Qëllimi: Të kuptojmë se si normat gjinore ndikojnë në jetën e meshkujve dhe të femrave.
Materialet e nevojshme: Letër flipçarti, ngjitës dhe lapsa për tabelën.
Koha e rekomanduar: 45 minuta
Hap i mundshëm: Ndajini pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe kërkoni nga ata të krijojnë ndonjë skeç (një apo dy minuta) që portretizon dikë, duke i thënë një personi tjetër “Vepro si burrë” apo “Vepro si grua”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të na ndihmojë të fillojmë të shohim si shoqëria krijon rregulla shumë të ndryshme, për mënyrën se si gratë dhe burrate duhet të sillen. Këto rregulla ndonjëherë quhen “normat gjinore”, sepse ato thonë çfarë është “normale” që burrat të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë dhe çfarë është “normale” që gratë të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë. Megjithatë, këto norma, siç do t’i shtjellojmë në aktivitete të tjera, shpesh mund t’i kufizojnë gratë dhe burrat, duke u munduar t’i mbajnë ata në kutitë e tyre “Vepro si burrë” ose “Vepro si grua”, me pasoja për vendimmarrjet e tyre, shëndetin dhe marrëdhëniet.