1 of 2

Mësimi 3: Edukimi bashkëmoshatar dhe shkathtësitë e edukimit bashkëmoshatar

Sllajdi 1: Sllajdi hyrës

Bashkëmoshatarët janë thelbësorë për rritjen e të rinjve, dhe miqësitë dhe simpatia e parë ndaj dikujt janë një burim i rëndësishëm në zhvillimin dhe shoqërizimit individual. Gjithashtu, hulumtimet tregojnë se në kontekstin e arsimit, bashkëmoshatarët duhet të jenë pjesë përbërëse e procesit arsimor, dhe me këtë nënkuptojmë përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të destinuara për ta. Aleanca me bashkëmoshatarët në kontekstin e parandalimit të dhunës dhe promovimit të shëndetit kontribuon në transformimin e normave dhe mjedisit si dhe mobilizon të rinjtë që të jenë bartës të ndryshimeve pozitive.

Sllajdi 2: Hyrje në edukimin bashkëmoshatar

Por le të pyesim se kush janë bashkëmoshatarët dhe çfarë i bën personat e ndryshëm bashkëmoshatarë? Edhe pse asociimi i parë për bashkëmoshatarët do të jetë mosha, ajo nuk është i vetmi faktor që lidh dy ose më shumë njerëz. Muzika, stilet e veshjes, hobi, profesionet, fushat e interesit, sporti dhe karakteristikat e tjera që janë të përbashkëta për dy ose më shumë njerëz gjithashtu i bëjnë ata bashkëmoshatarë. Thelbi i marrëdhënieve bashkëmoshatare është pikërisht ngjashmëria, d.m.th. karakteristikat e përbashkëta që i lidhin ata.
Ju mund të keni pasur mundësinë të njiheni me programe të ndryshme të edukimit bashkëmoshatar, por pa marrë parasysh sa dini në lidhje me një program, është veçanërisht e rëndësishme të kuptoni se çfarë do të thotë edukimi bashkëmoshatar përmes prizmit të efektivitetit të punës së të rinjve dhe se si edukimi bashkëmoshatar është një plotësim i edukimit formal.
Kush janë bashkëmoshatarët në kontekstin e edukimit bashkëmoshatar? Në vendet e Ballkanit, termi bashkëmoshatar asociohet me ngjashmëri në moshë, megjithatë, bashkëmoshatarët mund të përkufizohen nga karakteristika të ndryshme të përbashkëta që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me moshën.

Shembuj të formave të ndryshme të edukimit bashkëmoshatar:
Një program i edukimit bashkëmoshatar për vajzat nënkupton që vajzat ose gratë e trajnuara edukojnë vajza ose gra të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për burrat, dhe seksi i tyre është ajo që i sjell këto grupe të synuara në një kontekst bashkëmoshatar.
Programi i edukimit bashkëmoshatar i burgut nënkupton që të burgosurit e trajnuar edukojnë të burgosur të tjerë.
Mësimdhënësit që trajnohen për t’i edukuar kolegët e tyre mund të ndjekin gjithashtu një program edukimi bashkëmoshatar, duke edukuar mësimdhënës të tjerë.
Nga këta shembuj mund të arrini në përfundimin se përveç moshës, karakteristika të rëndësishme që përcaktojnë bashkëmoshatarët janë seksi, fushat e interesit, hobi, gjinia, dhe ngjashmëritë e tjera që i përkasin identitetit të përbashkët të atyre që janë edukatorë bashkëmoshatarë dhe atyre me të cilët edukatorët bashkëmoshatarë e kryejnë edukimin.

Sllajdet 3 dhe 4: Çka është edukimi bashkëmoshatar?

Edukimi bashkëmoshatar është një qasje në të cilën një anëtari të një grupi specifik (i përcaktuar nga numri i karakteristikave të përbashkëta si gjinia, mosha, statusi shoqëror ose muzika) i jepet mundësia të zhvillojë shkathtësitë dhe njohuritë me të cilat ai bëhet edukator bashkëmoshatar brenda një grupi më të madh me të cilin ai ndan ngjashmëri bashkëmoshatarësh. Në mënyrë që të rinjtë të bëhen edukues bashkëmoshatarë, ata duhet të fitojnë kompetenca, d.m.th. njohuri dhe shkathtësi, të cilat i arrijnë duke marrë pjesë në trajnimin bazë të edukimit bashkëmoshatar, dhe pastaj të fitojnë përvojë praktike përmes zbatimit të punëtorive të mbikëqyrura nga trajneri. Më pas, edukatorët bashkëmoshatarë i nënshtrohen një trajnimi të avancuar në bazë të të cilit ata përmirësojnë më tej njohuritë e tyre dhe praktikojnë teknikat e lehtësimit dhe edukimit.

Sllajdi 5: Në lidhje me edukimin bashkëmoshatar

Është dizajnuar për të kontribuar në shkëmbimin e informacionit dhe njohurive të verifikuara mes bashkëmoshatarëve dhe vlerësimeve ndërkombëtare dhe vendore, dhe hulumtimet tregojnë se përfshirja e bashkëmoshatarëve është baza për veprim “transformues”. Ne mund t’i transformojmë qëndrimet e të rinjve, kulturën në nivelin e klasës, normat në shkollë dhe në komunitet dhe mjedisin në të cilin bashkëmoshatarët kalojnë kohën e tyre.
Fuqizimi i të rinjve për të njohur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate situatave të ndryshme në të cilat mund të gjenden, në rastin tonë marrëdhëniet e pashëndetshme, presioni negativ bashkëmoshatar, rregullat e vrazhda dhe potencialisht të dëmshme shoqërore, dhuna, stigma dhe diskriminimi.
Fuqizimi i të rinjve për të njohur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate situatave të ndryshme në të cilat mund të gjenden, në rastin tonë marrëdhëniet e pashëndetshme, presioni negativ bashkëmoshatar, rregullat e vrazhda dhe potencialisht të dëmshme shoqërore, dhuna, stigma dhe diskriminimi.

Sllajdi 6

Baza e veprimit të edukimit bashkëmoshatar bazohet në faktin se njerëzit janë “më të prirë” ndaj informacioneve që vijnë nga bashkëmoshatarët e tyre dhe se të rinjtë preferojnë të kërkojnë ndihmë/mbështetje/informacione nga bashkëmoshatarët e tyre sesa nga të rriturit. Në këtë kontekst, edukimi bashkëmoshatar nuk duhet të jetë një program i vetëm, por është e rëndësishme që shërbimet ekzistuese të lidhen me programin dhe t’u mundësohet edukatorëve bashkëmoshatarë që të jenë një lidhje midis, për shembull, këshilltarit të shkollës, mësimdhënësit të klasës dhe punonjësit social nga njëra anë dhe të rinjve nga ana tjetër.
Për shkak të qasjes së individualizuar, edukimi bashkëmoshatar mundëson fuqizimin e të rinjve për të njohur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate situatave të ndryshme në të cilat mund të gjenden. Në fusha të ndryshme Programi Y ka me bollëk situata të simuluara që u ofrojnë të rinjve mundësinë për “përvojë” në një ambient të sigurt situata në të cilën ata mund të gjenden ndërsa rriten dhe të mësojnë strategji efektive të konfrontimit përpara se të provojnë situata të tilla të vërteta.

Sllajdi 7: Pse të përdorim edukimin bashkëmoshatar?

Të rinjtë përqafojnë edukimin bashkëmoshatar dhe provat në të gjithë botën tregojnë rezultate pozitive në ndikimin e edukimit bashkëmoshatar. Në kontekstin e ndikimit, mund të themi se edukimi bashkëmoshatar ka gjashtë nivele ndikimi:

Sllajdi 8: Pse edukimi bashkëmoshatar?

Sllajdi 9: Modalitetet për realizimin e edukimit bashkëmoshatar

Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të realizohet edukimi bashkëmoshatar:

Sllajdi 10: Edukatori bashkëmoshatar

Një edukator bashkëmoshatar në rastin e shkollave të mesme është një nxënës që posedon aftësi të nevojshme për të planifikuar dhe realizuar edukimin bashkëmoshatar në shkollat e mesme. Ai është i trajnuar për t’i aplikuar parimet pedagogjike në punën me bashkëmoshatarët dhe posedon informacione dhe teknika komplekse, thelbësore për të edukuar bashkëmoshatarët, duke përdorur një qasje miqësore dhe shkathtësi të edukimit bashkëmoshatar.

Sllajdi 11: Roli i edukatorëve bashkëmoshatarë

Sllajdi 12: Parimet

Më poshtë janë disa parime kryesore në zbatimin e një programi të edukimit bashkëmoshatar.

Sllajdi 13: A funksionon edukimi bashkëmoshatar?

Sllajdi 14: Këshillimi bashkëmoshatar si pjesë e edukimit

Këshillimi bashkëmoshatar?
Nuk është këshillim i vërtetë psikologjik por është një mbështetje për të rinjtë përmes ofrimit të këshillimit themelor, d.m.th. informacionit të synuar në bazë të të cilit të rinjtë mund të marrin vendime të informuara.
Nuk nënkupton qëndrimin – p.sh. duhet ta bëni këtë, por ofron zgjedhje bazuar në informacione të sakta.

Sllajdi 16 dhe 17: Domethënia dhe përgjegjësitë e edukatorëve bashkëmoshatarë

Sllajdi 18: Edukatorët bashkëmoshatarë nuk janë

Sllajdi 19: Shkathtësitë e edukimit bashkëmoshatar

Edukimi bashkëmoshatar është një qasje specifike në të cilën të rinjtë marrin njohuri përkatëse gjatë trajnimit të edukimit bashkëmoshatar, në bazë të të cilit ata korrigjojnë qëndrimet e tyre që janë parakusht për të marrë pjesë në aktivitete parandaluese. Gjatë trajnimit, edukatorët bashkëmoshatarë marrin pjesë në një seri aktivitetesh të ndërlidhura që rrisin besimin e tyre, forcojnë shkathtësitë e edukimit pjesëmarrës, shkathtësitë e edukimit bashkëmoshatar, shkathtësitë për punë ekipore dhe aftësitë që mbështesin edukimin bashkëmoshatar bazuar në aplikimin e metodave pedagogjike në punën me bashkëmoshatarët.
Programi i edukimit bashkëmoshatar kontribuon në zhvillimin e shkathtësive të mëposhtme:

1. Shkathtësitë njohëse
përzgjedhja, analiza e informacionit; mendimi kritik; zgjidhja e problemeve; kuptimi i pasojave; vendimmarrja; përshtatshmëria; kreativiteti.

2. Menaxhimi i emocioneve
trajtimi i situatave stresuese – përfshin: motivimin; ndjenjën e përgjegjësisë; përkushtimin; menaxhimin e stresit; menaxhimin e ndjenjave; vetëkontrollin; aftësinë për t’i vlerësuar veprimet e veta dhe aftësinë për t’i korrigjuar format “negative” të sjelljes.

3. Shkathtësitë ndërpersonale
përfshijnë komunikimin; këmbëngulësinë; negocimin/refuzimin; bashkëpunimin; bashkëndjesinë; punën ekipore.

Zbatimi i një programi edukativ të mësimnxënies të bazuar në bashkëmoshatarë dhe me qasje pjesëmarrëse kërkon edukatorë/trajnerë/lehtësues të trajnuar që përdorin metoda të përshtatshme pedagogjike në punën me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme të zbatohen këto metoda në një mënyrë që motivon pjesëmarrjen e pjesëmarrësve në përvoja të ndryshme edukative, për të lejuar qasje të individualizuar në tema, ndërsa pranohet fakti që çdo i ri i ka nevojat, pritjet dhe mundësitë e veta.

Shpeshherë jemi dëshmitarë të trajnimeve kur personi që zhvillon punëtorinë ose prezantimin nuk i përfshin pjesëmarrësit në proces, dhe prezantimet e tilla bëhen shpejt monotone, të lodhshme për t’u ndjekur dhe të dëshmuara si joefektive. Të rinjtë duhet të shihen si partnerë në procesin e të mësuarit; prandaj, qëndrimi i mësimdhënësve/edukatorëve duhet të pasqyrojë këtë qëndrim. Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të një qasjeje miqësore të kombinuar me shkathtësi të edukimit bashkëmoshatar të cilat, megjithëse klasifikohen në kontekstin e shkathtësive të edukatorit bashkëmoshatar, mund të jenë gjithashtu pjesë integrale e një seti kompetencash të stafit mësimor.

Megjithëse ato i klasifikojmë në kategorinë e shkathtësive të edukimit bashkëmoshatar, këto shkathtësi janë thelbësore në kontekstin e punës së lehtësuesve dhe mësimdhënësve, veçanërisht nëse ata përdorin metoda të punës pjesëmarrëse. Më poshtë i kemi përshkruar dhe interpretuar shkathtësitë kryesore të edukimit bashkëmoshatar.

Sllajdi 20

Komunikimi dhe gjuha

Komunikimi është një instrument themelor në edukim; prandaj, komunikimi duhet të përshtatet për ata për të cilët synohet edukimi. Lehtësuesit duhet të përdorin gjuhën e kuptueshme për pjesëmarrësit. Sidoqoftë, janë pjesëmarrësit ata që kalojnë nëpër procesin edukativ, kështu që ai duhet të përshtatet me nevojat e tyre specifike dhe kapacitetet individuale. Disa lehtësues lehtësisht bien në grackën e përpjekjes për të përdorur terma të sofistikuar për të demonstruar “edukimin” dhe kompetencat e tyre, duke lënë pas dore mundësinë e madhe që pjesëmarrësit të mos e kuptojnë plotësisht ose pjesërisht pjesën më të madhe të asaj që u tha.

Gjuha, d.m.th. kompleksiteti i termave që përdorim janë të ndërlidhura me pjesëmarrësit. Nëse adresoni temën e dhunës mbi baza gjinore dhe pjesëmarrësit nuk kanë marrë pjesë më parë në ndonjë seminar që adreson gjininë dhe normat gjinore, atëherë është e rëndësishme që së pari të shpjegoni çka është gjinia dhe normat gjinore dhe pastaj ta adresoni atë fushë. Sidoqoftë, nëse nuk keni kohë dhe koha në dispozicion është e mjaftueshme vetëm për punëtorinë që ju duhet të zhvilloni, atëherë është e rëndësishme që gjuha juaj të thjeshtohet plotësisht, duke marrë parasysh faktin që pjesëmarrësit nuk i dinë termat komplekse, dhe përdorimi i termave të tillë është një faktor që ndikon negativisht në cilësinë dhe mirëkuptimin si rezultat i komunikimit.

Neutraliteti i lehtësuesit është shumë i rëndësishëm në kontekstin e projektimit të besimeve të dikujt mbi mendimet e pjesëmarrësve, veçanërisht në kontekstin e çështjeve gjinore. Normat gjinore dhe stresi gjinor që rezultojnë nga fluiditeti gjinor në një mjedis jo të sensibilizuar dhe gjykues mund të jenë gjenerues të pakënaqësisë së shprehur, prandaj është e rëndësishme që edukatorët/lehtësuesit t’i kuptojnë temat si:

Qasja ndërvepruese

Gjatë punëtorisë, lehtësuesi përfshin pjesëmarrësit në procesin e të mësimnxënies. Kjo mund të arrihet përmes punës në grup, diskutimeve, por edhe duke përdorur pyetje në bazë të të cilave, përmes përgjigjeve të pjesëmarrësve, lehtësuesi kalon në secilën temë individuale.

Theksoni që nuk ka përgjigje të gabuara! Për ndërveprim cilësor keni nevojë për bashkëbisedues, d.m.th. të rinj që angazhohen në ndërveprim me mësimdhënësin/edukatorin ose bashkëmoshatarët gjatë punëtorisë. Është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë që të besojnë se ndërveprimi i tyre nuk do t’i çojë ata në një situatë ku statusi i tyre në grup do të dëmtohet për shkak të përgjigjes. Nëse të rinjtë japin përgjigje të gabuara, një mësimdhënës ose edukator me përvojë nuk duhet të tregojë se përgjigjet janë të gabuara me shenjat e tyre verbale ose joverbale. Kjo do t’u dërgojë një mesazh pjesëmarrësve të tjerë se ata mund të dalin dhe të ofrojnë mendimet e tyre pa frikë se mos gabojnë dhe ekspozohen në një situatë të pakëndshme. Është pikërisht kjo klimë që është thelbësore për diskutime dinamike dhe ndërveprim në procesin e mësimnxënies dhe studimit të përmbajtjes së Programit Y.

Përmes ndërveprimit, ne e vendosim pjesëmarrësin në qendër të të mësuarit, por është e rëndësishme të përdorim teknika të përshtatshme për t’i inkurajuar pjesëmarrësit që të përfshihen në mënyrë aktive në bisedë dhe/ose diskutim, t’u përgjigjen në mënyrë aktive pyetjeve tuaja, të përmbledhin përfundime dhe të ngjashme. Kur punoni me pjesëmarrës të cilët nuk i njihni dhe me të cilët nuk keni ndërtuar besim, është e nevojshme të përdorni një ndërveprim që është miqësor, inkurajues dhe nuk lejon pjesëmarrësit të ndjehen jo rehatshëm kur komunikojnë ose japin përgjigjen e gabuar. Komunikimi duhet të shihet si një hapësirë, hapësirë pune, në të cilën të gjithë të përfshirët ndihen rehat dhe sigurt.

Më poshtë ofrojmë informacione mbi teknikat që kontribuojnë në ndërveprimin pjesëmarrës-lehtësues dhe nxënës-pjesëmarrës.

Reagimi ndaj ndërveprimit

Një pjesë e pandashme e ndërveprimit është reagimi i lehtësuesit/mësimdhënësit dhe pjesëmarrësve të tjerë ndaj ndërveprimit.

Sipas përgjigjeve të pjesëmarrësve, lehtësuesit duhet të kenë një ndjeshmëri të veçantë. Është e dobishme të shpjegohet në fillim të punëtorisë se nuk ka përgjigje të gabuara dhe që secila përgjigje është pjesë e procesit të formimit të përfundimit final të një diskutimi ose adresimi të një teme të veçantë.

Nëse bëni një pyetje dhe merrni një përgjigje të pasaktë, qasja e gabuar do të dukej kështu:

Pjesëmarrësi: Komunikimi këmbëngulës është komunikim me trup!

Reagimi i edukatorit: Jo, nuk është e vërtetë. Ne e quajmë gjuhën e trupit komunikim joverbal.

Ky reagim thekson se pjesëmarrësi dha përgjigje të gabuar dhe duke pasur parasysh faktin se askush nuk i pëlqen të bëjë gabime në publik, me reagimin “Jo”, lehtësuesi e bëri të qartë që pjesëmarrësi e kishte gabim, gjë që e vendos pjesëmarrësin në një pozicion të sikletshëm . Ky është një rregull veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh që adoleshentët janë një popullatë veçanërisht e cenueshme që intensivisht ushqen dhe mbron identitetin e vet, veçanërisht para bashkëmoshatarëve të tjerë.

Reagimi ndaj ndërveprimit është një mjet i fuqishëm në inkurajimin e pjesëmarrësve për t’u përfshirë në proces, ndërsa reagimi joadekuat ndaj ndërveprimit është një mjet i fuqishëm për t’i dekurajuar pjesëmarrësit.

Reagimi inkurajues ndaj ndërveprimit: Faleminderit për përgjigjen tuaj, por le t’i shohim mendimet e tjera. Çfarë mendojnë të tjerët? Në këtë rast, është e rëndësishme të dalim me përgjigjen e saktë dhe, në fund, ta përsërisni atë:

Shembull

Pjesëmarrësi 1: Komunikimi këmbëngulës është komunikim me trup!

Edukatori: Faleminderit, a ka ndonjë mendim tjetër?

Pjesëmarrësi 2: Unë mendoj se është njësoj.

Edukatori: Faleminderit gjithashtu, kjo po bëhet interesante. Le të vazhdojmë më tej, çfarë mendojnë të tjerët?

Pjesëmarrësi 3: Unë mendoj se këmbëngulësia është një aftësi që na lejon të deklarojmë qartë mendimin ose qëndrimin tonë për diçka.

Edukatori: Kjo është e vërtetë (intonacioni i ngritur), këmbëngulësia dhe komunikimi jo-verbal nuk janë (intonacion i ngritur) e njëjta gjë, d.m.th. të dy termat nuk kanë të njëjtin kuptim. këmbëngulësia është…, dhe komunikimi jo-verbal është…

Gjestikulacioni

Në edukim, gestikulacioni mund të klasifikohet si ndihmë, sepse na lejon të tregojmë forma, objekte ose mesazhe të caktuara. Mjafton të vizatoni një rreth me dorën tuaj në një hapësirë të zbrazët, kështu që pjesëmarrësit do të dinë se çfarë po thoni pa e thënë atë. Duart na lejojnë të vizualizojmë, d.m.th. i ndihmojnë pjesëmarrësit në vizualizimin e fakteve, temave, formave të rëndësishme etj. Ju mund të tregoni dashuri me gishtat duke bërë formën e një zemre. Ju mund të tregoni zero me dy gishta (bashkimi i majave të gishtit të madh dhe atij tregues). Gishtat dhe duart hapin një dimension të ri në komunikim, dhe për lehtësuesit me përvojë të gjerë, ato janë një mjet i domosdoshëm në komunikimin dhe punën e përditshme.

Lëvizja në hapësirë

Lëvizja në hapësirë kontribuon në dinamikën e punëtorisë, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve, si dhe në qetësimin e pjesëmarrësve të painteresuar. Gjatë punëtorive, lehtësuesi u afrohet pjesëmarrësve në një distancë të pranueshme dhe nuk shqetëson hapësirën intime të personit, kështu që ky lloj përdorimi i hapësirës kontribuon në komunikim dhe në vendosjen e komunikimit më të mirë me pjesëmarrësit.

Lëvizja gjithashtu na lejon të marrim vëmendjen e pjesëmarrësve që janë të painteresuar. E kombinuar me aftësi të tjera, lëvizja mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm për t’i qetësuar pjesëmarrësit e painteresuar ose për të tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në atë që po flisni.

Intonacioni

Intonacioni adekuat ofron përfitime të shumta në kontekstin e cilësisë së komunikimit dhe arsimit. Ashtu siç një term i rëndësishëm theksohet me të kuqe në flipçart (tabelë shfletuese), ashtu edhe me intonacionin mund të theksojmë informacione të rëndësishme, terma të rëndësishëm dhe fakte që ia vlen të theksohen. Intonacioni gjithashtu na lejon të përmirësojmë komunikimin me variacione që e bëjnë atë më interesant. Komunikimi monoton dhe i unifikuar humbet lehtësisht intensitetin e tij dhe bëhet i lodhshëm dhe i mërzitshëm.

Nëse shohim që disa pjesëmarrës e kanë humbur vëmendjen, ne mund ta rikthejmë atë me intonacion dhe madje t’i qetësojmë pjesëmarrësit e painteresuar nëse e përdorim në kombinim me kontaktin me sy dhe lëvizjen në hapësirë. Thjesht, lëvizni drejt pjesëmarrësve të painteresuar, shikoni ata, përdorni një shprehje pozitive të fytyrës dhe rrisni intonacionin. Pjesëmarrësit do të vërejnë që ju jeni duke shkuar drejt tyre, ju do të dërgoni një mesazh në lidhje me rëndësinë e asaj që po flisni me intonacionin tuaj, dhe një buzëqeshje në fytyrën tuaj do të dërgojë një mesazh se marrëdhënia juaj është miqësore dhe qëllimet tuaja janë pozitive.

Sllajdi 21

Kontrollimi i të qeshurit

Shumë shpesh, bisedat rreth çështjeve të ndjeshme shoqërohen me të qeshura dhe komente që shkaktojnë të qeshura që nuk duhet të jenë qesharake. Ndonjëherë ato mund të jenë fyese, dhe nëse lehtësuesi nuk kontrollon situatën, të qeshurit me rrëfimin e dikujt gjatë një punëtorie ose me komentin e dikujt mund ta vendos personin e prekur në një pozitë të pakëndshme, dhe në të njëjtën kohë kjo sjellje shihet si një formë dhune. Lehtësuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë në kontrollimin e një sjelljeje të tillë.

Koment: Etiketimi është një formë e dhunës që sjell pasoja në shëndetin mendor të njerëzve të ekspozuar ndaj tij. Në periudhën afatshkurtër në kontekstin e edukimit, një pjesëmarrës i cili ka përjetuar raste ku i janë drejtuar për përgjigje nuk do të përfshihet në ndërveprime pas një situate të tillë. Përveç kësaj edhe pjesëmarrësit e tjerë do të jenë të kujdesshëm për raportim dhe përfshirje në diskutime nga frika e përjetimit të së njëjtës situatë. Në kontekstin e pasojave afatgjata, pjesëmarrësit mund t’i vihet një pseudonim të cilin bashkëmoshatarët e tij do ta përdorin pas punëtorisë, gjë e cila mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ky shembull thekson nevojën për të përfshirë edukatorë ose trajnerë me përvojë në biseda për çështje të ndjeshme. Hapja e këtyre çështjeve dhe përfundimisht moskrijimi i një mjedisi pozitiv në të cilin pjesëmarrësit do të ndjehen të qetë mund të kenë efekt të kundërt dhe të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira.

Qëndrimi joparagjykues

Lehtësuesi duhet të respektojë opinione të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme. Prandaj, qëndrimet dhe sjelljet stereotipike nuk duhet të merren si objekte talljeje dhe dënimi nga ana e edukatorit. Është e nevojshme të ofrohen informata për pjesëmarrësit përmes metodave adekuate edukative, të inkurajohet transformimi i qëndrimeve të dëmshme dhe të ngurta stereotipike, dhe të gjitha këto mund të çojnë përfundimisht në një ndryshim të sjelljes. Ndërhyrje të tilla duhet të shihen si një proces dhe detyra e lehtësuesit nuk është të imponojë një qëndrim, por të ndihmojë pjesëmarrësin të përmirësojë vetveten, bazuar në informacione dhe fakte të sakta dhe të verifikuara.

Përdorimi i pyetjeve të hapura dhe të mbyllura duke mos iu drejtuar pjesëmarrësve të caktuar me emër

Kur përdorni metoda ndërvepruese, është e rëndësishme të shmangni metodën më tradicionale dhe shumë të dëmshme të ndërveprimit. Pra, metodën ku ne i drejtohemi pjesëmarrësve me “Na trego çka është këmbëngulësia”. Nëse pjesëmarrësit do të ishin në gjendje t’i përgjigjeshin pyetjeve të tilla direkte dhe të drejtuara tek ta, ata me siguri nuk do të uleshin në ulëset e pjesëmarrësve, por do të qëndronin pranë jush. Ndërveprimi është një qasje që praktikohet, dhe bazuar në metoda specifike (pyetje të hapura dhe të mbyllura, krijimin e një mjedisi ku pjesëmarrësit janë të lirë të shprehin mendimet e tyre pa pasur kujdes dhe frikë se mos bëjnë gabime, etj.), edukatori duhet të inkurajojë përfshirjen e pjesëmarrësve dhe ndërveprimin e tyre me edukatorin dhe me pjesëmarrësit e tjerë (diskutime).
Nëse përdorim metodën “na trego”, i vendosim pjesëmarrësit në një pozitë të vështirë, veçanërisht nëse ata nuk e dinë përgjigjen ose janë të druajtur dhe kanë frikë nga të folurit në publik.

Ndjekja e sinjaleve joverbale të bashkëbiseduesit

Gjatë intervistës ose diskutimit me pjesëmarrësin, lehtësuesi duhet t’i monitorojë sinjalet joverbale që mund të tregojnë se pjesëmarrësi nuk ndjehet rehat për të vazhduar bisedën ose se tema po e bën atë të ndjehet jorehat. Nëse vërejmë se personi nuk ndjehet rehat, falënderoni pjesëmarrësin për pjesëmarrjen e tij/saj dhe vazhdoni punëtorinë me një pyetje të re drejtuar të gjithë grupit.

Menaxhimi i kohës

Lehtësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se është e vështirë të thuash gjithçka në kohën e caktuar. Në fakt, kurrë nuk do të keni kohë të mjaftueshme për të thënë gjithçka që ka rëndësi dhe ato që mendoni se duhet t’i thoni. Shpesh është e vështirë të vlerësohet se çfarë është e rëndësishme për pjesëmarrësit për të siguruar një kuptim më të mirë të temave më komplekse që do të trajtojmë më vonë.
Prandaj, është e rëndësishme që lehtësuesi të jetë i vetëdijshëm për kohën në dispozicion dhe mundësitë e ofruara nga ajo kohë. Nëse lehtësuesi punon vetëm, pra nëse ai/ajo nuk ka partner që t’i kujtojë atij/asaj kohën e mbetur, është e dobishme të krijoni një agjendë personale në të cilën ju përcaktoni kohën për çdo sesion individual, d.m.th. temë. Kështu, ju do ta dini se sa vonë jeni apo sa kohë keni kursyer në sesione të realizuara më parë, që është baza për orientim në kohën dhe temat e mbetura.
Ky program edukativ kërkon vëmendje të madhe në kontekstin e menaxhimit të kohës sepse, gjatë testimit, çdo nivel i lojës edukative stimuloi interesin e të rinjve për të diskutuar në mënyrë aktive pothuajse çdo çështje që mbulohet nga loja, kështu që është e mundur që, nëse menaxhimi i kohës nuk është adekuat, disa diskutime mund të zvogëlojnë mundësinë e përfundimit të të gjitha niveleve brenda kohës së planifikuar, duke parandaluar kështu përfundimin e lojës edukative.