1 of 2

Mësimi: 1: Çfarë është kjo gjë e quajtur gjinia

Qëllimi: Të kuptojmë dallimin midis seksit dhe gjinisë dhe të reflektojmë mbi atë se si normat gjinore ndikojnë në jetë dhe në marrëdhëniet e grave dhe burrave.

Materialet e domosdoshme: Letër, ngjitës, lapsa

Koha e rekomanduar: 45 minuta

Shënim për planifikim:

Para zbatimit të këtij aktiviteti, është e rëndësishme që udhëheqësi të kuptojë dallimet mes seksit dhe gjinisë. Këtu ne kemi përfshirë përcaktime të përgjithshme, por sugjerojmë që udhëheqësi ta lexojë hyrjen e këtij manuali, që të sigurojë një kuptim më të mirë. Seksi është biologjik – kjo do të thotë se ne jemi të lindur me organe dhe hormone riprodhuese mashkullore ose femërore. Gjinia është ajo se si ne socializohemi – kjo do të thotë se si qëndrimet, sjelljet dhe pritshmëritë janë të formuara në bazë të asaj që shoqëria lidh me të qenit grua ose me të qenit burrë. Këto karakteristika mund të mësohen nga anëtarët e familjes, shoqëria, institucionet kulturore dhe fetare, si dhe vendet e punës. Disa pjesëmarrës mund ta ngatërrojnë gjininë me orientimin seksual. Është e rëndësishme të qartësohet se gjinia është një konstrukt social-kulturor, nga i cili qëndrime dhe sjellje të caktuara iu vishen individëve, duke u bazuar në atributet e tyre sociale dhe hormonale. Në anën tjetër, orientimi seksual është ndjenja e të qenit i aftë për t’u lidhur në mënyrë romantike dhe seksualisht me dikë të seksit të kundërt (heteroseksual), seksit të njëjtë (homoseksual) ose persona të të dy sekseve (biseksual). Pavarësisht orientimit seksual të tij, çdo individ është i ndikuar nga pritshmëritë sociale bazuar në seksin e vet.
Përgjatë diskutimit, udhëheqësi duhet të jetë i kujdesshëm të mos shkojë në pozita ekstreme dhe të duket sikur ai është kundër grave/burrave pjesëmarr në asnjë aktivitet ose sjelljeje të lidhur me rolet e tyre tradicionale gjinore. Diskutimi duhet të synojë drejt konkluzionit se secili duhet të ketë një zgjedhje të vërtetë në jetë – për shembull është e pranueshme për një grua të jetë shtëpiake për aq gjatë sa është zgjedhja e saj, dhe jo të jetë diçka e sforcuar nga rolet e saj gjinore, familja ose shoqëria, dhe që ajo të ndihet e fuqizuar të marrë vendime për veten.
Kjo zgjedhje është e rëndësishme për individin dhe për përmbushjen dhe lumturinë e tij/saj personale. Një ambient që i sheh anëtarët e vet përmes roleve gjinore është një shoqëri ku çdokush është i kufizuar nga pritshmëritë e njerëzve të tjerë.
Në shumicën e shoqërive, rolet gjinore shihen si diçka e rregulluar, “natyrale” dhe si i vetmi opsion. Kur të shpjegoni dhe diskutoni mbi gjininë, provoni të jepni shembuj të caktuar të gjërave që konsiderohen “normale”, dhe që duket sikur janë të bëra për gratë dhe burrat, të cilat nuk janë vetëm konstrukte sociale, por janë gjëra që janë relative dhe shpesh ndryshojnë përgjatë historisë. Veshjet janë një shembull, si më poshtë:

Takat e larta – në një pjesë të historisë, ato përdoreshin nga meshkujt e klasës së lartë, Luisi XIV ishte një nga koleksionuesit më të mëdhenj të takave të larta.

Rozë për vajzat dhe e kaltër për djemtë është gjithashtu një normë më e re gjinore. Nga fillimi i shekullit XX, kompanitë të cilat prodhonin rroba të fëmijëve u shtynë të bënin një diferencim të rrobave të foshnjave (rozë për vajzat, e kaltër për djemtë), kështu që ata mund të shisnin më shumë. Para kësaj, dikur në ShBA ishte edhe e kundërta, roza ishte për djemtë dhe e kaltra për vajzat – sepse konsiderohej si ngjyrë më e butë.
Fustanet dhe fundet për burra – një burrë që ecën nëpër rrugët tona me fustan ose fund në rajonin tonë mund të marrë komente negative, ndoshta edhe të shahet për të mos “qenit burrë” ose për seksualitetin e tij të supozuar. Në të njëjtën kohë, njerëzit zakonisht nuk kanë problem me burrat që veshin rroba klerike apo “fustanet”, të cilat vishen nga burra në disa pjesë të botës (për shembull Indi), ose funde (në Skoci).

Gjithashtu është e rëndësishme që gjinia dhe seksi të mos prezantohen si identitete të ngurta ose dikotomike. Përgjatë këtij aktiviteti, udhëheqësi mund të dëshirojë të diskutojë se si njerëzit trans-gjinorë dhe trans-seksualë nuk përshtaten në këto kategori tradicionale gjinore dhe seksuale. Njerëzit trans-gjinorë nuk identifikohen me gjininë, e cila iu është dhënë nga lindja, siç janë individët e lindur femra, por që identifikohen si meshkuj. Njerëzit trans-seksualë janë ata, të cilët zgjedhin që në mënyrë mjekësore të transformohen në gjininë e cila për ta është e drejtë. Ndërseksualët (të njohur edhe si hermafroditë) janë personat e lindur me elemente pjesërisht ose tërësisht të zhvilluara të organeve seksuale mashkullore dhe femërore.

Procedura:

HAP I OPSIONAL: Për të ndihmuar në përforcimin e dallimeve midis seksit dhe gjinisë, mund të mblidhni dhe të paraqitni imazhe të burrave dhe grave që pasqyrojnë shembuj të roleve biologjike (seksi) dhe shoqërore (gjinia).
Këto mund të përfshijnë: një grua duke larë enë (gjinore); një grua duke dhënë gji (seksi); dhe një burrë duke rregulluar automjetin apo në gjueti (gjinia).

Pyetje për diskutim:

Përmbyllje:

Përgjatë jetës së tyre, gratë dhe burrat marrin mesazhe nga familja, media dhe shoqëria rreth mënyrës se si duhet të veprojnë dhe se si duhet të lidhen me të tjerët. Është e rëndësishme të kuptohet që edhe pse ka dallime mes grave dhe burrave, shumë prej këtyre dallimeve janë të ndërtuara nga shoqëria dhe nuk janë pjesë e natyrës së tyre biologjike. Edhe kështu, këto dallime kanë ndikime fondamentale në jetën e përditshme dhe te lidhjet e grave dhe burrave. Për shembull, nga një burrë shpeshherë pritet që të jetë i fortë dhe mbizotërues në lidhjet e tij me të tjerët, përfshirë këtu partnerët intimë të tij. Në të njëjtën kohë, nga një grua shpeshherë pritet që të jetë e nënshtruar ndaj autoritetit të burrit. Shumë prej këtyre stereotipeve të ngurta gjinore kanë pasoja për gratë dhe burrat, siç edhe do ta diskutojmë gjatë këtyre seminareve. Sa më të vetëdijshëm që bëhemi për atë se si stereotipet gjinore mund të ndikojnë negativisht në jetë dhe te komunitetet tona, aq më në mënyrë konstruktive mund të mendojmë se si t’i sfidojmë ato dhe të promovojmë role dhe raporte më pozitive gjinore në jetë dhe te komunitetet tona.

Lidhje në internet – Video

Përdorni përrallat edukative: “Na ishte njëherë një vajzë” dhe “Na ishte njëherë një djalë”, identifikoni dhe diskutoni dallimet në atë se si pritet që të veprojë personazhi kryesor femër dhe vëllai i saj, dhe si këto dallime lidhen me rolet gjinore.

Personazhet e lartpërmendura mund t’i shihni, shkarkoni në
http://promundoglobal.org/resources/once-upon-a-boy/ dhe
http://promundoglobal.org/resources/once-upon-a-girl/.

Fleta burimore

Seksi – u referohet atributeve dhe karakteristikave biologjike, të cilat e identifikojnë një burrë ose grua. Termat adekuate për individë, kur flitet për seksin biologjik, janë “femër” dhe “mashkull”.

Seksualiteti – i referohet të shprehurit të ndjenjave, mendimeve dhe sjelljeve tona si burra ose si gra. Përfshin ndjenjat tona të pëlqimit, të rënët në dashuri dhe sjelljet tona në marrëdhëniet intime.

Gjinia – u referohet dallimeve dhe pabarazive të krijuara në mënyrë shoqërore mes burrit dhe gruas (për shembull, si duhet të vishen dhe të sillen). Këto ide dhe pritshmëri mësohen përmes familjes, shokëve, institucioneve fetare dhe kulturore, shkollës, vendit të punës dhe medias. Termat adekuate për individë, kur flitet për gjininë, janë “grua” dhe “burrë”.

Çfarë është kjo gjë e quajtur gjinia