1 of 2

Mësimi 5: Vendimmarrja dhe abuzimi me substanca

Qëllimi: Për të reflektuar në presionin e moshatarëve dhe në vendimmarrjen, lidhur me përdorimin e substancave, dhe për ta kuptuar konceptin e varësisë.

Materialet e nevojshme: Një numër i mjaftueshëm i kopjeve të fletëve të burimeve për secilin pjesëmarrës, fletë për tabelë dhe laps për të shënuar në tabelë.

Koha e rekomanduar: 45 minuta

Vërejtje për planifikim: Asgjë

Procedura:

Pjesa 1 (20 minuta)

  1. Jepini secilit pjesëmarrës nga një kopje të fletës së burimeve dhe kërkojini që ta plotësojë brenda pesë minutave. Për grupet me njohuri të pakta, lexojini pyetjet me zë të lartë dhe kërkojuni që t’i diskutojnë në çifte.
  2. Ftojini pjesëmarrësit që t’i shkëmbejnë përgjigjet me njëri-tjetrin. Nëse grupi është i madh, atëherë pjesëmarrësit mund të ndahen në grupe më të vogla për t’i shkëmbyer përgjigjet.
  3. Pasi pjesëmarrësit t’i kenë shkëmbyer përgjigjet, përdorni pyetjet më poshtë, për ta moderuar diskutimin.
  • A është presioni midis moshatarëve një faktor i madh, arsyeja pse burrat i përdorin substancat?
  • A e përjetojnë edhe gratë presionin e moshatarëve për të përdorur substanca?
  • Në ç’mënyrë është i ngjashëm presioni i moshatarëve? Në ç’mënyrë është i ndryshëm?
  • Si ndikon alkooli në seks dhe te vendimet në lidhje me seksin? A ndihmon/dëmton?
  • Cilat vendime ose sjellje mund të ndikohen prej alkoolit apo drogave të tjera (për shembull, ngarja e makinës, puna, marrëdhëniet, dhuna)?
  • Si mund t’i sfidoni disa prej presioneve të moshatarëve, me të cilat ballafaqohen burrat për përdorimin e substancave? Si mund t’i sfidoni disa prej presioneve të moshatarëve, me të cilat ballafaqohen femrat për përdorimin e substancave?

Pjesa 2 (25 minuta)

1.Zhvilloni me pjesëmarrësit një stuhi idesh, për sa i përket varësisë dhe substancave. Shpjegoni se varësia dhe abuzimi me substanca nuk i përket vetëm përdorimit të substancave, por edhe llojeve të tjera të sjelljeve, si ngrënia e një lloji të caktuar ushqimi (për shembull: ushqim i shpejtë, çokollatë), shikimi i televizionit, video-lojërat), kalimi i gjithë kohës suaj duke parë televizor. Zhvilloni një aktivitet të tillë me pjesëmarrësit, lidhur me mjetet, substancat dhe aktivitetet, me të cilat individët krijojnë varësi.

2. Kërkojuni pjesëmarrësve të përmendin se ndaj cilave gjëra, substanca dhe aktivitete të përmendura, krijojnë varësi të rinjtë.

3. Ndajini pjesëmarrësit në grupe prej tre ose katër personash. Kërkojuni që të zgjedhin njërën prej gjërave të përmendura, ndaj të cilave krijojnë varësi të rinjtë, si dhe arsyet se pse ndodh kjo.

4. Kërkoni nga secili grup që t’i paraqesë pikat kryesore të diskutimit, si dhe ftojini grupet e tjera që t’i shtojnë komentet e tyre.

5. Përdorini pyetjet më poshtë për ta përmbledhur diskutimin në lidhje me varësinë.

Pyetje për diskutim:

1. Cilat janë arsyet më të rëndomta se pse të rinjtë krijojnë varësi prej diçkaje?
2. Si ndikon varësia ose abuzimi me substanca te një individ? Si ndikon në marrëdhëniet e tij ose të saj?
3. Cila është lidhja mes pranisë së substancës dhe rrezikut për të abuzuar apo për t’u droguar me të?
4. Cilat janë përparësitë e mundshme të varësisë ose abuzimit me substanca?
5. Çfarë keni mësuar nga ky ushtrim? Si mund ta aplikoni këtë në jetën tuaj dhe në marrëdhëniet tuaja?

Përmbyllje:

Në shumë ambiente është e zakonshme për burrat dhe gratë të përdorin substanca (për shembull, alkool), si pjesë e bisedimeve dhe e mbledhjeve shoqërore. Është e rëndësishme që individët të dinë si t’i caktojnë kufizimet, për sa i përket përdorimit të substancave dhe respektimit të kufizimeve të vendosura nga të tjerët. Për shembull, disa strategji për të pirë në mënyrë të përgjegjshme përfshijnë pirjen e një sasie të vogël dhe mos përzierjen e pijeve me substanca të tjera. Gjithashtu, është e rëndësishme që të krijohen forma të tjera të argëtimit, pa qenë alkooli dhe substancat e tjera në qendër të vëmendjes, dhe të mos bëjmë presion mbi ata të cilët nuk dëshirojnë t’i konsumojnë këto substanca. Duke qenë të vetëdijshëm për shqetësimet dhe tensionet në jetën e përditshme, ajo ju ndihmon të zhvilloni forma të ndryshme të kanalizimit të tyre në mënyrë pozitive, si dhe për t’i shmangur sjelljet që mund të çojnë në varësi dhe abuzim substancash. Varësia ose abuzimi me substancat shpesh rezulton në mos gjetjen e rrugës dhe/apo një zgjidhjeje për të dalë prej problemeve; megjithëkëtë, të pasurit e varësisë vetëm sa shkakton shtyrjen e gjetjes së zgjidhjes. Varësia lidhet me problemet emocionale, të cilat fillojnë të krijojnë një shmangie nga jeta jonë, duke çuar në rritjen e mungesës së interesit, motivimit dhe domethënies për vetë jetën. Është me rëndësi që t’ua mësoni këtë atyre. Edhe kur vërtet nuk ngriheni dot në këmbë, gjithmonë ekziston diçka që mund të bëhet, dhe se nuk është kurrë vonë për të komunikuar me shkollat.

Fleta burimore