1 of 2

Mësimi 5: Terma me rëndësi

Më poshtë janë paraqitur termat dhe shkurtesat më të rëndësishme të cilat do t’i hasni gjatë mësimdhënies dhe mësimnxënies së përmbajtjes të Programit Y.

Shkurtesa me rëndësi

BMC – Klubi “Bonu Burrë”
HAV – Virusi i Hepatitit A
HBV – Virusi i Hepatitit B
HCV – Virusi i Hepatitit C
HIV – Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut
HPV – Virusi i Papilomës njerëzore
HSV – Virusi i thjeshtë i urdhjes
IPPF – Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Prindëror
PAS – Substanca psikoaktive
Program M – Programi i Burrave të Rinj (Young Men)
Program Y – Programi i të Rinjve (Youth)
DHBGJ – Dhuna mbi baza gjinore
SIDA – Sindromi i fituar i mungesës së imunitetit
STI – Infeksionet seksualisht të transmetueshme
SRH – Shëndeti seksual dhe ai riprodhues
OBSH – Organizata Botërore e Shëndetësisë
YMI – Iniciative e Burrave të Rinj

Terma me rëndësi

AD/HD – Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes.
KËMBËNGULËSIA në komunikim: të qenit të prirë për të shprehur me guxim dhe besim mendimet dhe ndjenjat.
DISKRIMINIMI MBI BAZA GJINORE përfaqëson privilegjin, përjashtimin ose kufizimin në bazë të gjinisë, gjë që individëve ua bën të vështirë njohjen, shijimin ose ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut ose ua mohon ato.
DROGË është çdo substancë që mund të prodhojë ndryshime në funksionimin e organizmave të gjallë, qoftë ndryshime fiziologjike apo të sjelljes.
DHUNA EKONOMIKE shpesh është një formë e shprehjes së fuqisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, veçanërisht në një familje. Fenomeni po bëhet më i theksuar në mesin e bashkëmoshatarëve që shkatërrojnë me qëllim pronën e bashkëmoshatarëve të tjerë ose të shtetit dhe midis partnerëve kur një person menaxhon dhe kontrollon përdorimin e pasurisë së një personi tjetër.
DHUNA EMOCIONALE/PSIKOLOGJIKE është zakonisht forma më e vështirë e dhunës për t’u njohur. Mund të përfshijë poshtërimin, kërcënimin, ofendimin, presionin, dhe shprehjen e xhelozisë apo të zotërimit, si p.sh. kontrolli mbi vendimet dhe aktivitetet.
DHUNA FIZIKE është përdorimi i forcës fizike siç është goditja, pickimi, rrahja ose shtyrja.
STEREOTIPAT GJINORË lindin nga supozime (shpesh të vjetruara) për rolet, aftësitë dhe tiparet e grave dhe burrave. Ata mund të shkaktojnë dëme materiale ose psikologjike që do t’i parandalojnë gratë ose burrat të bëjnë zgjedhje ose i bëjnë ata të paaftë për t’i gëzuar plotësisht të drejtat e tyre.
IZOLIMI – një burrë që është i dhunshëm në forma të ndryshme izolon gruan nga familja, shoqëria dhe bota e jashtme. Izolimi mund të jetë i formave të ndryshme si: ndalja e telefonit, mbyllja e saj brenda ndonjë ambienti, ofendimi i shoqërisë së saj, konfiskimi i dokumenteve të saj.
BARAZIA GJINORE nënkupton të drejta, përgjegjësi dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. Barazia nuk promovon identitetin e grave dhe burrave por respekton të drejtën e tyre për diversitet.
DHUNA – përdorim i qëllimshëm i forcës fizike ose fuqisë, duke kërcënuar ose vepruar kundër vetvetes, një personi tjetër ose një grupi njerëzish ose kundër të gjithë komunitetit, e cila mund të rezultojë ose rezulton në dëmtim, vdekje, pasoja psikologjike, moszhvillim ose privim.
SEKSI – i referohet atributeve dhe karakteristikave biologjike që identifikojnë një person si mashkull ose femër.
KONTROLLI I PLOTË – Qëllimi i abuzuesit është që të kontrollojë gruan. Një abuzues zakonisht është kontrolluesi kryesor që vendosë në të gjitha situatat kur bëhet fjalë për jetën e gruas. Ai vendosë çfarë duhet të bëjë ajo, kur dhe çfarë të flasë, çfarë të mendojë, kur të bëjë thirrje telefonike, sa para i duhen asaj. Ky kontroll shpeshherë nga ai paraqitet si dashuria dhe kujdesi i tij ndaj saj.
DHUNA PSIKOLOGJIKE është përdorimi i forcës psikologjike me qëllim të shkaktimit të dhimbjes mendore, shkaktimit të frikës, dëmtimit të dinjitetit, dhe rritjes së ndjenjave. Dhuna psikologjike nuk ka pasoja fizike dhe për këtë arsye është më e vështirë të identifikohet, por ajo ka efekte të qëndrueshme tek viktima.
BARAZIA GJINORE nënkupton dukshmëri, kompetencë dhe pjesëmarrje të barabartë gjinore në të gjitha aspektet e jetës publike dhe private. Barazia gjinore është e kundërta e pabarazisë gjinore, jo e diversitetit gjinor.
SHËNDETI RIPRODHUES iu adresohet proceseve riprodhuese, funksioneve dhe sistemit në të gjitha fazat e jetës. Pra, shëndeti riprodhues nënkupton që njerëzit janë të aftë të kenë një jetë seksuale të përgjegjshme, të kënaqshme dhe të sigurt dhe se ata kanë aftësinë të riprodhojnë dhe lirinë për të vendosur se nëse po, kur dhe sa shpesh duan ta bëjnë atë gjë. Këtu nënkuptohen të drejtat e burrave dhe grave për të qenë të informuar të kenë qasje në metoda të sigurta, efektive, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit familjar, sipas zgjedhjes së tyre, dhe të drejtën për të pasur qasje në shërbime të përshtatshme shëndetësore të cilat do t’i japin mundësinë grave të kalojnë shtatzëninë dhe lindjen në mënyrë të sigurt si dhe iu sigurojnë çifteve shanset më të mira për të pasur një foshnjë të shëndetshme.
GJINIA i referohet konstrukteve sociale të ndryshimeve dhe pabarazive në mes burrave dhe grave (për shembull, mënyra si ata/ato duhet të vishen dhe të sillen). Këto ide dhe pritshmëri mësohen në familje, shoqëri, religjion dhe institucione kulturore, shkolla, vende të punës dhe media.
Identiteti gjinor është ndjenja e brendshme e një personi për gjininë. Identitetet gjinore më së shpeshti citohen si “mashkull” dhe “femër” sepse këto identitete janë në përputhje me normat shoqërore.
SHPREHJA GJINORE përfshin karakteristikat e personalitetit, pamjes dhe sjelljes që përcaktohen si mashkullore ose femërore në periudha të veçanta kulturore dhe historike.
DHBGJ – Dhuna mbi baza gjinore e cila vjen si pasojë e pritjeve gjinore dhe/ose identitetit seksual dhe gjinor të personit tjetër. Me gjithë faktin se DHBGJ-së mund t’i nënshtrohen burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, fokusi i përpjekjeve në kuadër të DHBGJ-së është në eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave duke marrë parasysh faktin se ato paraqesin pjesën më të prekur nga ky lloj i dhunës.
SEKSUALITETI – i referohet të shprehurit të ndjenjave, mendimeve dhe sjelljeve tona si burra ose gra. Kjo përfshin ndjenjat tona të tërheqjes, pasionit dhe sjelljeve në marrëdhëniet intime. Seksualiteti është të shprehurit e asaj se kush jemi ne si qenie njerëzore – ai përfshin të gjitha ndjenjat, mendimet dhe sjelljet që i kemi si burra ose gra; ndjenjën se jemi tërheqës, se jemi të dashuruar dhe se jemi në marrëdhënie që përfshin intimitet dhe aktivitet fizik seksual.
Dhuna seksuale është çdo akt seksual i padëshiruar ose përpjekje për t’u përfshirë në akt seksual përmes frikësimit fizik, psikologjik ose emocional, për shembull, duke thënë: “Nëse do të më doje mua, do të bëje seks me mua”. Ashtu si me format e tjera të dhunës ndaj grave, faktori kryesor në dhunën seksuale shumicën e rasteve është të shprehurit e fuqisë mashkullore dhe sundimit të tyre mbi gratë.
IDENTITETI SEKSUAL paraqet identitetin seksual të vetë personit.
FRIKËSIMI është njëra prej teknikave më të suksesshme të kontrollit. Abuzuesi ushtron kontroll përmes frikësimit të vazhdueshëm: Do t’i djeg flokët, do të hedh nga çatia, do të të pres në copa, do të të gjej kudo që shkon… Shpesh, këto kërcënime janë të lidhura me fëmijët ose persona të afërt të viktimave si prindërit, motrat dhe vëllezërit.