1 of 2

Mësimi 2: Skenat e takimit

Qëllimi: Të identifikojmë karakteristikat e një marrëdhënieje të shëndoshë.

Materialet e nevojshme: Letër për tabelë, lapsa për tabelë, gërshërë, ngjitës dhe kopje të fletës së burimeve.

Koha e rekomanduar: 45 minuta

Vërejtje për planifikim: Mund të ketë mendime të ndryshme për atë se çfarë cilësohet si marrëdhënie e shëndoshë dhe jo e shëndoshë. Para se të fillojë aktiviteti, moderatori duhet të punojë me grupin për të arritur në një marrëveshje.

Procedura:

1. Vizatoni dy kolona në tabelë. Emërtoni një kolonë “marrëdhënie të shëndosha” dhe tjetrën “marrëdhënie jo të shëndosha”.
2. Ndajini pjesëmarrësit në tre ose katër grupe të vogla dhe jepini secilit grup nga një fletë burimi – Situatat e takimeve.
3. Kërkoni nga secili grup t’i presin, klasifikojnë dhe t’i lidhin situatat e takimit nën kolonën “të shëndoshë” ose “jo të shëndoshë”. Jepuni grupeve 15 minuta kohë për ta bërë këtë. Tregojuni grupeve se, nëse u premton koha, ata mund të përdorin katrorët e zbrazët në fund të fletës së burimit, që të krijojnë skenarët e tyre, dhe t’i klasifikojnë ato si të “shëndosha ose jo të shëndosha”.
4. Rishikojini situatat e takimeve, kërkoni nga secili grup të shpjegojë se pse i kanë klasifikuar ato si “të shëndosha” ose “jo të shëndosha”.
5. Përdorni pyetjet e mëposhtme për të përmbledhur diskutimin.

Pyetje për diskutim:

1. A janë këto situata reale?
2. A jeni gjendur ndonjëherë në një nga këto situata? Si jeni ndier?
3. Si reagon komuniteti ndaj këtyre situatave?
4. Cilat janë karakteristikat më të rëndomta të një marrëdhënieje të shëndoshë?
5. Cilat janë karakteristikat më të rëndomta të një marrëdhënieje jo të shëndoshë?
6. A mendoni se të rinjtë në komunitetit tuaj kanë zakonisht marrëdhënie të shëndosha apo jo të shëndosha? Shpjegojini.
7. Cilat janë sfidat më të mëdha për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndoshë? Si mund të përballohen këto sfida?
8. Çfarë duhet të bëni, nëse mendoni se jeni në një marrëdhënie jo të shëndoshë?
9. Çfarë do mund të bënit, nëse një shoku juaj është në një marrëdhënie jo të shëndoshë?

Përmbyllje:

Një marrëdhënie e shëndoshë është ajo që bazohet në respektin reciprok dhe që është e lirë nga manipulimi fizik ose emocional, kontrolli apo abuzimi. Është e rëndësishme të dini se çfarë vlerësoni në marrëdhëniet romantike dhe të dini të jeni asertivë (jo agresivë ose dominimin), por gjithashtu edhe si të dëgjoni. Gjithçka që ndodh në një marrëdhënie, qoftë ajo zgjedhja se çfarë të bëni në një takim ose se çfarë lloj lidhjeje të krijoni ose jo, duhet të jetë çështje e diskutimit reciprok, respektit reciprok dhe e miratimit.

nasilje

Situatat e takimit

Skenat e takimit