1 of 2

Moduli 2 – Aftësi PRAKTIKE

Hyrje

Programi Y përpiqet të zhvillojë kompetencat kryesore psikosociale dhe edukimi shëndetësor për të rinjtë, si pjesë e një qasjeje të bazuar në shkencë, holistike dhe të ndjeshme ndaj gjinisë për të promovuar shëndetin dhe për t’i parandaluar të gjitha format e dhunës. Me qëllim të forcimit të aftësisë së të rinjve për t’u përballuar në mënyrë efektive me sfidat gjatë rritjes dhe për t’i kundërshtuar tendencat negative sociale, Programi Y ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Është paradigma e ndërlikueshmërisë së qëllimeve të përcaktuara që kërkon përdorimin e metodave pjesëmarrëse të punës, pra pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve në një seri aktivitetesh të ndërlidhura që u ofrojnë pjesëmarrësve të punëtorisë përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e të mësuarit, ndërsa roli i mësimdhënësit/edukatori është të udhëheqë procesin dhe t’i ndihmojë pjesëmarrësit për t’i përfunduar detyrat e secilës punëtori individuale.