Në këtë mësim do të flasim se si të rinjtë ballafaqohen me stresin dhe si po ndikon ai në shëndetin e tyre mendor. Për të filluar së pari duhet të përcaktojmë se çka është shëndeti mendor. Sipas përkufizimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i azhurnuar në vitin 2014, “Shëndeti mendor përkufizohet si gjendje e mirëqenies në të cilën çdo individ realizon potencialin e tij, mund t’i përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme, dhe është në gjendje të japë kontribut në komunitetin e tij”. Dimensioni pozitiv i shëndetit mendor theksohet në përkufizimin e shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, siç gjendet në kushtetutën e saj: “Shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungesa e sëmundjes ose e dobësisë”. Truri i të rinjve është një nivel të lartë stresi gjatë fazës së rritjes dhe po kështu ndikimi në shëndetin e tyre mendor ndikohet shumë nga niveli i stresit që kanë. Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për problemet e tyre dhe të përpiqemi t’i kuptojmë dhe t’i ndihmojmë ata, aq sa mundemi. Disa nga shkaqet e stresit që mund të rrezikojnë shëndetin mendor të të rinjve janë: presioni i bashkëmoshatarëve, abuzimi dhe neglizhimi fizik dhe emocional, problemet familjare përfshirë abuzimin dhe alkoolin, ndryshimet e pubërtetit, ngacmimi, përjashtimi shoqëror, aktivitetet sportive dhe jashtëshkollore, pritjet shumë të larta, transferimi në shtëpi apo shkollë të re, testet dhe detyrat e shtëpisë, presioni në shkollë, zhvillimi fizik shumë i shpejtë ose shumë i ngadaltë, refuzimi nga bashkëmoshatarët, konfliktet në lidhje, të qenët në lidhje dashurie, problemet me paratë etj. Për të kuptuar më shumë aspekte se pse është kaq e rëndësishme të punohet në shëndetin mendor ne duhet të theksojmë disa fakte të rëndësishme mbi shëndetin mendor. Në këtë sllajd mund të shohim se, sipas OBSH-së, rreth 20% e fëmijëve dhe adoleshentëve në botë kanë çrregullime ose probleme mendore. Ata thonë se rreth gjysma e çrregullimeve mendore fillojnë edhe para moshës 14 vjeç. Mbi 800.000 njerëz bëjnë vetëvrasje çdo vit dhe vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek personat nga mosha 15 vjeç e deri te mosha 29 vjeç. Ka indikacione se për secilin të rritur që bën vetëvrasje mund të ketë pasur më shumë se 20 të tjerë që kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje. Identifikimi i hershëm dhe menaxhimi efektiv janë thelbësorë për të siguruar që njerëzit të marrin kujdesin e nevojshëm. Çrregullimet mendore janë faktorë të rëndësishëm rreziku për sëmundje të tjera, si dhe për dëmtime të paqëllimshme dhe të qëllimshme, sepse ato rritin rrezikun e prekjes nga sëmundje të tjera si HIV-i, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe anasjelltas. Dhe fakti i fundit i paraqitur këtu është fakti se stigma dhe diskriminimi ndaj pacientëve dhe familjeve pengojnë njerëzit që të kërkojnë kujdes shëndetësor mendor. Akoma ka keqkuptime lidhur me atë se çfarë përfaqëson shëndeti mendor në shoqërinë tonë, kështu që stigma rreth tij është shumë e përhapur. Kjo stigmë mund të çojë në abuzim, refuzim dhe izolim dhe të përjashtojë njerëzit nga kujdesi shëndetësor ose mbështetja. Me qëllim të promovimit të shëndetit pozitiv mendor tek të rinjtë, ju, si edukatorë, mund të jepni kontribut të rëndësishëm për ta duke zhvilluar shëndetin e tyre mendor përmes përdorimit të setit të mjeteve Y në:
Faleminderit që dëgjuat mësimin numër 4: Ballafaqimi me stresin dhe shëndeti mendor.