Objektivi: Të promovojnë vetëdije më të madhe të lidhjeve mes asaj se si djemtë/vajzat rriten dhe rreziqeve shëndetësore që ata/ato hasin.
Materialet e nevojshme: Copëza të vogla të letrës ose kartonit, letër tabele, lapsa, fletë burimore A dhe B.
Koha e rekomanduar:90 minuta
Shënime për planifikim: Fleta burimore B përfshin shembuj të statistikave mbi burrat dhe gratë dhe rezultate të ndryshme shëndetësore. Ajo mund të jetë e dobishme për udhëheqësin, për ta kompletuar atë me ato lokale dhe/ose kombëtare, të cilat mund t’iu ndihmojnë pjesëmarrësve që të kuptojnë më mirë rreth rreziqeve shëndetësore, me të cilat përballen djemtë në komunitetet e tyre.
1. Para seksionit, shkruani secilën pyetje nga fleta burimore A në një copëz të vogël letre ose kartoni. Për grupe me vështirësi në lexim, udhëheqësi mund t’i lexojë më mirë pyetjet me zë të lartë sesa t’i shpërndajë ato.
2. Ndajini pjesëmarrësit në dy ose tri grupe të vogla dhe shpërndajini pyetjet në grupe.
3. Shpjegojini secilit grup se ekzistojnë tri përgjigje të mundshme për secilën pyetje: burra, gra ose të dyja. Kërkoni nga ata të diskutojnë secilën pyetje që kanë marrë dhe të provojnë të dalin me një përgjigje si grup.
4. Jepuni grupeve 20 minuta kohë për të diskutuar pyetjet dhe përgjigjet e tyre.
5. Shkruajini pyetjet në një fletë tabele dhe pastaj lexojeni secilën me zë të lartë; pyeteni secilin nga grupet si janë përgjigjur dhe shënojini përgjigjet në fletën e tabelës.
6. Eksplorojini përgjigjet e grupeve, duke i pyetur ata për t’i shpjeguar ato.
7. Pasi grupet t’i kenë prezantuar gjithë përgjigjet e tyre, shpjegoni se përgjigjja e saktë për secilën nga pyetjet është “Burrat.”
8. Përmblidheni secilën pyetje individualisht, duke prezantuar disa nga statistikat që përfshihen në fletën burimore 24B dhe përdorini pyetjet e mëposhtme për të drejtuar një diskutim.
– A e keni ditur më parë se burrat janë të rrezikuar nga ky problem shëndetësor?
– Pse mendoni se kjo është e vërtetë?
– A është e mundshme për burrat që ta shmangin këtë problem shëndetësor? Si? (Shënim: Udhëheqësi duhet t’i inkurajojë pjesëmarrësit të reflektojnë në sjelljet dhe stilin e jetesës të lidhur me problemin shëndetësor dhe në atë se si ai mund të mbrohej ose të ndryshohej.
Shënim për procedurë: Edhe pse përgjigjet e pyetjeve janë shumica “burrat”, në disa mjedise, përgjigjet e disa pyetjeve mund të jenë “gratë” ose të dyja. Nëse ndodh ky rast, udhëheqësi duhet të fokusohet në diskutimin mbi faktin se shumica e pyetjeve kishin si përgjigje “burrat”.
9. Pas diskutimit të secilës pyetje, përdorni pyetjet e mëposhtme për të përmbledhur seksionin.
Shumica e shkaktarëve të vdekjes për burrat janë të lidhur me një stil jetese vetë-shkatërruese, i cili ndiqet nga shumë burrat. Përreth botës, burrat janë të shtyrë të veprojnë në mënyra të caktuara. Për shembull, burrat shpesh marrin më shumë rreziqe, kanë më shumë partnere, janë më agresivë ose të dhunshëm në ndërveprimet e tyre me të tjerët – të gjitha këto i vendosin ata dhe partnerët e tyre në rrezik. Si burra të rinj, është e rëndësishme të jeni kritikë rreth stilit tuaj të jetesës dhe mënyrave, përmes të cilave e vendosni veten në rrezik. Ju mund të jeni rritur për të qenë i sigurt në vetvete, për të mos u shqetësuar për shëndetin tuaj, dhe/ose për të mos kërkuar ndihmë kur ndjeni stres. Por të qenit të aftë, që të flasin për veten dhe për të kërkuar mbështetje, janë mënyra të rëndësishme për t’ju mbrojtur juve kundër rezultateve të ndryshme negative shëndetësore – siç janë përdorimi i substancave, sjelljet e pasigurta seksuale, si dhe përfshirja në dhunë. Përmes reflektimit kritik të këtyre normave, ju mund të mësoni të vlerësoni atë se shëndeti nuk është thjesht çështje e grave, por gjithashtu shqetësim i burrave, dhe të mësoni të keni kujdes më të mirë për veten tuaj.
Sjelljet e rrezikshme nga djemtë dhe burrat e rinj ndikojnë në mënyra të ndryshme në shëndetin e partnereve femra. Burri, i cili nuk përdor mbrojtje dhe është i prirë për sjellje të papranueshme, e çon të dashurën e tij ose bashkëshorten në një situatë ku ekziston një rrezik më i madh, që ato të pranojnë një ose më shumë infeksione seksualisht të transmetueshme. Përpos IST, shtatzënia e paqëllimshme/e paplanifikuar është një pasojë e shpeshtë e mospërdorimit të mjeteve kontraceptive. Është e rëndësishme të përmendim se marrëdhëniet e rrezikshme seksuale mund të çojnë në një shtatzëni të padëshiruar, por gjithashtu mund të çojnë në bartje të infeksioneve të caktuara ose më shumë.
Gjinia dhe shëndeti – Pyetje
Përgjigjuni secilës nga pyetjet e mëposhtme me: “Burra,” “Gra” ose “Të dyja.”
Gjinia dhe shëndeti – Fleta e përgjigjeve
Kush jeton më pak?
Kush vdes më shumë nga vrasja?
Kush vdes më shumë nga aksidentet rrugore?
Kush vdes më shumë nga vetëvrasja?
Kush konsumon më shumë alkool dhe dehet më shumë?
Kush vdes më shumë nga mbidoza (përdorimi i tepërt i substancave)?
Kush ka më shumë IST?
Globalisht, burrat përfaqësojnë një numër më të madh të rasteve me gonorre dhe sifiliz dhe gratë përfaqësojnë një numër më të madh të rasteve me trikomonë dhe klamidi.
Në Kroaci, ekziston një numër më i madh i rasteve me gonorre te burrat dhe një numër më i madh i rasteve me klamidi dhe HPV (Human Papilloma Virus) te gratë.
Kush ka më shumë partnerë seksualë dhe më shumë seks të pambrojtur?
Globalisht, burrat raportojnë më shumë lidhje të shumëfishta sesa gratë, përpos në disa kombe të industrializuara.
Kush ka më pak gjasa të kërkojë shërbim shëndetësor?
Globalisht, burrat kanë më pak gjasa se gratë të kërkojnë shërbime shëndetësore.