1 of 2

Mësimi 2: Shakaja Kundrejt Dhunës

Shakaja Kundrejt Dhunës

Kur është fjala për dhunën midis bashkëmoshatarëve, duhet theksuar se edukimi luan rol të rëndësishëm në të kuptuarit dhe dallimit midis asaj që është formë e dhunës dhe shakave të thjeshta mes bashkëmoshatarëve. Këto dy koncepte shpesh keqinterpretohen dhe, për të rinjtë, por gjithashtu edhe për të rriturit, është e vështirë t’i dallojnë dhe t’i shohin kufijtë mes tyre. Askush nuk lind i dhunshëm, njerëzit mësohen të jenë të dhunshëm. Arsyet pse ndodh kjo është vështirë të kuptohen pa i vështruar nga afër të gjithë faktorët e rrezikut me të cilët të rinjtë ndërveprojnë në komunitetin e tyre shoqëror. Gjatë gjithë fazës së rritjes, shakaja merret si formë “normale” e komunikimit ndërmjet të rinjve, të cilët, për shkak të dëshirës për të krijuar lidhje me bashkëmoshatarët e tjerë dhe për t’u pranuar në shoqëri, sillen në mënyra të cilat mund të dëmtojnë të tjerët por edhe veten e tyre. Ndonjëherë ata njëri-tjetrit i thonë dhe u bëjnë gjëra të cilat janë në kufi të dhunës, por që shumicën e rasteve mund të konsiderohen si formë e dhunës. Shakaja është diçka që të rinjtë bëjnë në baza normale ditore. Ata thonë gjëra të këqija dhe i vejnë emra njëri-tjetrit, pa menduar për pasojat e veprimeve të tyre. Sjelljet e tilla mund të rezultojnë në probleme serioze mendore tek të rinjtë në rastet kur përdoren në mënyra të atilla që i dëmtojnë të tjerët.

Kjo mënyrë e sjelljes ndaj bashkëmoshatarëve shpesh mund të marrë formën e ngacmimit. Fjala “ngacmim” (ang. “bullying”) përdoret shpesh në kontekstin e të rinjve që abuzojnë ose ofendojnë të rinjtë e tjerë, ku shpesh përfshihen elementet e dhunës fizike. Ngacmimi paraqet abuzim ose sjellje të dhunshme ndaj personit tjetër, dhe personi që bën diçka të tillë është ngacmues. Sipas përkufizimit të tij, ngacmimi është akt individual i agresionit ku një person dëmton të tjerët ose i poshtëron ata, veçanërisht ata që janë në një farë mënyre më të vegjël, më të dobët, më të rinj ose më të cenueshëm se abuzuesit. Në mënyrë që të rinjtë të kuptojnë dallimin ndërmjet konceptit të shakasë dhe dhunës, si dhe të jenë përgjegjës për veprimet e tyre apo të mbrojnë të tjerët nga dhuna, duhet të ofrohet edukim kualitativ si për të rinjtë ashtu edhe për mësimdhënësit e tyre. Të rinjtë, për t’i njohur konceptet negative të sjelljeve siç janë dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve, keqtrajtimi i të tjerëve, abuzimi fizik dhe social, keqtrajtimi seksual dhe ngacmimi, kanë nevojë për aftësi kualitative të cilat mund të ofrohen nga ana e edukimit bashkëmoshatar.

Pa edukim të mirëfilltë dhe pa i sfiduar këto lloje të sjelljeve për të rinjtë është shumë e vështirë t’i kuptojnë llojet themelore të dhunës. Prandaj këtu do t’i japim disa shembuj se çka është dhuna në jetën e përditshme të të rinjve, gjëra të cilat të rinjtë shpesh nuk i konsiderojnë fare si dhunë. Ato janë si vijon:

Faleminderit që dëgjuat Mësimin 2: Shakaja Kundrejt Dhunës