1 of 2

Mësimi 1: Çka iu vie në mendje? Domethënia e kujdestarisë

Qëllimi: Të eksplorohet se si e definojnë burrat e rinj kujdestarinë dhe si ballafaqohen me të në jetën e përditshme

Materialet e domosdoshme: Lapsa, fleta të bardha, kapëse letre, dërrasë e zezë (ose letër e madhe)

Koha e rekomanduar: 45 minuta

Shënim për planifikim: Në rast se personat kanë vështirësi në të lexuar dhe shkruar, drejtuesi/ja mund thjeshtë të kërkojë nga ta të flasin, pa përdorur letër ose dërrasë të zezë. Megjithatë, është e rëndësishme të mbahet kjo sekuencë: fillimisht, reflektimi dhe pastaj historitë nga fëmijëria e tyre

Procedura:

  1. Shpërndani nga një fletë letre dhe laps tek secili/a pjesëmarrës/e. Kërkoni nga të gjithë/a që të shkruajne në fletën e tyre fjalën “Të kujdesesh, i/e kujdesshëm, kujdesi’
  2. Pastaj kërkoni nga ta/to që të shkruajnë të gjitha fjalët që iu shkojnë në mendje kur dëgjojnë fjalën “KUJDES”
  3. Pas 5 minutash, kërkoni nga secili/a që të lexojë atë që kanë shkruar dhe hartoni një listë të të gjitha fjalëve dhe frazave që përmenden, me qëllim që të identifikohen asocimet me të shpeshta.
  4. Pas kësaj, ofrojuni pjesëmarrësve/eve nga tri kapëse letre dhe vgendosni letrat në mes të rrethit të formuar nga pjesëmarrësit/et. Kërkoni që të mendojnë rreth jetërave të tyre kur kanë qenë fëmijë, dhe pastaj thuani të provojnë të kujtojnë situatat gjatë të cilave ata/ato kanë parë një skenë të kujdestarisë.
  5. Pas 20 minutash, kërkoni nga një pjesëmarrës/e që vullnetarisht të lëxojë ëfarë ka shkruar. Pyesni nëse ka histori të ngjashme dhe hapni diskutimin.

Pyetje për diskutim:

  1. A është e mundur që të definohet kujdesi ose kujdestaria bazuar në një ide të vetmë?
  2. A është mirë kur dikush kujdeset për ne? Pse?
  3. A është mirë kur ne kujdesemi për dikënd? Pse?

Përmbyllje:

Komentoni që, ashtu sië mund ta vërejmë nga laramania e fjalëve që grupi ka ofruar, është e qartë që nuk ka vetëm një definicion apo një definicion të saktë për kujdesin dhe kujdestarinë, por këto terme kanë shumë kuptime.