1 of 2

Mësimi 1: Shëndeti, IST dhe HIV/AIDS

Qëllimi: Për të rritur njohuritë, lidhur me sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe HIV/AIDS-in, si dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe të trajtimit.

Materialet e nevojshme: Letër për tabelë, laps për të shënuar në tabelë, copa të vogla të letrës dhe numër të mjaftueshëm të kopjeve të fletëve të burimeve 31A dhe 21B, për t’ua shpërndarë pjesëmarrësve.

Koha e rekomanduar:90 minuta

Vërejtje për planifikim: Para sesionit, hulumtoni lidhur me informacionet e fundit, për sa u përket sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, bartjes së HIV-it, të dhënave statistikore kombëtare dhe/ose lokale (numrin e personave të infektuar, mënyrat më të rëndomta të bartjes, grup-moshat e prekura, jetëgjatësia etj), dallimi mes të qenit HIV pozitiv dhe të qenit me AIDS të fazës së avancuar, si dhe qasja e tanishme dhe trajtimi. Këto janë temat që zakonisht dalin gjatë këtij aktiviteti. Gjithashtu, rekomandohet që të ftohet një ekspert nga shtëpia lokale e shëndetit apo nga ndonjë OJQ, i cili i njeh këto tema, në mënyrë që të japë ndihmë me përgjigje ndaj pyetjeve dhe shqetësimeve të pjesëmarrësve.

Procedura:

  1. Para sesionit, bëni kopje të mjaftueshme të fletës së burimeve 31A, pa emrat e sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, të cilat gjenden në shtyllën e parë të fletës, si dhe shkruajini emrat e këtyre sëmundjeve në një letër që vendoset në tabelë.
  2. Ndajini pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe jepini secilit grup një kopje të fletës së burimeve, pa emrat e sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, që gjenden në shtyllën e parë.
  3. Tregojuni pjesëmarrësve se duhet ta lexojnë dhe ta diskutojnë informacionin për simptomat/pasojat dhe trajtimin, si dhe të përpiqen ta identifikojnë sëmundjen përkatëse që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, prej emrave që i keni radhitur në letrën në tabelë.
  4. Kur ta keni përfunduar këtë pjesë, analizoni nëse përgjigjet janë të sakta.
  5. Pyetini pjesëmarrësit për atë që dinë rreth HIV/AIDS-it. Mbani shënime në letrën e tabelës. Theksoni lidhjet mes sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe HIV-it (shih rubrikën më poshtë). Shpjegojuni që HIV/AIDS nuk ka gjithnjë simptoma të dukshme, dhe se mënyra e vetme për ta ditur nëse dikush është i infektuar me HIV është t’i bëhet testi i gjakut. Analizojeni përmbajtjen në fletën e burimeve 31B.
  6. Ndajini pjesëmarrësit në dy ose tre grupe të vogla. Kërkoni që të luajnë role, me të cilat të shpjegojnë se cilat janë simptomat e sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe/ose të HIV/AIDS-it. Sugjeroni se luajtja e roleve mund të bëhet midis dy shokëve, prindit dhe të birit, mjekut dhe klientit, priftit dhe anëtarit të ri të kishës, mësuesit e nxënësit etj.
  7. Pas afro 20 minutash, kërkojuni grupeve që ta interpretojnë rolin e tyre para pjesëmarrësve të tjerë.
  8. Përdorini pyetjet e mëposhtme, për ta përmbledhur diskutimin.

Pyetje për diskutim:

  1. Çfarë duhet të bëjë një i ri, kur mendon se ka një sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale? Me kë duhet të flasë?
  2. Si duhet t’ia tregojë djali të dashurës së tij se ka një sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, dhe se mund t’ia transmetojë asaj?
  3. Si duhet t’ia tregojë vajza të dashurit se ka një sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, dhe se mund t’ia transmetojë atij?
  4. Si do t’ia tregonte një i ri, një të njohuri që ka, se ia ka transmetuar edhe atij?
  5. Pse është kaq e vështirë të flitet për sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale?
  6. Pse është kaq e vështirë të flitet për HIV/AIDS-in? A ka njohuri që HIV/AIDS e ndryshojnë praktikën seksuale të të rinjve? Pse po dhe pse jo?
  7. Cilët faktorë e bëjnë të vështirë që një i ri t’i shmanget marrjes së HIV/AIDS? Cilët faktorë e bëjnë të vështirë që një e re t’i shmanget marrjes së HIV/AIDS-it?
  8. Si mund të merreni me këta faktorë në jetën dhe marrëdhëniet tuaja?

Hapi i mundshëm: Nëse jua lejon koha, analizoni dhe diskutoni disa prej miteve të zakonshme për sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, e që janë dhënë në fletën e burimeve 31C.

Përmbyllje:

Për shkak të rolit të tyre, për rritjen e rrezikut të infektimit me HIV, sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale meritojnë vëmendje të veçantë. Në pjesë të ndryshme të botës, ka një rritje të shkallës së të rinjve me sëmundje që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, dhe se infeksionet e tilla shpesh injorohen apo mbështeten në zgjidhje në shtëpi ose duke bërë vetë-trajtim. Për më tepër, shumica e sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale nuk i shfaqin simptomat te meshkujt. Për këtë arsye, është thelbësore të mendohet, të diskutohet dhe të planifikohet se si të mbroni veten dhe partnerët tuaj nga sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, qoftë përmes abstinencës, besimit, reduktimit të partnerëve, dhe/ose përdorimit të vazhdueshëm dhe të drejtë të prezervativëve. Nëse vëreni ndonjë simptomë të sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Është me rëndësi që t’i dini çështjet etike që lidhen me sëmundjet që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe HIV/AIDS-it, si dhe përgjegjësinë që keni për të komunikuar me partnerin (partnerët) tuaj seksualë, nëse e keni një sëmundje të tillë apo HIV/AIDS.

Fleta e burimeve A:

Fleta burimore B:

Mësim rreth HIV-it dhe AIDS-it

Çfarë është HIV-i?

H = Human (gjendet vetëm te njerëzit)
I = Immunodeficiency (e dobëson sistemin imunitar)
V = Virus (një lloj mikroorganizmi)

Çfarë është AIDS-i?

A = Acquired (që merr diçka, me të cilin nuk ke lindur)
I = Immune (sistemi i mbrojtjes së njeriut, i cili ofron mbrojtje prej sëmundjeve)
D = Deficiency (një defekt apo dobësim, mungesë apo pamjaftueshmëria e diçkaje)
S = Sindromë (një grup sëmundjesh, të qenit i sëmurë)

Shumica e njerëzve nuk e njohin dallimin mes HIV-it dhe AIDS-it. HIV-i dhe AIDS-i nuk janë e njëjta gjë. HIV-i është virusi; AIDS-i ndodh si rezultat i infektimit me HIV. AIDS-i është një koleksion sëmundjesh që rezultojnë prej sistemit të dobësuar imunitar.
Një person mund ta ketë HIV-in për një kohë të gjatë, para se të zhvillohet

AIDS-i tek ai. HIV-i jeton në katër lloje të lëngjeve trupore:

  • Gjak
  • Spermë – lëngu, të cilin mashkulli e derdh/ejakulon gjatë eksitimit seksual
  • Lëngjet vaginale – lëngun që e liron femra gjatë eksitimit seksual
  • Qumësht të gjirit

Këto lëngje trupore e bëjnë të mundur përhapjen e virusit prej një personi te një person tjetër. Të gjitha këto lëngje kanë qeliza të bardha të gjakut, lloje qelizash, të cilat i sulmon ose i infekton HIV-i. Virusi duhet të hyjë në trup për ta quajtur një person të infektuar me HIV. Nëse ndonjëri prej këtyre katër lloje lëngjesh vihet në kontakt me trupin, personi është në rrezik për t’u infektuar me HIV.

Më poshtë po japim disa shembuj ku mund të hyjë virusi në trupin e njeriut..

  • Vija vaginale
  • Lëkura e hollë e penisit
  • Vija shtrirëse e zorrës së trashë (anusit)
  • Venat
  • Prerjet, plagët, puçrrat e hapura në lëkurë
  • Goja (përmes puçrrave apo prerjeve)
  • Vija shtrirëse e ezofagut (për shembull, te një foshnjë e porsalindur, e cila ushqehet me gji)

Llojet e sjelljeve, të cilat mund t’i lejojnë këto lëngje që të futen në trup dhe, për rrjedhojë, ta vënë në rrezik personin nga infektimi me HIV, përfshijnë si në vijim:

Marrëdhëniet seksuale pa mbrojtje

  • Vaginale, anale apo orale

Kontakti i gjakut me gjak

  • Transfuzioni i gjakut (në vendet ku gjaku nuk testohet, dhe pastaj gjaku i infektuar mund të dhurohet).
  • Prerjet tradicionale (përmes shkëmbimit të brisqeve të pa sterilizuara dhe instrumenteve të tjera).
  • Syneti (përmes shkëmbimit të brisqeve të pa sterilizuara dhe instrumenteve të tjera).
  • Marrjes intravenoze të drogës (përmes shkëmbimit të gjilpërave të kontaminuara).

Bartja nga nëna te fëmija (e njohur gjithashtu si bartja vertikale)

  • Kur nëna është shtatzënë me fëmijën e saj.
  • Kur fëmija të lindë, domethënë gjatë lindjes.
  • Duke e ushqyer me gji, lidhja midis sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe infeksionit me HIV.

Lidhja mes IST-ve dhe infeksionit HIV

Gjithnjë e më shumë po shtohen evidencat se prania e një sëmundjeje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale e shton edhe mundësinë e infektimit me HIV. Në mënyrë të veçantë, sëmundjet ulceroze, që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, si urdhja e organeve gjenitale dhe sifilizi, e shtojnë mundësinë e infektimit me HIV, për shkak se ulcera e prish mburojën e lëkurës. Megjithëkëtë, prania e një sëmundjeje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale është lidhur edhe me rrezikun e bartjes së HIV-it. Përveç kësaj, prania e sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale te një person që është HIV-pozitiv mund t’i rrisë kopjet virale në lëngjet gjenitale, duke e bërë më të lehtë bartjen e virusit. Për këto arsye, kontrollimi për sëmundje të tilla luan rol të rëndësishëm në parandalimin e HIV-it. Disa programe, që përqendrohen në kontrollimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla, kanë vërejtur një rënie të paraqitjes së HIV-it. Është me rëndësi të theksohet se prania e HIV-it e ndryshon manifestimin klinik të sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, shpesh duke i acaruar edhe më shumësi, dhe duke e bërë trajtimin e tyre më të vështirë.

A ka ndonjë kurë për HIV/AIDS-in?

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë kurë për HIV/AIDS-in. Ajo që është zbuluar deri më tani janë barnat që kanë aftësi t’ua zgjasin dhe t’ua përmirësojnë cilësinë e jetës personave që kanë këtë virus. Terapia antiretrovirale (ART) është trajtimi i virusit HIV me barna – nuk është një kurë. Antiretroviralet (ARV) e sulmojnë HIV-in drejtpërdrejt, çka rezulton në zvogëlimin e virusit në gjak. Më poshtë janë disa shpjegime, lidhur me terapinë ART:

  • ART-ja e ndihmon trupin që ta forcojë sistemin e imunitetit dhe ta luftojë infeksionin.
  • ARV-të merren në kombinim – zakonisht tri ARV të ndryshme merren për çdo ditë. Është thelbësore që personi ta marrë secilën dozë të çdo kapsule për çdo ditë, saktësisht si ia përshkruan mjeku. Kjo nuk është si me barnat e tjera ku, nëse nuk e merr një herë apo dy herë, nuk përkeqësohen aq shumë gjërat. Nëse personi nuk i merr si duhet të gjitha barnat për çdo ditë dhe në kohën e caktuar, terapia nuk do të funksionojë. Kur personi i merr të gjitha barnat për çdo ditë në kohën e duhur, atëherë themi se ka respektim ose përkushtim ndaj terapisë.
  • Nuk duhet të fillohen të merren ARV-të derisa personi të mos ketë AIDS (kjo duhet të përcaktohet nga një mjek profesional dhe kompetent).
  • Kur filloni me marrjen e ARV-ve, atëherë personi duhet t’i marrë gjatë tërë jetës.
  • ARV-të mund të shkaktojnë efekte të pakëndshme anësore, për shembull, të vjella, anemi, të skuqurat, dhimbje koke.
  • ARV-të mund ta parandalojnë transmetimin e HIV-it nga nëna te fëmija.

Fleta burimore C