1 of 2

Mësimi 3: Dëshiroj, nuk dëshiroj, dëshiroj, nuk dëshiroj

Qëllimi: Për t’i diskutuar sfidat në negocimin e abstinencës ose seksit në marrëdhënie intime.

Materialet e nevojshme: Letër për tabelë, lapsa për të shënuar në tabelë, dhe fleta e burimeve A.

Koha e rekomanduar:90 minuta

Vërejtje për planifikim: Gjatë këtij aktiviteti disa të rinjve mund t’u kërkohet që të luajnë një pjesë të rolit të një gruaje. Kjo nuk është e lehtë për të rinjtë, dhe se duhet të prezantohet si opsionale (një procedurë alternative mund të jetë që të rinjtë të përfshihen në debat sesa të bëjnë ndonjë rol, duke u mbështetur në skenarin e paraqitur). Në rast se shkojmë me rolin, ka të ngjarë që disa të rinj do të qeshin gjatë ushtrimit. Është me rëndësi që të kuptohet se sa prej këtyre të qeshurave kanë qenë për shkak të ndjenjës së pakëndshme, ose edhe të parehatisë që të rinjtë mund ta kenë ndier me luajtjen e rolit të gruas, ose duke i parë djemtë e tjerë duke luajtur rolin e grave. Duhet të jeni fleksibël me këto lloj përgjigjesh dhe, nëse është momenti i duhur, duhet t’iu rikujtoni të rinjve diskutimin e aktivitetit “Çfarë është kjo gjë e quajtur gjini”, dhe inkurajojini që të reflektojnë se pse përgjigjen në mënyra të caktuara, kur i shohin burrat të marrin rolin apo karakteristikat tradicionale të gruas. Nëse e lejon koha, ky aktivitet mund të përdoret për të luajtur rolin e bërjes së negociatave, për përdorimin e prezervativit në marrëdhëniet intime, ose çështje të tjera të mundshme, si të vendosurit se sa fëmijë të kenë, ose si të shpenzohen të ardhurat.

Procedura:

1. Ndajini pjesëmarrësit në katër grupe dhe caktojini secilit grup një temë për diskutim nga tabela më poshtë. Dy grupe do t’i përfaqësojnë meshkujt (M1 dhe M2), dhe dy të tjera do t’i përfaqësojnë femrat (F1 dhe F2).
2. Shpjegoni se grupet (ose vullnetarë prej secilit grup) do të ndahen në çifte për të negociuar abstinencën dhe seksin. Mundësojuni grupeve pesë deri në dhjetë minuta për të diskutuar dhe për t’u përgatitur për negociata
3. Negociata e parë: > Grupi M1 (burri që dëshiron të bëjë seks) negocion me Grupin W2 (gruaja që nuk dëshiron të bëjë seks). Kërkojuni individëve ose grupeve që negociojnë ta imagjinojnë kontekstin se është marrëdhënie intime, ku burri dëshiron të bëjë seks, por gruaja nuk dëshiron.
4. Negociata e dytë: > Grupi M2 (burri që nuk dëshiron të bëjë seks) negocion me Grupin W1 (gruaja që dëshiron të bëjë seks). Rolet duhet të luhen në mënyrën e njëjtë, si më lart. Pas negociatave, pyetini se si janë ndier dhe çfarë kanë mësuar prej ushtrimit.
5. Në të dy rastet, moderatori duhet të shkruajë në letrën në tabelë argumentet më të rëndësishme, të cilat janë në favor apo kundër.
6. Hapeni diskutimin te grupi më i gjerë.

Pyetje për diskutim:

  1. Në ç’mënyrë janë këto negociata, të ngjashme me ato që ndodhin në të vërtetë në jetë?
  2. Çfarë e bën më të lehtë të negociohet abstinenca me një partner intim?
  3. Çfarë e bën më të vështirë?
  4. Çfarë ndodh, nëse negociatat ndodhin në kulmin e nxehtësisë e jo më parë? A bëhen më të lehta apo më të vështira?
  5. Cilat janë arsyet se pse një vajzë e re dëshiron të bëjë seks? Të mos bëjë seks? (Shih fletën e burimeve)
  6. Cilat janë arsyet se pse një djalë dëshiron të bëjë seks? Të mos bëjë seks? (Shih fletën e burimeve)
  7. Si reagon një djalë, nëse vajza e merr iniciativën për të kërkuar që të bëjnë seks?
  8. A mundet që burrat t’i thonë seksit ‘jo’ ndonjëherë? Pse po ose pse jo?
  9. A mundet që gratë t’i thonë seksit ‘jo’ ndonjëherë? Pse po ose pse jo?
  10. A është e drejtë t’i bëjmë presion dikujt për të bërë seks? Pse po ose pse jo?
  11. Si mund t’ia dalin të rinjtë dhe të rejat me presionin nga moshatarët dhe partnerët për të bërë seks?
  12. Çfarë keni mësuar nga ky ushtrim? Si mund ta aplikoni në marrëdhëniet tuaja?

Përmbyllje:

Shumë faktorë ndërlidhen me vendimmarrjen për të abstenuar apo për të bërë seks. Në rastin e grave, frika e humbjes së partnerit apo konsiderata e ulët për vetveten mund të çojnë në pranimin për të bërë seks. Te burrat, vendimi për të bërë seks mund të vijë prej presionit shoqëror apo të moshatarëve të tyre, me qëllim të demonstrimit të burrërisë. Përveç kësaj, stili i komunikimit, emocionet, vetëvlerësimi dhe marrëdhëniet e pabarabarta luajnë që të gjitha rol, se si partnerët negociojnë për abstinencën apo për të bërë seks. Është me rëndësi të qenët i vetëdijshëm, se si këta faktorë të ndryshëm ndikojnë në dëshirat dhe vendimet tuaja dhe të partnerit tuaj. Po ashtu, është me rëndësi të dihet se negociatat nuk nënkuptojnë të fitohet me të gjitha mjetet, por të kërkuarit e formës më të mirë për të dyja palët.

Fleta burimore: ARSYET SE PSE TË RINJTË DHE TË REJAT BËJNË SEKS

Fleta burimore: ARSYET SE PSE TË RINJTË DHE TË REJAT NUK BËJNË SEKS