1 of 2

Mësimi 2: TRANSMETIMI I HIV/AIDS: NJË GJUETI E THEKSUAR

Qëllimi: Të diskutohet transmetimi seksual i IST –ve dhe HIV/AIDS-it.

Materialet e nevojshme: Lapsa për të gjithë pjesëmarrësit dhe copa të vogla letre (të shënuara ashtu siç shpjegohet më poshtë).

Koha e rekomanduar:90 minuta

Vërejtje për planifikim: Asgjë

Procedura:

  1. Para sesionit, organizo një numër të caktuar me copa të vogla letre të njëjtë me numrin e pjesëmarrësve në grup dhe shënoji në këtë mënyrë:
    – Shëno një “ H” dhe “Ndiq të gjitha udhëzimet e mia” mbi një kartë.
    – Shëno një “ C” dhe “Ndiq të gjitha udhëzimet e mia” mbi tri karta.
    – Shëno “Mos merr pjesë në aktivitet dhe mos ndiq udhëzimet e mia derisa të ulemi poshtë prapë” në tri karta.
    – Te kartat e mbetura, thjesht shëno “Ndiq të gjitha udhëzimet e mia”.
  2. Në fillim të aktivitetit, mos e ndani me pjesëmarrësit temën që keni për ta diskutuar. Shpërndajuni kartat (jo me radhë) pjesëmarrësve. Thuaju t’i lexojnë udhëzimet në kartën që iu keni dhënë dhe mos t’i ndajnë ato udhëzime me pjesëmarrësit e tjerë. Thojuni t’i ndjekin udhëzimet e shënuara në kartë.
  3. Thojuni pjesëmarrësve të ngrihen në këmbë dhe të zgjedhin tre pjesëmarrës të tjerë, që të nënshkruajnë kartën e tyre (preferohet të mos jetë personi afër tyre).
  4. Kur secili t’i ketë mbledhur tre nënshkrimet, thojuni të ulen.
  5. Thojini personit që ka H të shënuar në kartë të ngrihet në këmbë.
  6. Pyeteni secilin që ka kartën e nënshkruar nga ky person, ose që ka nënshkrua kartën e atij personi, të ngrihet në këmbë.
  7. Pyeteni secilin që ka nënshkrimin e këtyre personave që të ngrihet në këmbë. Vazhdo në këtë mënyrë, derisa të gjithë të jenë në këmbë, përveç atyre që nuk kanë dashur të jenë pjesë e aktivitetit.
  8. Tregoju pjesëmarrësve që të dhënat e nënshkrimit apo marrja e nënshkrimit nënkupton të pasurit seks me atë person. Thuaju që të imagjinojnë që personi që ka të shënuar shkronjën “H” se është i infektuar me HIV ose me ITS, dhe që ai ka pasur marrëdhënie seksuale pa mbrojtje me tre personat, të cilët ia kanë nënshkruar atij kartën. Kujtojuni atyre që nuk janë në fakt të infektuar, por vetëm po shtiren sikur janë.
  9. Thojini grupit që të imagjinojnë se personat, të cilët nuk morën pjesë në aktivitet, ata që kanë pranuar kartën “Mos merr pjesë”, janë personat të cilët kanë abstenuar nga seksi, e se kjo tregon që ata nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me ndonjërin.
  10. Përfundojeni aktivitetin, duke u shpjeguar pjesëmarrësve se ata që kanë pasur kartën e shënuar me “C” kanë përdorur kondom, për këtë arsye ka më pak rrezik. Këta me “C” mund të ulen gjithashtu.
  11. Përdorni pyetjet e mëposhtme që të nxitni një diskutim rreth ushtrimit.

Pyetje për diskutim:

  1. Si u ndje personi “H”? Cili ishte reagimi, kur ai kuptoi se ishte i “infektuar”?
  2. Si do të ndiheshe ti, nëse do të ishe i infektuar me HIV/AIDS?
  3. Si ndihen pjesëmarrësit e tjerë për personin “H?”
  4. Si janë ndierë ata persona, të cilët nuk ishin pjesë e aktivitetit, (ata që abstenuan) në fillim të ushtrimit? A ndryshoi kjo ndjenjë gjatë aktivitetit? Si u ndie pjesa tjetër e grupit ndaj këtyre personave, të cilët nuk ishin pjesë e lojës?
  5. A është e lehtë apo e vështirë të mos jesh pjesë e një aktiviteti, në të cilin të gjithë marrin pjesë? Pse? Si u ndjenë ata që “përdorën kondom”?
  6. Si mundet ndryshe një individ seksualisht aktiv ta mbrojë veten dhe partnerin nga ITS-të ose HIV-i? Hulumto kuptimin e të qenit “besnik” me pjesëmarrësit.
  7. Si janë ndier ata, të cilët zbuluan se mund të ishin të infektuar me HIV/AIDS? Si janë ndier kur i kanë nënshkruar kartën dikujt “të infektuar” me ITS ose HIV?
  8. Cilat janë mënyrat e tjera, ku mund të transmetohet HIV/AIDS? Cilat mendoni që janë mënyrat më të shpeshta, përmes të cilave HIV/AIDS transmetohet në komunitetin tuaj?
  9. Cila ka qenë gjëja më e rëndësishme që ti ke mësuar sot? Si do ju ndihmojë kjo, ty dhe partnerin, të mbroheni nga IST-të dhe HIV/AIDS në të ardhmen?

Përmbyllje:

Çdo vendim që ti merr, lidhur me jetën tënde seksuale, është e rëndësishme dhe mund të çojë në pasoja të përjetshme. Kur mendoni për parandalimin me IST dhe HIV, duhet të ketë komunikim të hapur ndërmjet partnerëve për kur, si dhe pse ata do të kenë marrëdhënie seksuale. Për disa çifte, kjo mund të çojë në ndalimin e marrëdhënieve seksuale. Për të tjerët, kjo mund të çojë te vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale, raste në të cilat është themelore që çifti ta diskutojë paraprakisht rrezikun për infektim me HIV, testimin dhe këshillimin, gjithashtu marrjen e masave paraprake për ta mbrojtur njëri-tjetrin nga infektimi me HIV, përfshirë përkushtimin ndaj një lidhjeje besnike dhe/ose përdorimin e kondomit. Si meshkuj të rinj, është me rëndësi që ju të jeni të hapur dhe të respektoni besimet dhe vlerat e partnerit tuaj, lidhur me këto çështje.