1 of 2

Mësimi 4: Çfarë do të doja të bëja me jetën time? Si ndikohem nga të tjerët/at?

Qëllimi: T’u jepet të rinjve shansi të reflektojnë mbi qëndrimet e tyre, zgjedhjet, planet jetësore dhe si janë ata të ndikuar nga marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

Materialet e nevojshme: Letra dhe lapsa, muzikë (opsionale).

Koha e rekomanduar: 45 minuta (një orë shkollore)

Vërejtje për planifikim: Para sesionit rekomandohet që moderatori ta bëjë këtë aktivitet njëherë vetë dhe të reflektojë, në lidhje me mënyrën se si i ka shprehur emocionet. Është me rëndësi të identifikohen qendrat lokale këshillëdhënëse apo profesionistët, te të cilët mund të drejtohen të rinjtë, nëse kanë nevojë.

HAP OPSIONAL: Vini muzikë për pjesëmarrësit, përgjatë kohës kur ata punojnë me përgjigjet e tyre.

Procedura:

  1. Shkruajini pyetjet në një letër tabele. Kërkoni nga pjesëmarrësit që të jenë të qetë, dhe secili prej tyre të mendojë rreth pyetjeve dhe t’i shkruajë apo t’i vizatojë përgjigjet. Ata kanë 10 minuta për këtë pjesë.
    • Çfarë lloj njeriu dua të jem përgjatë 10 vjetëve?
    • Çfarë do të doja të isha duke bërë me jetën time?
    • A do të jem duke studiuar dhe/ose punuar?
    • A do të kem një partner? Fëmijë?
    • A do të jem pjesë e ndonjë grupi ose aktiviteti?
  2. Ftojini pjesëmarrësit t’i ndajnë përgjigjet e tyre dhe shfrytëzojini pyetjet me poshtë për të drejtuar një diskutim.Pyetje për diskutim:
      • A është e lehtë të përshkruani se çfarë do të donit për të ardhmen tuaj? Pse dhe pse jo?
      • A mendoni se vizioni juaj për veten në të ardhmen është realist? Pse?
      • Çfarë ju nevojitet, në mënyrë që të jeni të aftë të arrini jetën që ju e parashikoni për veten tuaj?
      • Cilat janë sfidat që do të duhet t’i përballoni, në mënyrë që të arrini planet tuaja?
      • Në ç’mënyrë jeni të ngjashëm me pjesëmarrësit e tjerë? Në ç’mënyrë jeni të ndryshëm? Nga mendoni se vijnë ngjashmëritë
  3. Kërkoni nga pjesëmarrësit të mendojnë për tre njerëz, me të cilët ata kanë një marrëdhënie të afërt. Kërkoni nga ata të mendojnë rreth opinionit që ata njerëz kanë rreth tyre, duke u fokusuar te pyetjet e shkruara në letrën tabelë. Jepuni 10 minuta kohë pjesëmarrësve për ta shkruar reflektimin e tyre në një copë letër.
  4. Çfarë mendojnë ata rreth besimeve dhe qëndrimeve të mia?
    Çfarë mendojnë ata rreth asaj që bëj unë?
    Çfarë mendojnë ata rreth planeve të mia, rreth pasjes së një partneri dhe fëmijëve?
    Çfarë mendojnë ata rreth asaj që unë do të dëshiroja të bëhem?
  5. Kujtojuni pjesëmarrësve pyetjet, mbi atë se si ata e shihnin veten dhe të ardhmen e tyre, të cilave iu janë përgjigjur në aktivitetin paraprak.
  6. Pasi t’iu keni dhënë disa minuta për të reflektuar mbi pyetjet, drejtoni një diskutim grupor, duke shfrytëzuar pyetjet e mëposhtme.

Pyetje për diskutim:

  1. A pajtohen njerëzit tuaj të afërt me besimet dhe qëndrimet tuaja? Sa kanë ndikuar ata tek ato?
  2. A pajtohen ata me planet tuaja për të ardhmen? A iu mbështesin?
  3. Sa e rëndësishme është mbështetja e tyre? Si ndikojnë mendimet e njerëzve tuaj të afërt në jetën tuaj?
  4. Si mund të jenë fuqizuese mendimet e të tjerëve, për shembull, si mund të të japin forcë dhe besim?
  5. Si mund të jenë mendimet e të tjerëve pengesa, për shembull, si mund të të ndalojnë apo të të kufizojnë? Çfarë mund të bëjmë ne rreth kësaj?
  6. Si mund të ndërtoni marrëdhënie, bazuar në respekt?
  7. Sa i rëndësishëm është për ju statusi në rrjetet sociale? Sa ndikon në jetën tuaj dhe në çfarë mënyre?
  8. A ndiheni sikur media ka ndikuar mbi besimet tuaja dhe si e shihni të ardhmen tuaj?
  9. Çfarë faktorësh të tjerë ndikojnë mbi vendimet tuaja në jetë?
  10. A mendoni se planet tuaja do të ishin të ndryshme, nëse do të ishit seksi tjetër? Si?
  11. A është e zakonshme për femrat të kenë shokë meshkuj (do të thotë shokë meshkuj, me të cilët ato nuk kanë marrëdhënie seksuale ose romantike)? Pse dhe pse jo? A janë të rëndësishme këto lloj marrëdhëniesh?
  12. A janë planet tuaja “normale” në komunitetin tuaj? Çfarë do të ndodhte, nëse ju do të largoheshit nga të gjitha normat dhe do të provonit të jetonit një jetë krejt ndryshe nga shumica?
  13. Çfarë mësuat në këtë aktivitet? A keni mësuar diçka që do të mund të aplikohet në jetën dhe te marrëdhëniet tuaja?

PROCEDURË ALTERNATIVE: Gjithashtu, ky aktivitet mund të zbatohet duke u fokusuar në lloje të ndryshme të marrëdhënieve, për shembull, familje, shoqëri ose partnerë intimë. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin llojet e caktuara të marrëdhënieve, të cilat ata do të donin t’i diskutonin, ose procedura mund të përsëritet, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësi t’i konsiderojnë të gjitha llojet e marrëdhënieve një e nga një.

Përmbyllje:

Faktorë të shumtë formësojnë atë që ne jemi, si dhe ndikojnë te vendimet tona në jetë; familjet tona, njerëzit e tjerë të cilët janë të afërt me ne, komunitetet tona, rrjetet sociale, media, rolet gjinore etj. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, se si mendimet e të tjerëve ndikojnë në mënyrën se si e sheh veten dhe zgjedhjet që ti bën. Kjo përfshin të qenit i aftë të dalloni se si disa nga këto mendime mund t’ju ndihmojnë të bëheni më i fortë, si dhe djem e vajza me më shumë vetëbesim – se si të tjerët mund t’ju kufizojnë apo t’ju bëjnë të ndiheni keq me veten. Në jetën tuaj duhet të përpiqeni të keni lidhje që ju ndihmojnë të jeni personi që ju dëshironi të jeni dhe t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Gjithashtu, duhet të jeni të vetëdijshëm se si ju ndikoni në mënyrë reciproke te të tjerët dhe t’i trajtoni të tjerët ashtu si dëshironi t’ju trajtojnë ju – ky është çelësi për ndërtimin e lidhjeve të barabarta dhe përmbushësh.