndaj burrave të tjerë të rinj) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi. Krahas kësaj, nga viti 2010 YMI u zgjerua në Kosovë dhe nga viti 2013 edhe në Shqipëri.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2017/07/YMI-Literature-Review-Understanding-Men-and-Masculinities-in-Balkans.pdf
  5. Programi Y (2016, CARE International)
    Manuali për edukatorët e shkollave të mesme dhe ata që punojnë me të rinjtë. "Programi Y - Rinia" është një mjet që u krijua përmes Iniciativës së Burrave të Rinj nga CARE International Ballkans dhe partnerët e tyre bashkëpunues nga vendet e Ballkanit Perëndimor që fokusohet në adresimin e pabarazive gjinore, praktikat e dëmshme shëndetësore dhe dhunën në jetën e përditshme në mesin e burrave të rinj dhe grave të reja të moshës 14-19 vjeç në shkolla dhe në komunitete.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2017/07/Program-Y-ENG.pdf
  6. Seti i mjeteve edukative për mësimdhënësit (2018-12, Zyra përfaqësuese në Beograd -CARE Serbia)
    Rinia - Qasjet Inovative në Parandalimin e DHBGJ-së dhe Promovimin e Jetesës së Shëndetshme për Burrat e Rinj dhe Gratë e Reja.
    https://youngmeninitiative.net/wp-content/uploads/2018/12/Y-TOOLKIT-ENG-WEB.pdf