1 of 2

MODULI 6 – VITI 2 – TA LARGOJMË DHUNËN! – Semestri i parë: Nga dhuna në bashkëjetesë paqësore

Hyrje

Konflikti ndodh në të gjitha marrëdhëniet. Mënyra se si ne trajtojmë konfliktin është ajo që bën ndryshimin. Të mësuarit se si të ndalemi dhe të reflektojmë rreth ndjenjave tona dhe të shprehemi në mënyrë të qetë dhe paqësore është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të bazuar në respekt. Disa nga punëtoritë që zhvillohen me nxënës në semestrin e parë të vitit të dytë janë: “Nga dhuna deri te respektimi në marrëdhëniet intime”, “Skenat e takimit”, “Aftësitë e negocimit”, “Thyerja e heshtjes dhe marrja e ndihmës” dhe “Çarë duhet të bëj kur të zemërohem”?
Një nga mitet kryesore në lidhje me drogën është se përdorimi i drogës është një dukuri e kohëve të fundit. Mirëpo, droga është përdorur me shekuj, në kontekste të ndryshme shoqërore dhe fetare, megjithëse normat e përdorimit të saj kanë ndryshuar ndjeshëm. Për shembull, shumë prej drogave të ndaluara sot më herët lejoheshin të përdoreshin. Gjithashtu, disa droga që konsumohen lirshëm sot janë ndaluar në ndonjë kohë tjetër ose janë akoma të ndaluara në disa kultura dhe ambiente. Ndalimi ose lejimi i drogave në periudha të ndryshme në histori shpesh është nxitur më shumë nga motive politike dhe ekonomike sesa nga shqetësime shëndetësore. Në fakt, një tjetër mit i madh në lidhje me drogat është se vetëm drogat e paligjshme shkaktojnë probleme shëndetësore. Kur njerëzit mendojnë për drogën, ata përgjithësisht mendojnë për marihuanën, kokainën dhe kokainën që tymoset, ose me fjalë të tjera, për substancat e paligjshme. Mirëpo, drogat mund të gjenden në dollapët e ilaçeve, frigoriferë, bare, supermarkete dhe ahengje, në formën e pijeve (alkool, kafe, kola, etj.), cigare dhe ilaçe pa recetë.
Në semestrin e dytë, disa nga punëtoritë që zhvillohen me të rinjtë janë: “Çfarë është droga?”, “Droga në jetën dhe komunitetet tona”, “Kënaqësitë dhe rreziqet”, “Të flasim për alkoolin dhe alkoolizmin” dhe “Marrja e vendimeve dhe (keq)përdorimi i substancave”.