Qëllimi: Të diskutohen rolet dhe përgjegjësitë e shumëfishta që gratë marrin shpeshherë dhe rëndësia e ndarjes së kujdesit ndaj fëmijëve dhe përgjegjësive shtëpiake me burrat.
Materialet e nevojshme: Lapsa ose stilolapsa
Koha e rekomanduar: 45 minuta
Shënime për planifikim: Para sesionit, udhëheqësi duhet të hulumtojë ligjet dhe politikat ndërkombëtare që lidhen me pushimin e amësisë dhe atësisë, fakte këto që mund të ndahen me pjesëmarrësit më pas.
1. Merrni një letër tabele dhe ndajeni në dy kolona. Në njërën kolonë shkruani “nënë”, ndërsa në tjetrën “baba”. U thoni pjesëmarrësve që të reflektojnë për gjithçka që iu shkon në mendje, kur i dëgjojnë këto fjalë. Shkruajini të gjitha në kolonat përkatëse
2. Tani ndërrojuani vendet fjalëve “nënë” dhe “baba” dhe lexoni fjalët e shkruara prapë (njësoj si në “çfarë është kjo gjë e quajtur gjini”). Të gjitha aktivitetet, përveç dallimeve biologjike (si gji-dhënia) janë vetëm rezultat i roleve gjinore.
Hap i mundshëm: Ky mund të jetë aktivitet shtesë
Udhëhiqni një diskutim me pyetjet e mëposhtme.
Gratë shpeshherë balancojnë shumë role dhe përgjegjësi – brenda dhe jashtë shtëpisë. Për sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve, janë kryesisht gratë ato që marrin përgjegjësitë primare. Është e rëndësishme të dihet se, fakti që babai përfshihet në kujdesin ndaj fëmijës nuk është ekskluzivisht karakteristikë biologjike, por më shumë varet nga ajo se si janë rritur burrat, si dhe varet nëse ata janë rritur në atë mënyrë që të besojnë që edhe burrat mund të kujdesen për fëmijët. Edhe pse gratë vendosen në pozita ku duhet kujdesur për fëmijët qysh në mosha të reja, burrat mund të mësojnë se si të kujdesen për fëmijë – dhe mund ta mësojnë këtë fare mirë. Si nëna, motra dhe bashkëshorte, ju mund të ndihmoni t’i inkurajoni burrat që të përfshihen në kujdesin për vëllezërit e motrat dhe fëmijët e tjerë, pasi në këtë mënyrë ata praktikojnë shkathtësitë që duhen për të qenë një baba dhe kujdestar i mirë.