1 of 2

Mësimi 4: Të folurit rreth alkoolit dhe alkoolizmit

Qëllimi: Për të vënë në dyshim mitet e ndryshme, në lidhje me përdorimin e alkoolit dhe të alkoolizmit.

Materialet e nevojshme: Top, tabelë dhe shkumës ose tabelë dhe stilolapsa, copa kartoni me fraza të shkruara në to.

Koha e rekomanduar: 45 minuta

Vërejtje për planifikim: Përgatitini paraprakisht frazat në kartonë të shkruar me shkronja të mëdha dhe të lexueshme. Frazat e mëposhtme duhet të shkruhen në fletat e tabelës:

  • Alkooli nuk është drogë.
  • Duke pasur tolerancë të lartë të alkoolit, do të thotë që personi nuk do të bëhet alkoolist.
  • Përzierja e pijeve të deh.
  • Birra nuk të deh.
  • Alkooli është stimulues seksual.
  • Alkoolizmi është sëmundje që ndikon te më të moshuarit.
  • Alkoolistë janë ata që pinë çdo ditë.
  • Pirja e një kafeje ose larja e fytyrës me ujë të ftohtë zvogëlon ndikimin e alkoolit.
  • Alkooli është i mirë për të bërë miq.
  • Argëtimet pa alkool, nuk janë argëtime.

Procedura:

Shpjegojuni se çdo pjesëmarrës do të lexojë nga një frazë dhe të përgjigjet, nëse pajtohet ose jo me deklaratën, si dhe të shpjegojë arsyen. Pjesëmarrësit e tjerë mund të japin mendimet e tyre, gjatë diskutimit të deklaratës.
Hidheni topin te një person në grup dhe kërkojini që ta fillojë aktivitetin duke zgjedhur një nga fletët e kartonit. Shënojini mendimet e tyre në dërrasë, pyetini nëse pjesëmarrësit e tjerë pajtohen ose jo, si dhe arsyen, dhe pastaj lexojeni tekstin e përpunuar në bazë të informacioneve shkencore (Duke iu përgjigjur miteve të përbashkëta rreth përdorimit të alkoolit). Pyetini, nëse ka komente të tjera.
Pas diskutimit, personi që ka lexuar deklaratën e parë e hedh topin te një person tjetër në grup e kështu me radhë, derisa të jenë diskutuar të gjitha deklaratat.

Pyetje për diskutim:

  1. A ishin të vërtetë shembujt e dhunës në skeçe? A shihni situata të ngjashme në bashkësinë tuaj?
  2. Cilat janë karakteristikat e marrëdhënieve të dhunshme?
  3. Cilat mendoni se janë shkaqet e dhunës në marrëdhëniet intime?
  4. Në skeçet lidhur me dhunën, si do të kishin aktruar më ndryshe personazhet?
  5. A përdorin vetëm burrat dhunë kundër grave, apo edhe gratë përdorin dhunë kundër burrave? Si janë të dhunshmit? Si duhet të reagojnë burrat për këtë dhunë?
  6. Kur i shihni çiftet duke përdorur dhunën, çfarë mendoni zakonisht?
  7. Çfarë mund të bënit? Ku mund të shkoni për të kërkuar ndihmë?
  8. Çfarë roli luan alkooli dhe substancat e tjera në dhunën midis një marrëdhënieje?
  9. Cilat janë pasojat e dhunës në marrëdhëniet intime?
  10. Cili është reagimi shoqëror/i komunitetit për dhunën në marrëdhënie?
  11. Si duket një marrëdhënie intime e shëndoshë? A shohim shembuj të marrëdhënieve të respektueshme në familje dhe komunitet?
  12. Çfarë mund të bëjmë individualisht që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme intime?
  13. Çfarë mund të bëjmë si komunitet?

Përmbyllje:

Është e rëndësishme të reflektojmë rreth këtyre ideve dhe miteve për përdorimin e alkoolit, për të cilat pothuajse secili prej nesh u kemi besuar në njëfarë mase.

Përgjigjet për mitet e zakonshme në lidhje me përdorimin e alkoolit: