Programi Y bazohet në një qasje interaktive që inkurajon pjesëmarrjen aktive të nxënësve në procesin e studimit të përmbajtjeve të përcaktuara. Gjithashtu, pasi që është i mbushur me lojëra, ushtrime dhe diskutime të ndryshme, ai motivon nxënësit t’i qasen studimit hapur dhe aktivisht me pak ose aspak pengesa për të studiuar. Studimi është një proces kërkues që ka nevojë për staf të trajnuar dhe nxënës të përgatitur, me përvojë të mëparshme si bazë për edukim të mëtutjeshëm. Programi Y është krijuar për të qenë sa më i thjeshtë pa trajnime specifike, dhe është veçanërisht e rëndësishme të theksohet që rezultatet e të nxënit nuk mbështeten tek nxënësit që kanë njohuri të mëparshme mbi temat e Programit Y.
Gjatë dy dekadave të fundit, shumë institucione edukative ndërkombëtare kanë njohur rëndësinë dhe mundësinë e plotësimit të njohurive me zhvillimin e aftësive jetësore. Në këtë kuptim, njohuritë dhe informatat paraqesin një platformë për zhvillim me anë të adoptimit dhe forcimit të aftësive jetësore si aleatë të rëndësishëm për parandalimin e dhunës dhe promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës. Kuptimi dhe respektimi i parimeve të barazisë gjinore, zero tolerancë ndaj dhunës në baza gjinore, kundërshtimi i përdorimit të substancave psikoaktive dhe adoptimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës janë detyra kërkuese për nxënësit. Është gjithashtu sfiduese për mësimdhënësit/edukatorët që duan t’i inkurajojnë nxënësit t’i adoptojnë këto forma të sjelljes.
Programi Y nuk është një mjet i përqendruar ekskluzivisht në edukimin dhe informimin e të rinjve. Por është gjithashtu një platformë e testuar dhe e provuar që ka udhëzime konkrete për mësimdhënësit, edukatorët, trajnerët dhe pedagogët se si të ofrojnë njohuri dhe informata për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive jetësore të njohura si kompetencat kryesore për marrjen e vendimeve të shëndetshme dhe jo të dhunshme. Përveç udhëzimeve për zbatimin e secilit sesion individual, manuali ofron përmbajtje që lejojnë nxënësit të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për t’i kuptuar dhe arritur rezultatet e përcaktuara të mësimit. Ushtrimet e ndryshme, diskutimet, lojërat edukative dhe punëtoritë u ofrojnë nxënësve aftësitë jetësore të nevojshme për t’i ndihmuar ata të jenë të mirinformuar për vendime në lidhje me shëndetin e tyre në të ardhmen, pa provokuar pabarazinë ose pa e përdorur dhunën.
Qëllimi gjithëpërfshirës i Programit Y është të promovojë adoptimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës dhe sjelljes jo të dhunshme midis të rinjve duke sfiduar stereotipat gjinorë. Programi përdor një qasje holistike bazuar në një metodologji të përcaktuar ndërvepruese. Kjo metodologji është e integruar në të gjitha aktivitetet dhe kontribuon në realizimin e qëllimit gjithëpërfshirës duke forcuar njohuritë e nxënësve (zhvillimi kognitiv), duke i bërë ata të mbështeten në aftësitë ekzistuese të jetesës dhe t’i adoptojnë aftësitë e reja të jetesës (zhvillimi i sjelljes), duke ndryshuar vlerat dhe mendime e tyre (zhvillimi efektiv).
Në një kontekst më të gjerë, pjesëmarrja në aktivitetet e përcaktuara nga Programi Y mund t’i ndihmojë nxënësit në zhvillimin e:
Programi Y është hartuar për nxënës të shkollave të mesme dhe për këtë arsye i gjithë procesi i mësimit është i ndarë në katër vite shkollore. Sesionet plotësojnë njëri-tjetrin dhe, për këtë arsye, ne kemi përcaktuar tema dhe rezultate për secilin vit individualisht. Ato mund të shihen në manualin e Programit Y (për më shumë, shikoni vegëzat në fund të këtij moduli).
Siç kemi theksuar në fillim të këtij moduli, ne kemi zhvilluar këtë kurs online si një hap tjetër në përvojën tonë 13-vjeçare të punës me të rinjtë në temat e zhvillimit dhe të kuptuarit të identiteteve, dhunës dhe parandalimit të saj, barazisë gjinore, parandalimit të abuzimit me drogë dhe alkool, seksualitetit si dhe shëndetit riprodhues dhe prindërimit. Kursi online është zhvilluar si një mjet praktik për t’u përdorur nga pedagogët, profesorët dhe edukatorët në mënyrë që ata të fitojnë njohuri dhe aftësi për Programin Y dhe zbatimin e Programit Y në shkolla dhe komunitete lokale. Është e rëndësishme të nënvizohet se nuk mund të bëhesh ekspert për zbatimin e pjesëve të ndryshme të metodologjisë vetëm pasi të kesh mbaruar kursin online. Kursi online shërben si pikënisje për të kuptuar Programin Y, qasjen ndaj të rinjve, edukimin joformal, edukimin bashkëmoshatar dhe zbatimin e punëtorive edukative dhe të fushatave. Duke pasur parasysh këtë, rezultatet e ndjekjes dhe përfundimit të kursit online janë: