1 of 2

Mësimi 3: Shkathtësi negocimi

Qëllimi: Për të diskutuar dhe praktikuar shkathtësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe të bërit e negociatave.

Materialet e nevojshme: Letër për tabelë, letër, stilolaps, ngjitës, dhe një numër i mjaftueshëm i kopjeve të fletës së burimeve për secilin pjesëmarrës.

Koha e rekomanduar:90 minuta

Vërejtje për planifikim: Asgjë

Procedura:

Pjesa 1 – Zgjidhja e konfliktit (30 minuta)

1. Para fillimit të sesionit, përgatitni dy copa letre për tabelë me informacione prej fletës së burimeve.
2. Bëni një aktivitet me dhënie të ideve me pjesëmarrësit, lidhur me skenarë të konflikteve të zakonshme, me të cilat ballafaqohemi gjatë marrëdhënieve të tyre dhe me komunitetin. Inkurajojini pjesëmarrësit të mendojnë për lloje të ndryshme të marrëdhënieve, për shembull: e dashur dhe i dashur, prind dhe fëmijë, shef dhe punëtor, fqinjë.
3. Ndajini pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe jepini secilit nga një skenar të konfliktit.
4. Analizojeni fletën në tabelë me “Mënyrat për zgjidhjen e konflikteve” dhe shpjegoni se secili grup duhet të përgatisë një skeç të shkurtër, për ta ilustruar se si mund të zgjidhet konflikti, duke përdorur njërën prej metodave të shkruara në fletën në tabelë.
5. Ftojini grupet që t’i paraqesin skeçet dhe kërkoni nga pjesëmarrësit që t’i identifikojnë metodat e ndryshme të zgjidhjes së konfliktit.
6. Bëni një diskutim të shkurtër të përparësive dhe mangësive të metodave të ndryshme.

Pjesa 2 – Negociata
Fitore-fitore (60 minuta)

1. Analizoni fletën në tabelë me “Katër hapa të negociatave të suksesshme fito/fito”.
2. Kërkojuni pjesëmarrësve të kthehen në grupet e tyre dhe të diskutojnë një shembull të negociatave fito/fito dhe të planifikojnë një skenar me role për ta demonstruar këtë.
3. Ftojini grupet që t’i paraqesin skenarët me role.
4. Përdorni pyetjet në vijim, për ta përmbledhur sesionin.

Pyetje për diskutim:

1. Pse nganjëherë është e vështirë të negociohen zgjidhjet për konfliktin?
2. Çfarë e bën më të lehtë negocimin? Çfarë e vështirëson?
3. Cilët janë shembujt e situatave, në të cilat nuk do të donit të bënit kompromis?
4. Çfarë keni mësuar prej këtij aktiviteti? Si mund ta aplikoni këtë në jetën dhe marrëdhëniet tuaja?

Përmbyllje:

Negocimi është një fakt i jetës, por jo gjithmonë i lehtë. Të mësuarit dhe praktikumi i shkathtësive për negociata mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në sfera të ndryshme të jetës dhe të ndërtimit të marrëdhënieve më të shëndosha dhe më të barabarta.

Lidhjet në internet

Aktiviteti “Çfarë bëj kur zemërohem?” mund t’i ndihmojë pjesëmarrësit për të menduar se si ta identifikojnë veten kur janë të zemëruar, dhe si mund të ndikojë kjo në mënyrën se si ata komunikojnë. Ky aktivitet mund të lidhet edhe me “Skena të daljes në takim”, si dhe me një diskutim të rëndësisë së negociatave në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

Fleta burimore

Mënyra për të zgjdhur konfliktet:

Shmanguni konfliktit: Thjesht tërhiquni nga konfliktet.
Zbuteni situatën: Pretendoni që nuk ka konflikt, dhe se gjithçka është në rregull.
Fitoni me çdo kusht: Merrni atë që dëshironi; personi tjetër humb.
Kompromisi: Hiqni dorë nga diçka që doni, që të merrni diçka tjetër që doni.
Negociatat fitore/fitore: Shfrytëzojeni zgjidhjen kreative të konfliktit, me qëllim që të dy njerëzit të marrin atë që dëshirojnë apo atë që iu nevojitet.

Katër hapa për negociata të suksesshme me të dyja palët fituese apo fitore/fitore (pjesa 2)

Tregoni pozicionin tuaj. Përdorni qëndrime “Unë”, tregoni çfarë dëshironi ose çfarë ju nevojitet.
Dëgjoni pozicionin e tjetrit. Kuptoni se çfarë dëshiron apo për çfarë ka nevojë personi tjetër. Përsëriteni pozicionin e tjetrit, që të siguroheni që e keni kuptuar atë.
Mendoni ide rreth zgjidhjeve me të dyja palët fituese apo fitore/fitore. Kini parasysh nevojat dhe kërkesat e të dyja palëve. Bëhuni kreativ.
Pajtohuni për një zgjidhje. Provojeni. Nëse nuk funksionon, fillojeni procesin sërish.