Qëllimi: Për t’i identifikuar llojet e dhunës, të cilat mund të shfaqen gjatë marrëdhënieve intime, në familje dhe bashkësi.
Materialet e domosdoshme: Letër dhe lapsa për tabelë, shkopin që flet, kopje të studimeve të rastit nga fleta e burimeve 6A dhe fleta e burimeve 6B
Koha e rekomanduar:90 minuta
Shënim për planifikim: Para sesionit mbi dhunën është me rëndësi që të bëhen kërkime të nivelit lokal lidhur me informacionet relevante sa i përket dhunës, përfshirë ligjet ekzistuese dhe mbështetja shoqërore për ata që ushtrojnë dhe/ose vuajnë nga dhuna. Është po ashtu me rëndësi që të përgatiteni që ta referoni një pjesëmarrës te shërbimet e duhura nëse del se ai është duke vuajtur nga dhuna apo abuzimi (shih vërejtjen për planifikim të aktivitetit vijues – Të kuptuarit e ciklit të dhunës). Studimet e rastit të përfshira në fletën e bu-rimeve 6A spikatin shembuj të ndryshëm të dhunës, përfshirë përdorimin e forcës nga burrit, dhunën seksuale dhe emocionale ndaj gruas gjatë marrëdhënieve intime, përdorimin e dhunës fizike nga burri ndaj gruas jashtë kontekstit të marrëdhënieve intime, dhunën fizike mes burrave, dhe në nivel të bashkësisë, ose në nivel institucional, dhunën kundër individëve dhe grupeve të njerëzve. Nëse është e nevojshme mund të bëni përshtatje të këtyre studimeve në mënyrë që të krijoni të tilla të cilat i trajtojnë llojet e tjera të dhunës që paraqiten në marrëdhëniet intime, familje dhe/ ose bashkësi. Sugjerohet përdorimi i shkopit që flet për këtë aktivitet. Megjithëkëtë, moderatori duhet të mendojë nëse kjo është e nevojshme apo e përshtat-shme. Letra që vendoset në tabelë me kuptimin e dhunës të diskutuar në pjesën e parë më poshtë do të jetë e dobishme edhe për aktivitetin tjetër “Të kuptuarit e ciklit të dhunës”.
Pjesa 1 – Çka nënkuptojmë me dhunë? (30 minuta)
Pjesa 2 – Diskutimi i llojeve të ndryshme të dhunës (1 orë)1.
1. Cilat lloje të dhunës shfaqen më së shpeshti në marrëdhëniet intime mes burrave dhe grave? Çfarë e shkakton këtë dhunë? (Shembujt përfshijnë dhunën fizike, emocionale dhe/ose seksuale që meshkujt e përdorin kundër të dashurave apo grave, si dhe dhuna që gratë mund ta përdorin kundër të dashurve ose burrave të tyre).
2. Cilat lloje të dhunës shfaqen më së shpeshti në familje? Çfarë e shkakton këtë dhunë? (Shembuj mund të jenë përdorimi i dhunës fizike, emocio-nale ose seksuale të prindërve kundër fëmijëve ose llojet e ndryshme të dhunës mes anëtarëve të familjes).
3. Cilat lloje të dhunës i hasim më së shpeshti jashtë marrëdhënieve dhe familjes? Çfarë e shkakton këtë dhunë? (Shembuj mund të përfshijnë dhunën fizike mes burrave, bandave ose dhunës për shkak të luftës, përdhunimi seksual dhe emocional nga të panjohurit, stigmatizimi kundër individëve të caktuar ose grupeve në bashkësi).
4. A ka lloje të dhunës që lidhen me gjininë e personit? Cili është lloji më i rëndomtë i dhunës ndaj grave? (Shih seksionin në fletën burimore 6B të quajtur “Çfarë është dhuna në baza gjinore?) Kundër burrave?
5. A janë vetëm meshkujt të dhunshëm, ose a janë edhe gratë të dhunshme? Cili është lloji më i rëndomtë i dhunës që meshkujt e përdorin kundër të tjerëve? Cili është lloji më i rëndomtë i dhunës që gratë e përdorin kundër të tjerëve?
6. A e “meriton” një person – burrë apo grua – që të goditet apo të përjetojë ndonjë lloj dhune?
7. Cilat janë pasojat e dhunës mbi individë? Mbi marrëdhënie? Mbi bash-kësi?
8. Çfarë mund të bëni ju dhe të rinjtë e tjerë që ta ndalni dhunën në ko-munitet?
Në kuptimin e saj më të thjeshtë, dhuna mund të përkufizohet si përdorimi i forcës (ose i kërcëni-mit me forcë) të një individi kundër tjetrit. Dhu-na shpesh përdoret si mënyrë për ta kontrolluar një person tjetër apo për të pasur pushtet mbi të. Ndodh kudo në botë, dhe shpesh buron prej mënyrës se si janë rritur individët, posaçërisht meshkujt, në raport me menaxhimin e zemërimit dhe konfliktit. Zakonisht mendohet se dhuna ësh-të pjesë “natyrale” ose “normale” e njeriut. Meg-jithatë, dhuna është një sjellje e mësuar dhe në atë kuptim mund të zhbëhet dhe të parandalohet. Ashtu siç është diskutuar në sesionet e tjera, meshkujt shpesh socializohen për t’i ndrydhur emocionet e tyre, dhe se zemërimi nganjëherë është njëra prej mënyrave të pranuara shoqërore që meshkujt t’i shprehin ndjenjat. Për më tepër, meshkujt nganjëherë rriten në atë mënyrë që të besojnë se e kanë “të drejtën” që të presin gjëra të caktuara nga gratë (si për shembull, punët e shtëpisë apo seksin), si dhe të drejtën për ta përdorur abuzimin fizik dhe verbal nëse gruaja nuk i ofron këto gjëra. Është me rëndësi të men-dohet se si këto role gjinore të ashpra, sa i përket mënyrës se si burrat duhet t’i shprehin emocionet e tyre dhe se si duhet të bisedojnë me gra, janë të dëmshme si për individin burrë, ashtu edhe për marrëdhëniet tona. Në jetën tonë të përdit-shme, është thelbësore për ju, si të rinj, që të mendoni se çfarë mund të bëni kundër përdorimit të dhunës nga burrat e tjerë.
Ky aktivitet mund të ndërlidhet me një aktivitet më të hershëm mbi “Të shprehurit e emocioneve” dhe me një diskutim për mënyrën se si ta menaxhojmë zemërimin.
STUDIME TË RASTEVE MBI DHUNËN
Studimi i rastit # 1
Agoni dhe Jehona janë një çift i ri i martuar. Famil-ja e Agonit po vjen te ta për darkë. Ai është shumë i brengosur për atë se ata duhet të kalojnë mirë, dhe se dëshiron t’iu tregoj se çfarë kuzhiniere të mirë e ka gruan. Por kur kthehet në shtëpi atë mbrëmje, asgjë nuk është përgatitur. Jehona nuk ishte ndierë mirë, dhe nuk kishte filluar ta përga-tiste ende darkën. Agoni është shumë i zemëruar. Ai nuk dëshiron që familja e tij të mendojë se nuk mund ta kontrollojë gruan e tij. Fillojnë të fjalosen dhe t’i bërtasin njëri-tjetrit. Fjalosja shpejtë kalon në një fazë më lartë, dheAgoni e godet atë.
Studimi i rastit # 2
Jeni duke vallëzuar me një grup shokësh në një disko. Kur po bëheshit gati që të largoheshit nga diskoja, e vëreni një çift (një djalë dhe një vajzë, si duket dashnor dhe dashnore) që po fjaloseshin te hyrja. Ai e quan atë kurvë dhe e pyet se pse po i vardisej një djali tjetër. Ajo ia kthen “Nuk isha duke e shikuar atë … po edhe po ta shikoja, a s’jam me ty a?” Ai i bërtet sërish. Në fund, ajo i thotë “Nuk e ke të drejtën që të më trajtosh kështu”. Ai e quan atë të pavlerë dhe i kërkon që t’i hiqet qafe – nuk mund të duronte ta shikonte. Pastaj e godet, dhe ajo rrëzohet. Ajo ia kthen me të çjerr, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë.
Studimi i rastit # 3
Fidani është një djalë i rritur që vjen prej një fa-miljeje të pasur. Ai e takon Genten një ditë duke u kthyer nga shkolla dhe kështu bisedojnë paksa. Të nesërmen, ai takohet sërish me të dhe kjo va-zhdon derisa një ditë e fton për darkë. Në darkë, ai i tregon Gentës se sa i pëlqen dhe pastaj e fton që të vjen në shtëpinë e tij. Në shtëpi, fillojnë të puthen dhe Fidani fillon ta prek Gentën nën bluzën e saj. Mirëpo, atëherë, Genta ndalet dhe i thotë se nuk dëshiron të bëjë ndonjë gjë tjetër. Fidani zemërohet. I thotë asaj se ka harxhuar shumë kohë për të dhe i thotë “Çfarë do të më thonë shokët?” I bën presion që ta ndryshojë mendjen. Së pari përpiqet të bëhet joshës, pas-taj fillon t’i bërtas me zemërim. Pastaj fillon ta tërheqë me forcë duke e rrëzuar. Pastaj e detyron të bëjnë seks, edhe pse ajo pa ndalur i thoshte “Jo, ndalu!”.
Studimi i rastit # 4
Korabi e kaloi një ditë të vështirë në shkollë. Nëna po i bën presion të madh për shkak të notave të tij dhe i thotë se nuk mund të del me shokë atë mbrëmje. Në klasë, nuk mund t’i përgjigjet një pyetjeje që ia parashtron mësuesi. Në oborr, pas mësimit, Renata, një vajzë e klasës, e përqesh sepse nuk kishte qenë në gjendje t’i përgjigjej një pyetjeje aq të lehtë. “Ishte aq e lehtë. A je me të vërtetë budalla?” Korabi ia kthen që ta mbyll gojën dhe e përplas pas murit. Renata e zemëruar i thotë “Nëse më prek sërish vetëm prit e do të shohësh…” Korabi ia kthen “Jo, ti vetëm prit e do të shohësh…” E godet në faqe, kthehet dhe largohet.
Studimi i rastit # 5
Një grup shokësh shkojnë për të vallëzuar. Njëri prej tyre Fatlumi e vëren se një djalë po ia ngulte sytë të dashurës së tij. Fatlumi i afrohet djalit dhe e shtynë, përleshja fillon.
Studimi i rastit # 6
Në shumë bashkësi, njerëzit të cilët jetojnë me HIV/AIDS injorohen, ofendohen, e nganjëherë edhe fëmijëve të tyre nuk i’u lejohet të shkojnë në shkollë.
Studimi i rastit # 7
Dorina është një studente 19 vjeçare, e cila sapo është vendosur me shoqen e saj të dhomës në një prej banesave afër universitetit. Dorina ishte diagnostifikuar me HIV pozitiv që prej moshës 17 vjeçare. Ajo merr barna kundër HIV-it, të cilat duhet gjithnjë të rrinë në vend të ftohtë. Një ditë, shoqja e saj e pyeti se për çka ishin ato barna. Dorina vendos të jetë e sinqertë me të dhe i tregon se është HIV pozitive. Shoqja e dhomës tronditet dhe zemërohet. Ajo i thotë Dorinës se duhet të dalë menjëherë prej banesës, para se t’ia bartë infeksionin asaj.
Studimi i rastit # 8
Valentini dhe Anita janë një çift i ri, i cili sapo e ka lindur foshnjën e dytë. Para se të kishin filluar me lindjen e fëmijëve ata ishin pajtuar që Anita do të ishte ajo që do të rrinte në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët, dhe Valentini do të punonte që të fi-tonte para. Megjithatë, kohëve të fundit Valentinikishte filluar t’i jepte gjithnjë e më pak para Anitës. Në fillim, asaj iu desh t’i anulonte orët e gjermanishtes, pastaj nuk kishte mjaft para që të blinte rroba për vete ose të takohej me shoqe për të pirë kafe. Kur e ngriti këtë çështje me Valenti-nin, ai vetëm i tha “Nuk kemi mjaft para. Sidoqof-të, je duke kërkuar tepër shumë dhe madje nuk je duke fituar ndonjë gjë”. Kur Anita e përmend se ai del po thuaj çdo mbrëmje me shokët e tij dhe mbase ajo mund të del ndonjë mbrëmje në vend të tij, ai ia kthen “Po, unë dal mjaft shumë, porse më duhet të qetësohem prej punës. Ti qëndron tërë ditën në shtëpi dhe nuk bën asgjë”.
Studimi i rastit # 9
Një grup shokësh po shëtisin në park. Adelina është një vajzë e qetë dhe e mbyllur në vetvete, ndërsa Kushtrimi po e ngacmonte për këtë çësh-tje. Ajo nuk i përgjigjet, por Adi, të cilit i pëlqen, vendos të flasë për të. I thotë Kushtrimit që ta ndërpresë dhe të dy ia nisin të fjalosen me njëri-t-jetrin. Adi e godet Kushtrimin dhe kështu fillon përleshja.
Studimi i rastit # 10
Kresha është një djalosh gej, që së voni e mësoi familja dhe shokët e tij. Në fillim, ishte vështirë për familjen e tij, por në fund u mësuan. Në sh-kollë, megjithatë, disa prej fëmijëve kanë filluar ta thërrasin “pederast” si dhe me emra të tjerë përbuzës. Ata gjithashtu e sjellin vërdallë, dhe nganjëherë edhe e rrahin.
ÇFARË ËSHTË DHUNA NË BAZA GJINORE?
Në shumë vende, pjesa më e madhe e ligjeve dhe politikave e përdorin shprehjen “dhuna në familje” ose “dhuna në shtëpi” për të treguar për aktet e dhunës kundër gruas dhe fëmijëve prej partnerit intim, zakonisht mash-kullit. Megjithatë kemi vërejtur një ndryshim kah përdorimi i shprehjes “dhu-na në baza gjinore” për të përfshirë llojet e ndryshme të akteve të dhunës që gratë i përjetojnë nga partnerët e tyre intim, nga anëtarët e familjes, dhe individë të tjerë jashtë familjes. Këto shprehje tërheqin vëmendjen te fakti se dinamikat dhe normat gjinore janë të lidhura në mënyrë komplekse me përdorimin e dhunës kundër grave (Velseboer, 2003). Në thelb, koncepti i dhunës në baza gjinore kërkon të bëjë dallimin mes llojeve të tjera të dhunës dhe dhunës që bazohet në pritjet gjinore dhe ose në identitetin seksual ose gjinor të një personi tjetër. Përderisa dhuna e bazuar në baza gjinore mund të aplikohet te meshkujt dhe femrat, vajzat dhe djemtë, përpjekjet e shumta kundër dhunës së bazuar në baza gjinore përqendrohen në dhënien fund të dhunës kundër grave dhe vajzave pasi ato janë më të prekurat.
Më poshtë është dhënë një përkufizim i dhunës në baza gjinore dhe dhunës kundër grave sipas Deklaratës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi eliminimin e dhunës kundër grave në vitin 1994:
…çdo akt që rezulton në, apo ka gjasa të përfundojë në, lëndime apo vuajtje fizike, seksuale ose psikologjike të grave për shkak të të qenit femër dhe mashkull, për shkak të të qenit mashkull, përfshirë kërcënimin për akte të tilla, masa arbitrare të privimit nga liria, pa marrë parasysh nëse shfaqet në jetën publike ose private.
…do të kuptohet të paraqes, por nuk kufizohet vetëm në këto në vijim:
Raste studimore për diskutim
Genti fton Suzanën për të dalë një pasdite. Genti e Suzana bisedojnë pak, hanë së bashku dhe Genti e fton në një motel, duke i thënë se ka disa para që mund t’i shpenzojë atje për disa orë. Suzana pranon. Ata/ato shkojnë në motel dhe fillojnë të puthen e ledhatohen. Genti fillon t’ia zhveshë rrobat. Suzana e ndalon duke i thënë se nuk dëshiron të ketë marëdhënie seksuale. Genti nevrikoset. Ai i thotë se ka shpenzuar shumë para për dhomën dhe gjithash-tu shpreh brengën për atë se “Çfarë do t’i thonë shokët” Ai ushtron presion ndaj saj që të ndërrojë mendjen. Fillimisht ai provon të jetë i ëmbël dhe joshës, pastaj fillon t’i bërtasë me nervozë. në fund, ai e tërheqë Suzanën me dhunë dhe e hedhë në shtrat.
Amina është në lidhje me Edin për qe disa mua. Kohëve të fundit, Edi ka filluar ta pyes për tërë kohën se më kënd flet ajo në klasë, pse nuk është në shtëpi kur ai telefonon, pse kalon kaq shumë kohë me shoqet e saj kur do të mund ta takonte atë e kështu me radhë. Amina ka provuar të mos i kushtojë shumë vëmendje këtyre pyetjeve, por kohëve të fundit Edi ka filluar të bëhet detyrues dhe shumë i nervozuar. Ai i ka bërtitur nëpër korridoret e shkollës duke e thirrur me emra të ndrhyshëm. Më pas, ai zakonisht kërkon falje, por njëherë ai ka shkuar aq larg saqë edhe e ka goditur. ai thotë që është shumë i mërzitur ngase e don aq shumë Aminën dhe ajo po e “cmendë” nga xhelozia.
Lela ka një vit që është me të dashurin e saj. Kohëve të fundit, ai ka filluar t’i thotë asaj se ka shtuar shumë peshë dhe se ndihet në siklet të shkojë diku me të. Ai gjithë kohën komenton trupat e grave dhe sa më joshëse do ishte isidora nëse do të humbte peshë. Ai mezi e lë atë të hajë dicka. Ai thotë që nëse Lela humb peshë, ata do të fejohen.
Lulja sapo kishte filluar shkollën e mesme kur e takoi Bekimin. Ai ishte më ndryshe se të gjithë djemtë që ajo kishte takuar më parë. Ishte dashuria e saj e parë dhe do të kalonte tërë kohën e lirë me të. Ajo ndaloi së takuari me shoqërinë e saj dhe notat në shkollë filluan t’i ulen. Vazhdimisht gënjentë prindërit e saj, vetëm që ta takonte Bekimin gjatë gjithë kohës. Ai ishte shumë xheloz dhe saherë Lulja bënte ndonjë shok, nervozohej. Pasi iu kaluan rreth dy muaj që kur kishin filluar të dilnin bashkë Lulja e Bekimin filluan të grindeshin ngase ajo nuk dëshironte të kryente marëdhënie seksuale. Një ditë ata/ato patën një grindje të madhe dhe ai e goditi atë.
Tringa është 21 vjec dhe jeton në një qytet turistik. Vitin e kaluar takoi një burrë të huaj, që punonte në bankë, me të cilin më pas filloi të dilte. Ajo nuk i tregoi familjes për lidhjen. Edhe pse ai ishte më i moshuar, asaj i pëlqente të dilte me të, vecanërisht kur shkonin në restaurante të shtrenjta dhe klube luksoze të vallëzimit. Pak para se ai të kthehej në vendin e tij, ai ftoi Tringa të shkonte me të. Ai i premtoi se do ta kishte të lehtë të gjente punë dhe ajo pranoi ftesën. Pasi shkuan në vendin e tij, ai mori pasaportën e saj dhe filloi të ishte shumë kontrollues, madje edhe fizikisht abuziv nganjëherë. Ajo zbuloi që ai nuk punonte në bankë dhe nuk kishte aq shumë para. Ajo ndihej shumë e vetmuar dhe e izoluar. Ishte larg shoqërisë dhe familjes dhe nuk fliste gjuhën e vendit ku ndodhej për momentin. Burri i ushtronte presion që të fillonte të punonte si stripere, punë që paguhej konsiderueshëm mirë por që ishte punë e vështire dhe shpeshherë përfshinte edhe kërkesa për marëdhënie seksuale.
Flaka doli për të vallëzuar me të dashurin e saj Nexhi dhe disa shokë/shoqe tjerë/a. Kur të gjithë/a ishin duke vallëzuar, Flaka vërejti që një vajzë po vallëzonte shume pranë Nexhi dhe po i afrohej gjithnjë e më shumë. Flaka shkoi për t’i ndarë dhe për t’ia bërë të qartë vajzës që Nexhi ishte i dashuri i saj. Vajza u largua. Pas pak, Flaka shkoi për të marrë dicka për të pirë me shoqen e saj dhe kur u kthye pa që e njëjta vajzë po vallëzontë prapë afër Nexhit e kësaj radhë në një mënyrë shumë joshëse. Flaka u nervozua e thirri atë të përdalë dhe e sulmoi vajzën duke i shkulur flokët dhe duke e qëlluar.
Monika ka një djalë, i cili është 11 vjec dhe shume kreativ e energjik. Megjithatë, ai gjith-një futet në sherr në shkollë. Burri i Moni-kës, Petriti shpeshherë fajson Monikën për sjelljen e Henry’t, duke i thënë që ajo kalon shumë kohë në punë, ndërsa do duhej të ishte më shumë në shtëpi duke u kujdesur për Mirslav. Një ditë Monika dhe burri i saj filluan të grindeshin shumë aq as ai e goditi. E lënduar dhe nervozuar, Monika i tha Misla-vit që ai ishte një fëmijë mosmirënjohës dhe se po i sillte vetëm probleme.
Sinisa ishte shumë i famshëm dhe i bukur dhe Minës nuk i besohej që ai filloi të inte-resohej për të. Ajo nuk kishte pasur ndon ëherë të dashur dhe ndihej e turpëruar për pamjen e saj, sidomos peshën. Sinisa filloi t’i dërgonte Minës mesazhe gjatë tërë kohës, shpeshherë duke i komentuar se sa e bu-kur është. Një ditë, Sinisa i kërkoi Minës që t’i dërgojë fotografi. Fillimisht, ajo ishte e turpëruar por pastaj i dërgoi disa fotografi. Sinisa tha gjëra të mrekullueshme për Minën dhe ajo filloi të ndihej e bukur për herë të parë në jetën e saj. Sinisa pastaj filloi t’i kërkojë Minës t’i dërgojë fotografi me rroba banjo dhe fustan të shkurtë, e më pas i kër-koi edhe fotografi ku ajo ishte e zhveshur. Ajo nuk ndihej plotësisht rehat me këtë por megjithatë nuk dëshironte t’i thoshte jo. Pasi i dërgoi Sinisës fotografi, ai u përgjigj me ve-tëm tri fjalë “Je derr i shëmtuar”. Mina mbeti e shokuar dhe e lënduar. Shpejtë, ajo filloi të pranonte mesazhe nga djem tjerë që kurrë s’i kishin folur më parë, që e thërrisnin atë me emra të tmerrshëm. Më pas ajo kuptoi që Sinisa i kishte dërguar fotografitë ku ajo ishte e zhveshur të gjihtëve/ave në shkollë. Mina u ndje e përulur. Ajo nuk donte të kthehej më në shkollë.