Qëllimi: Për të reflektuar mbi rreziqet e lidhura me disa nga gjërat që na japin ne kënaqësi, dhe për t’i analizuar strategjitë se si t’i reduktojmë këto rreziqe.
Materialet e nevojshme: Revista dhe gazeta, gërshërë, ngjitës, letër për tabelë.
Koha e rekomanduar:90 minuta
Vërejtje për planifikim: Diskutimi për këtë aktivitet, siç është shkruar këtu, fokusohet te rreziqet lidhur me përdorimin e drogës. Megjithatë, pyetjet mund të përshtaten lehtësisht për diskutimin e rreziqeve dhe faktorëve mbrojtës në lidhje me gjëra të tjera, përfshirë seksin.
1. Ndajini pjesëmarrësit nga dy deri në tri grupe më të vogla.
2. Jepini secilit grup nga një copë letër tabele dhe shpjegojuni se ata duhet të krijojnë një kolazh të gjërave që atyre u sjellin kënaqësi. Tregojuni atyre se ata mund të krijojnë duke shkruar, vizatuar, dhe/ose duke ngjitur figura të prera nga revista dhe gazeta.
3. Lejojuni grupeve 15 minuta kohë për t’i krijuar këto kolazhe.
4. Jepini secilit grup nga një copë tjetër letre dhe kërkojini ta ndajnë copëzën e letrës në tri kolona. Tregojuni atyre të shkruajnë fjalët vijuese, si tituj të kolonave: Rreziqet/Dëmet; Kënaqësitë; Faktorët mbrojtës. Në kolonën e mesme, grupet duhet të shkruajnë deri në pesë gjëra që u sjellin atyre kënaqësi. Në kolonën e majtë, grupet duhet të përshkruajnë rreziqet/dëmet të lidhura me kënaqësinë. Në kolonën e djathtë, grupet duhet të shkruajnë faktorët mbrojtës, të cilët janë gjërat që ata mund të bëjnë, për t’u siguruar që ajo që u sjell atyre kënaqësi nuk u shkakton dëme ose s’e zvogëlon dëmin. Shikojeni fletën e burimit A, si shembull të organizimit dhe përfundimit të tabelës. Për grupet që nuk dinë lexim, pjesëmarrësit mund të përdorin vizatime/kolazhe për të identifikuar rreziqet/dëmet dhe faktorët mbrojtës, lidhur me kënaqësinë që ata kanë identifikuar.
5. Lejojuni grupeve 20 minuta kohë për ta plotësuar tabelën.
6. Kërkoni nga secili grup që t’ua prezantojnë kolazhet dhe tabelat e tyre grupeve të tjera.
7. Përdorni pyetjet e mëposhtme, për ta zhvilluar diskutimin për kënaqësinë dhe rrezikun, si dhe reduktimin e dëmeve.
1. Pse është e rëndësishme të mendojmë për rreziqet/dëmet, në lidhje me ato gjëra që na sjellin kënaqësi?
2. Pse është e rëndësishme të mendojmë për faktorët mbrojtës, në lidhje me ato gjëra që na sjellin kënaqësi?
3. Cila është lidhja mes drogës dhe kënaqësisë?
4. Cila është lidhja mes drogës dhe rreziqeve/dëmeve?
5. Cila është lidhja mes drogës dhe faktorëve mbrojtës?
6. Kur mendojnë njerëzit për rreziqet dhe faktorët mbrojtës, lidhur më kënaqësinë e dhënë? Kur duhet të mendojnë?
7. A bëjnë disa njerëz gjëra për shkak të rreziqeve të përfshira? (Lidheni me diskutimin e mëparshëm, se si rreziku është një cilësi shpesh e lidhur me maskulinitetin, dhe se si burrat e rinj mund të bëjnë disa gjëra që nënkuptohen si të rrezikshme, vetëm për të dëshmuar se janë burra “të vërtetë”.
8. A keni dëgjuar për reduktimin e dëmit? Çfarë keni dëgjuar? (Shpjegoni që reduktimi përfshin strategji përshtatëse për të reduktuar dëmin, në lidhje me një sjellje të caktuar. Për më shumë informata, shikoni fletën e Burimeve B.)
9. Çfarë lloj informacioni dhe mbështetjeje mendoni se ju nevojiten të rinjve për të praktikuar reduktimin e rrezikut në jetën e tyre?
10. Si mund të angazhoni të rinj të tjerë në komunitetin tuaj, në reflektime për reduktimin e rrezikut?
Shumë nga vendimet në jetën tuaj vijnë me kënaqësi dhe rreziqe. Për sa i përket drogës, ju mund të merrni vendimin, nëse do të pini alkool ose jo. Vendimi për të pirë mund të sjellë disa kënaqësi të menjëhershme, por gjithashtu mund të ketë edhe rreziqe. Për shembull, alkooli mund të ta reduktojë arsyetimin dhe fuqinë, mund të rritë rrezikun e aksidenteve dhe të lëndimeve, si dhe cenueshmërinë ndaj dhunës, infeksionin me HIV/AIDS dhe/ose IST, ndërsa përdorimi i gjatë apo i qëndrueshëm mund të çojë në probleme shëndetësore serioze. Derisa ende nuk është bërë realitet, që të rinjtë dhe të tjerët do ta ndalojnë së përdoruri drogën krejtësisht – është me rëndësi që ju të jeni në dijeni për rreziqet në lidhje me përdorimin e drogës dhe të ndiheni të aftë në minimizimin e dëmit që mund të ketë në jetën dhe në marrëdhëniet tuaja.
Tabela – shembuj me kënaqësi dhe me rreziqet, dëmet dhe faktorët mbrojtës të ndërlidhur.
Më poshtë është një shembull, se si grupet duhet t’i organizojnë tabelat e tyre. Gjithashtu, përfshin përshkrimin e rreziqeve dhe të faktorëve mbrojtës të lidhur me disa kënaqësi të ngjashme. Nëse është e dobishme, moderatori mund ta ndajë këtë me pjesëmarrësit, para së të krijojnë tabelat e tyre.
Çfarë është reduktimi i dëmit?
Reduktimi i dëmit është filozofi/lëvizje e shëndetit publik, që u ngrit si përgjigje ndaj nevojës, për më shumë strategji pragmatike dhe përshtatëse, për të reduktuar rrezikun e transmetimit të HIV te përdoruesit e drogës me injeksion. Në thelb, reduktimi i dëmit ka për qëllim të jetë një alternativë progresive për moslejimin e zgjedhjes së jetesës potencialisht të rrezikshme. Ideja kryesore e reduktimit të dëmit është pranimi se disa njerëz gjithmonë kanë pasur dhe gjithmonë do të tërhiqen nga sjellje që mbartin rreziqe, siç është seksi i rastit, prostitucioni dhe përdorimi i drogës. Prandaj, qëllimi kryesor i reduktimit të dëmit është të zvogëlojë rreziqet potenciale dhe rreziqet shëndetësore, lidhur me sjelljet e tyre të rrezikshme. Kërkohet takimi me individë, si përdorues të drogës, “ku janë ata” për ta zvogëluar rrezikun ndaj vetes dhe të tjerëve. Veç kësaj, në vend që të përdoren fjalë për t’i etiketuar njerëzit që kanë sjellje seksuale me rrezikshmëri të lartë ose marrje droge, reduktimi i dëmit e kalon fokusin te sjellja e individëve dhe te pasojat e saj. Për shembull, nga të folurit për “abuzim droge” në të folurit për “përdorim të dëmshëm të drogës”, ose etiketimi i dikujt si “abuzues droge” në konsiderimin e tij si një “konsumues”. Një tjetër qëllim i reduktimit të dëmit është reduktimi i dëmit lidhur me/ose shkaktuar nga rrethanat legale, në të cilat janë kryer sjelljet (për shembull, ndalimi i veprave të caktuara ose i substancave mund të ndihmojë krijimin e një tregu të zi, ku lulëzon tregtia e paligjshme). Iniciativat e reduktimit të dëmit radhiten ndër idetë e pranuara gjerësisht, siç janë fushata të caktuara për ngarjen e makinës, në më shumë iniciativa diskutuese, si furnizimi me kondomë në shkollat publike, programe të shkëmbimit të gjilpërës për injektim më të sigurt ose për përdorues droge intravenoz, legalizimi dhe përdorimi i drogës në programe të mirëmbajtjes.
Disa shembuj specifikë përfshijnë:
Këmbimi i shiringës dhe programet në lidhje me të
Përdorimi i heroinës dhe i disa drogave të tjera të paligjshme mund të përfshijë shiringa për injektim nën lëkurë (kryesisht për shkak të çmimeve të larta, cilësisë së kufizuar dhe disponueshmërisë së kufizuar, si një masë për të shpëtuar disa zona (sidomos në shumë pjesë të ShBA-së), këto janë në dispozicion vetëm me recetë. Atje ku disponueshmëria është e kufizuar, përdoruesit e heroinës dhe të drogave të tjera shpesh i ndajnë shiringat dhe i përdorin ato më shumë se një herë. Si rezultat, infeksioni i njërit (siç është HIV-i ose Hepatiti C) mund të shpërndahet te përdoruesit e tjerë nëpërmjet shiringës së ndotur me gjak të infektuar dhe, përdorimi i përsëritur i një shiringe të pa sterilizuar nga një përdorues i vetëm, gjithashtu përbën rrezik të theksuar infeksioni. Parimet e reduktimit të dëmit kanë për qëllim që shiringat të jenë lehtësisht të disponueshme (edhe pa recetë). Atje ku shiringat janë të shpërndara në sasi të mjaftueshme, normat e HIV-it janë shumë më të vogla se në vendet ku furnizimi është i kufizuar. Reduktuesit e dëmit argumentojnë gjithashtu se përdoruesit duhet të furnizohen falas në klinika të krijuara për këtë qëllim: të ashtuquajtura programe të shkëmbimit të gjilpërës.
Programe për alkoolin dhe ngarjen e makinës në gjendje të dehur
Ka shumë faqe të mediave që informojnë përdoruesit për rreziqet e ngarjes së makinës në gjendje të dehur. Shumica e përdoruesve të alkoolit tani janë në dijeni për këto rreziqe dhe teknika për ngasjen e sigurt, si “ngarësit e caktuar”, dhe programe taksish falas janë, duke e reduktuar numrin e aksidenteve të makinave prej ngarjes në gjendje të dehur. Shumë qytete kanë programe për makina falas në shtëpi gjatë pushimeve, duke përfshirë abuzimin e lartë të alkoolit, dhe disa bare e klube do të ngasin falas për klientët, dukshëm të dehur, deri në shtëpinë e tyre.
Vendet e injektimit të sigurt
“Dhomat e sigurta të injektimit” sigurojnë pajisje sterile injektuese, informacione për drogën dhe kujdesin shëndetësor, referime për trajtimin dhe përdorimin e mjeteve mjekësore. Disa ofrojnë shërbime këshillimi, higjienë dhe shërbime tjera në përdorim për individë shëtitës dhe të varfër. Shumica e programeve e ndalojnë shitjen ose blerjen e drogave të paligjshme. Shumica kërkojnë kartë identifikimi. Disa e ndalojnë hyrjen te banorët vendas dhe zbatojnë kritere të tjera pranimi.
Vlerësimet e dhomave të injektimit të sigurt në përgjithësi e vlerësojnë si të suksesshme reduktimin e injektimit – në lidhje me rreziqet dhe dëmet, duke përfshirë dëmtimin e venave, mbidozën dhe transmetimin e sëmundjeve. Ato gjithashtu duket të jenë të suksesshme në reduktimin e problemeve të rendit publik, lidhur me përdorimin ilegal të drogës, duke përfshirë dhënie të gabuar të shiringës dhe përdorimin publikisht të dukshëm ilegal të drogës.
Programet për seks të sigurt
Shumë shkolla tani u japin edukim për seks të sigurt nxënësve të rinj, pasi një prej atyre që mund të kenë marrëdhënie seksuale. Premisa e dhënë se, nëse jo të gjithë, disa adoleshentë do të kenë marrëdhënie seksuale, prandaj qasja e reduktimit të dëmit përkrah një edukim seksual, që thekson përdorimin e mjeteve mbrojtëse, si kondomët dhe digat dentale për t’u mbrojtur nga shtatzënia e paqëllimshme dhe transmetimi IST. Kjo bie në kundërshtim me ideologjinë e abstinencës – vetëm edukim seksual, që do të thotë, të treguarit fëmijëve për marrëdhënie seksuale mund t’i inkurajojë ata të merren me të.
Përkrahësit e kësaj qasjeje citojnë statistika që pretendojnë të demonstrojnë se kjo qasje është dukshëm më efektive në parandalimin e shtatzënisë në adoleshencë dhe IST sesa abstinenca, vetëm programe maturie për shtatzëni; shoqëria konservatore nuk pajtohet me këto pretendime — shikoni artikullin për edukimin seksual, për më shumë detaje në këtë polemikë.
Reduktimi i dëmit: