1 of 2

Mësimi 2: Shëndeti i burrave të rinj

Mësimi 2: Shëndeti i burrave të rinj

Materialet e nevojshme: Letër për tabelë, copa të vogla letre, ngjitës, dhe laps për të shënuar në tabelë, fletët e burimeve.

Koha e rekomanduar:90 minuta

Vërejtje për planifikim: Nëse është e mundur, do të ishte interesant që ky aktivitet të shoqërohet me një vizitë te një prej shërbimeve lokale shëndetësore, ku të rinjtë mund të takohen dhe të flasin me ekspertët e shëndetit.

Procedura:

1. Jepini secilit pjesëmarrës dy copa të vogla letre dhe kërkojini (secilit veç e veç dhe pa dëgjuar të tjerët) që të shkruajnë dy karakteristika tipike të të qenit burrë (secila duhet të shkruhet veçmas, në një copë letre). Kërkojuni që t’i mbajnë këto copa letre për një fazë të mëvonshme të ushtrimit.
2. Bashkojini dy ose tri fleta letre të tabelës dhe kërkoni një vullnetar që të shërbejë si model, për të vizatuar vijat e trupit të njeriut.
3. Pasi t’i kenë vizatuar vijat e trupit, kërkojuni që ta mbushin skicën me detaje, që ta bëjnë atë të duket një djalë i ri – t’i krijojnë fytyrën, ta veshin dhe t’i japin personalitet. Për shembull, çfarë i pëlqen atij djaloshi të bëjë për kënaqësi, ose çfarë bën fundjavave? Secili duhet të marrë pjesë në ushtrimin e vizatimit. Kërkojuni pjesëmarrësve që t’i vënë emër djaloshit të vizatuar.
4. Më pas, vizatoni një skicë tjetër të trupit në dy ose tri fletë të reja të letrës. Kërkoni një vullnetar që t’i vizatojë organet gjenitale në trupin e vizatuar. Nëse pjesëmarrësve u vjen shumë turp, atëherë moderatori mund ta bëjë këtë.
5. Kur të jenë realizuar të dyja skicat, jepuni secilit pjesëmarrës nga dy copa të vogla letre dhe kërkojuni që të shkruajnë dy probleme/nevoja shëndetësore, me të cilat ballafaqohet një burrë (secila duhet të shkruhet veçmas në një letër).
6. Kur të kenë përfunduar së shkruari, kërkoni nga secili pjesëmarrës që t’i lexojë me zë problemet/nevojat shëndetësore, dhe ngjitini ato te pjesa e trupit ku shfaqet ky problem shëndetësor. Nuk prish fare punë, nëse përsëriten disa prej problemeve.
7. Pastaj, kërkoni nga pjesëmarrësit që t’i lexojnë me zë karakteristikat e të qenit burrë, të cilat i kanë shkruar në fillim të aktivitetit. Pas leximit të një karakteristike, secili pjesëmarrës duhet ta ngjisë copën e letrës në trupin e vizatuar afër problemit/nevojës shëndetësore, me të cilën mund të ketë lidhje karakteristike. Kujtojuani aktivitetin dhe diskutimin e mëparshëm, të cilin e patën lidhur me socializimin dhe rreziqet shëndetësore, me të cilat ballafaqohen burrat. Për shembull, karakteristika mashkullore për të pasur disa partnerë seksualë mund të ngjitet afër zonës gjenitale, për të nënkuptuar lidhjen e saj me rrezikun e transmetimit të sëmundjeve përmes seksit.
8. Shihni, nëse pjesëmarrësit e identifikojnë alkoolizmin, dhunën, vetëvrasjen, sidën dhe përdorimin e substancave si probleme shëndetësore. Nëse nuk i përmendin, pyetni nëse të rinjtë e bashkësisë së tyre ballafaqohen me këto probleme.
9. Shfrytëzoni pyetjet më poshtë, për ta moderuar diskutimin

Pyetje për diskutim:

Përmbyllje:

Ashtu siç është diskutuar në këtë sesion dhe në atë të mëparshëm, duket qartë se ka një lidhje mes mënyrës se si rriten burrat dhe si shqetësohen ata për shëndetin e tyre. Shumë burra, për të treguar se janë burra, nuk shqetësohen për shëndetin e tyre, dhe mund të besojnë se të kujdesesh për trupin, apo të qenët tejet i shqetësuar për shëndetin, përbën atribute femërore. Këto lloj qëndrimesh dhe sjelljesh mësohen në moshë të hershme dhe kanë ndikim në shëndetin e burrave gjatë tërë jetës. Për këtë arsye, është me rëndësi që, si të rinj, të mësoni rëndësinë e kujdesit ndaj vetvetes, duke përfshirë edhe praktikat themelore të higjienës. Duke vepruar në këtë mënyrë, ka përfitime pozitive si për ju, ashtu edhe për partnerët tuaj, gjë që do të trajtohet më gjerë në aktivitetet e ardhshme.

Fleta burimore: Praktikat e mira të higjienës për të rinjtë

Larja e trupit

Larja e trupit ndihmon për të qëndruar të pastër, për të shmangur infeksionet dhe sëmundjet. Pastrohuni me ujë apo sapun një herë apo dy herë në ditë. Të lahen duart para dhe pas ngrënies, lani duart pas përdorimit të banjës, për të parandaluar përhapjen e baktereve dhe të infeksioneve. Larja e fytyrës, të paktën dy herë në ditë me sapun dhe ujë, mund të ndihmojë për të mbajtur larg aknet në fytyrë ose për t’i bërë ato më pak të dukshme.

Mbajtja e erës të mirë

Përdorimi deodoranteve, pudrës së bebeve ose i produkteve më të zakonshme në vendin tuaj për aromë të mirë nën krahët tuaja.

Qimet

Pastrojini qimet tuaja rregullisht, për t’i mbajtur ato të pastra. Është mirë të pastrohen çdo ditë, një herë në dy ose tri ditë, ose një herë në javë. Jo të gjithë burrat deh gratë rruhen. Kjo varet nga kultura dhe zgjedhja.

Dhëmbët dhe goja

Përdorni atë që është më e zakonshme në vendin tuaj, për t’i pastruar dhëmbët dy herë në ditë, edhe para se të shkoni në shtrat çdo natë. Pastrimi i dhëmbëve ndihmon në shmangien e dëmtimit të tyve. Përdorimi i pastës së dhëmbëve me fluoride mund të ndihmojë gjithashtu për t’i forcuar dhëmbët tuaja.

Të brendshmet

Vishni të brendshme të pastra çdo ditë, për të shmangur infeksionin dhe për ta mbajtur zonën gjenitale të pastër.

Zonat gjenitale

Është e rëndësishme larja dhe pastrimi i penisit çdo ditë. Lahet scrotumi, ndërmjet qeses së testikujve dhe kofshëve, midis prapanicës dhe anusit me sapun dhe ujë çdo ditë. Për meshkujt që nuk janë bërë synet, është e rëndësishme që ta tërheqin mbrapsht lëkurën e penisit dhe butësisht ta pastrojnë këtë zonë. Të qenit jo të bërë synet, nuk përbën problem higjene në vetvete, por burrat që nuk janë bërë synet duhet të kujdesen më shumë për higjienën e tyre. Për të gjithë burrat, është e rëndësishme larja dhe pastrimi i penisit dhe i zonën përreth anusit çdo ditë.

muski polni organ
muski polni organ